Tuesday 19 May 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Shkurte Fejza takon Bill Clinton në SHBA: “Mirënjohje nga zemra në emër të popullit të

Edhe një javë me mot të ndryshueshëm dhe me reshje të lokalizuara!

Universitetit Publik “Kadri Zeka” nënshkroi Memorandum Mirëkuptimi me Universitetin Arel të Stambollit

Studentët e Universitetit Publik “Kadri Zeka” shkëlqejnë në Ligën Universitare në Futsall

Moti sot i ndryshueshëm: Me vranësira, diell dhe reshje shiu

QEN TË BRAKTISUR, KLYSHA NË RRUGË DHE HESHTJE INSTITUCIONALE – Alarmohet situata në Prishtinë

Delegacioni i Gjilanit në vizitë zyrtare në SHBA, intensifikohen raportet me Sioux City

Komuna e Vitisë mirëpriti debatin “Fuqia në partneritet: Nga Dialogu në Veprim”

Kuvendarët e Gjilanit diskutojnë për raportin financiar janar-mars 2026

Rekord i ri: Mbi 142 mijë aplikime për votim nga diaspora për zgjedhjet e 7

 Edhe një javë me mot të ndryshueshëm dhe me reshje të lokalizuara!
Lajme

Edhe një javë me mot të ndryshueshëm dhe me reshje të lokalizuara!

19 May 2026 0 Comment 4 min read

AA

Gjatë kësaj jave parashihet që atmosfera të jetë me mot të ndryshueshëm, me intervale të shpeshta kohore me diell dhe vranësira të shpeshta lokale dhe po ashtu edhe me reshje të herëpashershme atmosferike.

Java do të jetë tipike pranverore, jo shumë e ngrohtë, por as shumë e ftohtë. Temperaturat do të jenë rreth vlerave mesatare, por ndonjë ditë ato do të jenë pak nën vlerat mesatare për këtë periudhë kohore.

Reshjet atmosferike do të jenë aktive pothuajse gjatë tërë javës, por jo në të gjitha zonat Reshjet do të jenë të shpërndara në zona të caktuara, pra të karakterit lokal.

E Hëna ishte një ditë stabile me diell dhe vranësira lokale. Temperaturat u rritën krahasuar me ditën e zymtë paraprake.

Të Martën do të ketë shtim të vranësirave në shumë rajone dhe po ashtu do të ketë gjasa për reshje lokale shiu. Nëse shikojmë më larg në rajon reshjet do të jenë më të shumta në pjesët kontinentale të Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe veri të Malit të Zi. Reshje lokale priten edhe në Kosovë (sidomos në jug të Kosovës), por ato do të jenë më të pakta dhe nuk do të kapin tërë territorin. Temperaturat do të shënojnë edhe njëherë ulje të përkohshme, por jo shumë të theksuara. Reshje më të dendura priten në viset malore e në Shqipëri rrebeshe me bubullima.

Të mërkurën dhe të enjten temperaturat do të shënojnë rritje të ndjeshme sidomos në Shqipëri, por edhe në viset tjera. Priten më shumë rreze diellore dhe më pak reshje atmosferike. Erërat e freskëta veriore e verilindore do të jenë të pranishme.  Reshjet do të jenë simbolike. Të enjten pasdite në disa zona priten zhvillime konvektive me ndonjë rrebesh lokal shiu me vetëtima dhe bubullimë kryesisht në pjesë të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.

Të Premten përsëri do të ketë shtim të vranësirave dhe rrebeshe lokale shiu. Në Shqipëri dhe Maqedoni priten stuhi lokale me bubullima. Edhe të Shtunën parashihet të mbajë mot jo-stabil me vranësira, intervale kohore me diell dhe rrebeshe lokale shiu të shoqëruara me vetëtima dhe bubullimë.

Sipas ecurive aktuale sinoptike e Diela do të jetë më stabile dhe pak më e ngrohtë, por prapë me mundësi për reshje të izoluara.

Pra, një javë me mot të ndryshueshëm, me reshje paksa më të theksuara të martën, të premten dhe të shtunën. Ditët tjera më shumë diell e shumë më pak reshje edhe pse pothuajse çdo ditë mund të ketë gjasa për reshje të izoluara.

Temperaturat shënojnë rritje nga e mërkura dhe pësojnë ulje të premten, por nuk priten oscilime apo ndryshime shumë të mëdha të temperaturave. Ndryshime në parashikim mund të ketë dhe për çdo ndryshim eventual do të njoftoheni në postimet tona të përditshme./MeteoBallkan

Share This:

Tags: Moti
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

Shkurte Fejza takon Bill Clinton në SHBA:

19 May 2026
Lajme

Edhe një javë me mot të ndryshueshëm

19 May 2026
Lajme

Universitetit Publik “Kadri Zeka” nënshkroi Memorandum Mirëkuptimi

19 May 2026
Lajme

Studentët e Universitetit Publik “Kadri Zeka” shkëlqejnë

19 May 2026
RELATED Stories for you
Lajme

Moti sot i ndryshueshëm: Me vranësira, diell

19 May 2026

Sot pritet të mbajë mot i ndryshueshëm, me vranësira të shpeshta dhe intervale të

Lajme

Parashikimi i motit për të hënën, 18

18 May 2026

Të hënën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell. Kryesisht në

Lajme

Cikloni dhe fronti i ftohtë me reshje

16 May 2026

Një ciklon i fuqishëm që vjen nga Gjiri i Gjenoves në Italinë veriore do

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.