Thursday 2 July 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Tragjedi në Suharekë: Rrufeja i merr jetën një të riu 26-vjeçar në zonën malore

Një kapitull mbyllet me nder: Pas 27 vitesh shërbim në Policinë e Kosovës, pensionohet Muamer

Drejt përfundimit rruga “Hamdi Kurteshi”, investimi shumëmilionësh që i jep fund një problemi shumëvjeçar në

Tragjedi në Gjilan: 75-vjeçar humb jetën gjatë pastrimit të bunarit

Administrata e Gjilanit do të punojë edhe të shtunave për shkak të fluksit të bashkatdhetarëve

UKZ hap konkursin për pranimin e studentëve të rinj në nivelin Bachelor për vitin akademik

Raportohet për vdekjen e një burri nga Kosova në bregdetin e Ulqinit

Rahimaj prezanton punën e gjashtëmujorit të parë të vitit 2026

Parashikimi i motit për të hënën, 29 qershor 2026

Gjilan: Drejtori Kushtrim Ibrahimi sqaron rastin në Kuvendin e Gjilanit: “Nuk ka pasur konflikt fizik”

 Diplomon gjenerata 2023–2026 e maturantëve të Kamenicës
Lajme

Diplomon gjenerata 2023–2026 e maturantëve të Kamenicës

16 May 2026 0 Comment 7 min read

AA

Mes familjarëve, miqve dhe në një ambient të gjelbëruar, të organizuar me kujdes deri në detajin më të vogël, maturantët e Kamenicës, gjenerata 2023–2026, diplomuan në një ceremoni të hapur dhe festive.

Emocione të papërshkrueshme dhe krenari shoqëruan vajzat dhe djemtë e rinj, të cilët tashmë kanë nisur të projektojnë ëndrrat dhe synimet e tyre për të ardhmen. Ata ishin protagonistët kryesorë të kësaj ceremonie, ku mbyllën një kapitull të rëndësishëm të jetës së tyre për të hapur një tjetër drejt një rruge të re, tashmë të zgjedhur prej tyre.

Në këtë ceremoni morën pjesë Kryetari i Komunës, Kadri Rahimaj, Nënkryetarja Arta Bajralija, Kryesuesja e Kuvendit Komunal Arbnore Beqiraj-Fera, Drejtori i Arsimit Selami Klaiqi, Rektori i Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan Artan Dërmaku, Komandanti i Stacionit Policor në Kamenicë Basri Shkodra, drejtorë komunalë, drejtorë shkollash, profesorë, maturantë, nxënës, familjarë dhe qytetarë të tjerë.

Në fjalën e tij përshëndetëse, Kryetari Kadri Rahimaj tha se kjo ditë është e veçantë për secilin maturant, pasi shënon përmbylljen e një kapitulli të rëndësishëm dhe fillimin e një etape të re plot sfida, ëndrra dhe mundësi.

“Diplomimi nuk është vetëm fundi i një rruge shkollore, por dëshmi e përkushtimit, punës dhe sakrificës që keni bërë ndër vite. Ju sot po largoheni nga bankat shkollore me kujtime të paharrueshme, me miqësi të krijuara përjetë dhe me përvoja që do t’ju shoqërojnë gjatë gjithë jetës. Në këto korridore keni mësuar jo vetëm mësime nga librat, por edhe vlera njerëzore. Shkollat tona kanë nxjerrë ndër vite njerëz të suksesshëm, profesionistë, mjekë, arsimtarë, sportistë, artistë e udhëheqës që sot kontribuojnë për komunën dhe vendin tonë. Besoj fuqishëm se edhe nga gjenerata juaj do të dalin të rinj e të reja që do të jenë zëri i ndryshimit, shembull i suksesit dhe krenari për familjet dhe qytetin tonë”, ka thënë Kryetari Rahimaj.

Rektori i Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan, Artan Dërmaku, në fjalën e tij tha se kjo ditë nuk është vetëm festë, por një moment që maturantët do ta mbajnë mend gjatë gjithë jetës.

“Ju po largoheni nga bankat e shkollës së mesme me shpresa, me pasiguri, por edhe me një forcë të madhe brenda vetes, forcën e rinisë. Mos lejoni askënd t’ju bindë se vini nga një qytet i vogël dhe se kjo ju pengon të arrini suksese të mëdha. Shpeshherë vendet e vogla krijojnë potencial të madh. Nga ju presim të jenë mjekët, programerët, ndërmarrësit dhe profesionistët e së ardhmes që do t’ia zbardhin fytyrën komunës dhe Kosovës”, ka thënë ai.

Drejtori i Arsimit, Selami Klaiqi, tha se maturantët janë krenaria e qytetit të Kamenicës.

“Kjo ngjarje na tregon se po mbyllim një kapitull të rëndësishëm dhe po hapim një faqe të re. Ju njoh nga afër dhe e di se do të jeni krenaria jo vetëm e qytetit tonë, por edhe e gjithë shqiptarëve. Ne besojmë në guximin dhe potencialin tuaj, sepse vetëm me punë dhe angazhim arrihen sukseset në jetë”, ka deklaruar ai.

Në emër të maturantëve foli edhe Olsa Ademi, e cila falënderoi profesorët dhe prindërit për mbështetjen gjatë gjithë rrugëtimit shkollor.

“Para pak vitesh hymë në këtë shkollë me ëndrra të mëdha dhe pak frikë. Sot po largohemi me kujtime të paharrueshme dhe me bindjen se mund të arrijmë shumë. Profesorët tanë na kanë shtyrë të mos dorëzohemi dhe të luftojmë për ëndrrat tona, ndërsa prindërit kanë qenë mbështetja jonë më e madhe. Sot është fundi i një epoke, por jo fundi i kujtimeve”, ka thënë ajo.

Në kuadër të ceremonisë u ndanë edhe shpërblime për maturantët, përfshirë sete librash nga DKA, trajnime profesionale nga “Cactus Education” në Parkun Teknologjik në Kamenicë, bursa komunale në vlerë prej 400 dhe 600 eurosh, si dhe trajnime në gjuhë programuese dhe 3D printing nga BONEVET Kamenica.

Ceremonia u përmbyll me hedhjen simbolike të kapelave në ajër, mes urimeve dhe emocioneve për sukseset e ardhshme të maturantëve.

Share This:

Tags: Kamenica
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Sport

KV Drita vazhdon bashkëpunimin me Beltec SHPK

1 July 2026
Lajme

Tragjedi në Suharekë: Rrufeja i merr jetën

1 July 2026
Kulturë

Gjilani mikpret edicionin e 9-të të Festivalit

1 July 2026
Uncategorised

U VARRROS AGË REXHË KRYEZIU – THEMELUES

1 July 2026
RELATED Stories for you
Lajme

Rahimaj prezanton punën e gjashtëmujorit të parë

29 June 2026

Investime në arsim, infrastrukturë, shëndetësi dhe ekonomi në Komunën e Kamenicës. KAMENICË, 28 QERSHOR

Lajme

Nënshkruhen kontratat e përfituesve të subvencioneve në

25 June 2026

Nënkryetarja e Komunës së Kamenicës Arta Bajralija së bashku me Drejtorin për Kulturë, Rini

Lajme

Kryetari Rahimaj: Shumë punë në proces në

23 June 2026

Kryetari i Komunës së Kamenicës Kadri Rahimaj së bashku me Nënkryetaren Arta Bajralija, si

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Impressum

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.