LVV Gjilan organizon transmetim të finales së Ligës së Kampionëve dhe Tubim të Madh të shtunën
Lëvizja Vetëvendosje – dega në Gjilan ka njoftuar se të shtunën, më 30 maj, do të organizojë shikimin e finales së Ligës së Kampionëve në ekran të madh në sheshin “Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha”.
Aktiviteti fillon nga ora 18:00. Pas përfundimit të ndeshjes, në të njëjtin vend do të mbahet edhe Tubimi i Madh i organizuar nga LVV Gjilan.
“Të shtunën, më 30 maj, me fillim nga ora 18:00, në sheshin ‘Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha’, shikojmë bashkë finalen e Ligës së Kampionëve në ekran të madh. Pas finales fillon Tubimi i Madh. Ju mirëpresim!”, thuhet në njoftimin e Lëvizjes Vetëvendosje, Gjilan.
