Trishtim në Gjilan: Ndahet nga jeta afaristi i njohur Gazmend Alidemi – “Gazi”
Një lajm i trishtë ka ardhur sot nga Gjilani.
Është ndarë nga jeta afaristi gjilanas Gazmend Alidemi – “Gazi”, duke lënë në pikëllim familjen, të afërmit dhe miqtë e tij.
Gazmend Alidemi ishte i angazhuar në fushën e biznesit në Gjilan, ndërsa lajmi për ndarjen e tij nga jeta ka prekur familjarët dhe të njohurit e tij.
Në këto çaste të vështira, familjes Alidemi, të afërmve dhe miqve u shprehim ngushëllimet më të sinqerta për këtë humbje.
Për kohën e ceremonisë mortore dhe të varrimit do të njoftohet sapo familja të bëjë publike detajet.
Qoftë i lehtë dheu.
