Tuesday 6 October 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

PDK pranon propozimin e Kurtit, Hamza ndërron ofertën

GJILAN / SPITALI I PËRGJITHSHËM ELIMINON LISTËN E PRITJES PËR NDËRHYRJET ORTOPEDIKE – “Pacientët trajtohen

Në Kamenicë nis fushata ndërgjegjësuese për kancerin e gjirit

PDK: Kërkojmë seancë urgjente për miratimin e ligjit që mbron UÇK-në

Abdixhiku: LDK-ja e di kujt i jep llogari, Kosovës dhe njerëzve të saj

U mbajt takim informues me studentët e Fakultetit të Shkencave Kompjuterike

Hamza thotë se s`ka komunikuar me Kurtin: Kërkesa jonë e qartë, të thirret seanca

Haxhiu i drejtohet Kushtetueses për kompetencat presidenciale pas skadimit të mandatit

Incidenti para Kuvendit, reagon Fahrush Rexhepi i VV-së

Nis të qetësohet situata, forcat policore tërhiqen drejt Kuvendit

 Në UKZ u promovua libri “Epoka e konsujve dhe paradigma të tjera” i autorit Bajram Kosumi
Lajme

Në UKZ u promovua libri “Epoka e konsujve dhe paradigma të tjera” i autorit Bajram Kosumi

23 May 2026 0 Comment 6 min read

AA

Në organizim të Fakultetin e Edukimit të Universitetit Publik “Kadri Zeka” u mbajt promovimi i librit “Epoka e konsujve dhe paradigma të tjera” të autorit, publicistit, studiuesit, ish-kryeministrit të Kosovës dhe ish rektorit të UKZ-së Bajram Kosumi.

Kjo veprimtari kulturore dhe akademike mblodhi profesorë, studiues, studentë dhe dashamirë të librit, të cilët patën mundësinë të bashkëbisedojnë me autorin rreth krijimtarisë së tij dhe ideve që trajton vepra.

Paraprakisht, autori  Bajram Kosumi u prit në takim nga Rektori i Universitetit, Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku, ku u diskutua për rëndësinë e bashkëpunimit akademik, si dhe rolin e veprave shkencore e letrare në pasurimin e mendimit intelektual shqiptar.

Në fjalën hyrëse të promovimit, Rektori Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku vlerësoi lart kontributin e autorit në jetën akademike, letrare dhe publike shqiptare, duke theksuar se libri “Epoka e konsujve dhe paradigma të tjera” paraqet një vepër me vlera të veçanta studimore e letrare. Ai e uroi Prof. Dr. Bajram Kosumin për këtë botim, duke shtuar se puna dhe përkushtimi i tij mbeten model frymëzimi për brezat e rinj.

Me fjalë rasti u drejtua edhe u.d. Dekanja e Fakultetit të Edukimit, Prof. Asoc. Dr. Nerxhivane Krasniqi, e cila potencoi rëndësinë e kësaj vepre në trajtimin e çështjeve të identitetit dhe kulturës shqiptare në kontekstin ballkanik, si dhe kontributin e autorit në fushën e studimeve letrare dhe publicistike.

Ndërkaq, Prof. Emeritus Merxhan Avdyli, në cilësinë e recensentit dhe bashkëbiseduesit të aktivitetit, paraqiti vlerësimet për librin, duke e cilësuar atë si një studim me qasje origjinale dhe reflektuese, i cili sjell interpretime të reja mbi identitetin shqiptar dhe ballkanik përmes asaj që autori e quan “literatura konsullore” – tekstet e konsujve, gazetarëve dhe udhëpërshkruesve evropianë nga mesi i shekullit XIX e deri në ditët e sotme.

Gjatë bashkëbisedimit me pjesëmarrësit, autori Prof. Dr. Bajram Kosumi prezantoi idetë kryesore të veprës, duke ndarë reflektime mbi proceset historike, kulturore dhe identitare që kanë ndikuar në formësimin e perceptimeve për shqiptarët dhe Ballkanin. Kurse të pranishmit, kanë theksuar origjinalitetin e veprës si në aspektin zhanror, tematik ashtu edhe në ligjërimin autentik të autorit.

Ata gjatë bashkëbisedimit me autorin vlerësuan se Libri “Epoka e konsujve dhe paradigma të tjera” paraqet një kombinim idesh, kulturash, stilesh apo elementesh të ndryshme letrare dhe studimore, duke trajtuar kompleksitetin e identitetit shqiptar dhe ballkanik përmes analizave të dokumenteve, narrativave dhe paradigmave të ndryshme historike e kulturore.

Postromani i ri i Bajram Kosumit trajton identitetin shqiptar dhe ballkanas në raport me “Literaturën Konsullore”, siç quhet letërsia dokumentare e udhëpërshkruesve, filologëve, gazetarëve dhe konsujve të shumtë perëndimorë në qytetet shqiptare dhe ballkanike.

Në vepër ndërtohet një analogji e qartë ndërmjet epokës së konsujve dhe epokës së inteligjencës artificiale, ku shumësia e informacionit ndikon dhe shpesh paragjykon të vërtetën.

Ngjarjet në libër shtrihen nga mesi i shekullit XIX deri në vitin 2025, duke përfshirë personazhe historike e imagjinare, si dhe ngjarje historike të letrarizuara dhe të interpretuara nga perspektiva e Literaturës Konsullore.

Share This:

Tags: UKZ
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Exkluzive! – Restaurant Accorn – Makresh – Gjilan
Më të Rejat
Lajme

PDK pranon propozimin e Kurtit, Hamza ndërron

6 October 2026
Lajme

GJILAN / SPITALI I PËRGJITHSHËM ELIMINON LISTËN

6 October 2026
Lajme

Në Kamenicë nis fushata ndërgjegjësuese për kancerin

6 October 2026
Lajme

PDK: Kërkojmë seancë urgjente për miratimin e

6 October 2026
RELATED Stories for you
Lajme

U mbajt takim informues me studentët e

6 October 2026

Fakulteti i Shkencave Kompjuterike organizoi takim orientues me studentët e vitit të parë, me

Lajme

UKZ mirëpriti studentët në fillimin e Vitit

1 October 2026

Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan hapi sot zyrtarisht Vitin e Ri Akademik 2026/2027,

Lajme

UKZ organizon pritjen solemne të studentëve për

30 September 2026

GJILAN, 29 Shtator 2026 – Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan do të organizojë

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Impressum

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.