Saturday 8 August 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Prof. Mr. Shefik Haliti – biri i Muhovcit që ia kushtoi jetën arsimit shqiptar, Muhovci

UKZ zgjedh katër prorektorët e rinj – Këshilli Drejtues miraton edhe Planin e Veprimit Institucional

Kurti uron Dua Lipën për “Sunny Hill”: Është bërë një nga ngjarjet kryesore kulturore të

Pas një rrugëtimi të suksesshëm akademik pensionohet Prof. Asoc. Dr. Nerxhivane Krasniqi

Dy punëtorë nga Kosova lëndohen rëndë në një kantier ndërtimi në Slloveni

68 mijë të papunë në Shqipëri, ekspertja: Mospërputhja mes aftësive dhe kërkesave të tregut, sfida

RREZIK! Kosova në alarmin e kuq, të hënën priten stuhi të forta, aktivitet i fuqishëm

Mbyllet me spektakël Turneu Masiv “Rogana 2026”, Mishtorja Ardi-K shpallet kampione

E rëndë: Mërgimtari 19-vjeçar humb jetën rrugës për Kosovë, u aksidentua pranë Milanos

Kolona në Dheu i Bardhë, pritjet për hyrje në Kosovë shkojnë deri në 50 minuta

 Studentët e Fakultetit të Shkencave Kompjuterike të UKZ-së morën pjesë në Konferencën e 5-të studentore të CIT në Tiranë
Lajme

Studentët e Fakultetit të Shkencave Kompjuterike të UKZ-së morën pjesë në Konferencën e 5-të studentore të CIT në Tiranë

8 May 2026 0 Comment 4 min read

AA

Studentët e Fakultetit të Shkencave Kompjuterike të Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, së bashku me stafin akademik, kanë marrë pjesë në Konferencën e 5-të studentore të organizuar nga Canadian Institute of Technology (CIT) në Tiranë, ku bashkëorganizator ishte edhe UKZ-ja.

Konferenca, e mbajtur me temën “From Smart Skills to Smart Growth in the Digital Era”, mblodhi studentë, profesorë, studiues dhe profesionistë nga universitete të ndryshme të rajonit dhe më gjerë, duke krijuar një platformë të rëndësishme për prezantimin e ideve inovative dhe diskutimin e zhvillimeve më të fundit në teknologji dhe transformim digjital.

Në kuadër të kësaj konference, gjashtë grupe studentësh nga Fakulteti i Shkencave Kompjuterike prezantuan gjashtë punime shkencore, të fokusuara kryesisht në zhvillimin e ueb-aplikacioneve moderne dhe sistemeve digjitale të bazuara në sensorë dhe mikrokontrollorë Arduino Uno.

Punimet u realizuan nën mentorimin e profesorëve Prof. Dr. Ragmi Mustafa, Prof. Dr. Basri Ahmedi, Prof. Dr. Ekrem Alimi dhe Prof. Ass. Dr. Afërdita Ibrahimi, të cilët kanë mbështetur vazhdimisht studentët në zhvillimin e projekteve kërkimore dhe inovative.

Pjesëmarrja në këtë aktivitet shkencor u vlerësua si një mundësi e rëndësishme për studentët e UKZ-së për të prezantuar punën e tyre akademike, për të shkëmbyer përvoja me pjesëmarrës nga universitete të ndryshme dhe për të krijuar kontakte profesionale në fushën e teknologjisë dhe inovacionit.

Në konferencë morën pjesë universitete dhe institucione akademike nga Tirana, Shkodra, Elbasani, Korça, Tetova dhe Shkupi, si dhe pjesëmarrës ndërkombëtarë nga vende të ndryshme evropiane dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës në formë online.

Nga Universiteti “Kadri Zeka” u tha se studentët u dalluan me prezantimet e tyre cilësore dhe qasjen inovative në fushën e inxhinierisë dhe teknologjisë, duke promovuar potencialin akademik dhe profesional të universitetit në një arenë ndërkombëtare.

Pjesëmarrja në këtë konferencë konsiderohet një sukses i rëndësishëm për Fakultetin e Shkencave Kompjuterike dhe për Universitetin Publik “Kadri Zeka”, në funksion të promovimit të kërkimit shkencor, inovacionit dhe bashkëpunimit ndërkombëtar në arsimin e lartë.

Share This:

Tags: UKZ
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Exkluzive! – Restaurant Accorn – Makresh – Gjilan
Më të Rejat
Kulturë

Prof. Mr. Shefik Haliti – biri i

6 August 2026
Lajme

UKZ zgjedh katër prorektorët e rinj –

6 August 2026
Lajme

Kurti uron Dua Lipën për “Sunny Hill”:

31 July 2026
Lajme

Pas një rrugëtimi të suksesshëm akademik pensionohet

27 July 2026
RELATED Stories for you
Lajme

Pas një rrugëtimi të suksesshëm akademik pensionohet

27 July 2026

Fakulteti i Edukimit organizoi një ceremoni solemne me rastin e pensionimit të Prof. Asoc.

Lajme

UKZ nënshkruan Memorandum Mirëkuptimi me Universitetin e

22 July 2026

Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan ka nënshkruar Memorandum Mirëkuptimi me  Petroleum-Gas University në

Lajme

UKZ – Shpallen rezultatet preliminare të provimit

16 July 2026

Rezultatet Preliminare (mund të ndryshojnë pas shqyrtimit të ankesave) të provimit pranues në Universitetin

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Impressum

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.