Vidhet kasaforta e një qendre tregtare në Gjilan, hajnat marrin rreth 12 mijë euro
Një vjedhje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të 21 majit 2026 në rrugën “Lidhja e Prizrenit” në Gjilan.
Sipas raportit policor, menaxherja e një qendre tregtare ka raportuar se tre persona të panjohur dhe të maskuar, duke përdorur forcë fizike dhe mjete të forta, kanë dëmtuar dhe hapur derën e kasafortës.

Të dyshuarit kanë arritur të marrin rreth 12 mijë euro para të gatshme dhe më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes.
Rasti është duke u hetuar nga organet kompetente.
