Wednesday 5 August 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Kurti uron Dua Lipën për “Sunny Hill”: Është bërë një nga ngjarjet kryesore kulturore të

Pas një rrugëtimi të suksesshëm akademik pensionohet Prof. Asoc. Dr. Nerxhivane Krasniqi

Dy punëtorë nga Kosova lëndohen rëndë në një kantier ndërtimi në Slloveni

68 mijë të papunë në Shqipëri, ekspertja: Mospërputhja mes aftësive dhe kërkesave të tregut, sfida

RREZIK! Kosova në alarmin e kuq, të hënën priten stuhi të forta, aktivitet i fuqishëm

Mbyllet me spektakël Turneu Masiv “Rogana 2026”, Mishtorja Ardi-K shpallet kampione

E rëndë: Mërgimtari 19-vjeçar humb jetën rrugës për Kosovë, u aksidentua pranë Milanos

Kolona në Dheu i Bardhë, pritjet për hyrje në Kosovë shkojnë deri në 50 minuta

Pse mbi 10 mijë njerëz ndoqën fluturimin e një aeroplani?

Njoftim nga Policia e Kosovës rreth një shkrese (e-mail) me përmbajtje mashtrimi

 Universiteti Publik “Kadri Zeka” nderon Daniel Müller me titullin “Doctor Honoris Causa”
Lajme

Universiteti Publik “Kadri Zeka” nderon Daniel Müller me titullin “Doctor Honoris Causa”

6 May 2026 0 Comment 13 min read

AA

Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan mbajt ceremoninë e ndarjes së titullit më të lartë akademik, Doctor Honoris Causa, për juristin e njohur ndërkombëtar Dr. Daniel Müller.

Ky vlerësim iu dha në shenjë mirënjohjeje për kontributin e tij të veçantë në fushën e së drejtës ndërkombëtare, për angazhimin akademik shumëvjeçar dhe për rolin e tij në mbështetje të Republikës së Kosovës në procese të rëndësishme historike dhe juridike.

Fillimisht, z. Daniel Müller u shoqërua nga Rektori Porf. Asoc. Dr. Artan Dërmaku dhe stafi i tij, në ambientet e Rektoratit, ku z. Muller u nënshkrua në Librin Amë të Universitetit, një akt simbolik që i parapriu ceremonisë zyrtare të nderimit.

Ceremonia u hap me intonimin e himnit  shtetëror të Republikës së Kosovës dhe himnit kombëtar të interpretuara nga kori i grave “Muza” nga Gjilani, nën drejtimin e profesoreshës Albina Jakupi, më pas është intonuar edhe himni i Gjermanisë dhe Francës.

Në fjalën e tij, Rektori Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku e cilësoi këtë ditë si një moment të rëndësishëm për universitetin dhe komunitetin akademik, duke theksuar se ndarja e titullit Doctor Honoris Causa përfaqëson vlerësimin më të lartë institucional që universiteti mund të akordojë. Ai vlerësoi profilin profesional të Dr. Daniel Müller si jurist me reputacion ndërkombëtar, i angazhuar në mbi 50 procese gjyqësore para institucioneve më të rëndësishme ndërkombëtare, përfshirë Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe Gjykatën e Drejtësisë së Bashkimit Evropian. Një pjesë e veçantë e fjalës së Rektorit iu kushtua rolit historik të Dr. Müller në periudhën 2008–2010, kur ai shërbeu si këshilltar juridik i Republikës së Kosovës në procesin këshillimor pranë Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë lidhur me shpalljen e pavarësisë së Kosovës. “Kontributi i tij nuk ishte vetëm juridik, por edhe historik. Ai mbrojti të drejtën e një populli për vetëvendosje dhe shtetësi,” u shpreh Rektori, duke theksuar rëndësinë e këtij angazhimi për historinë shtetformuese të Kosovës.

Fjala e Rektorit Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku

Në vazhdim të ceremonisë, Prorektorja për Mësimdhënie dhe Çështje të Studentëve, si dhe për Hulumtime dhe Kërkime Shkencore, Porf. Ass. Dr. Lindita Loku Nikqi, lexoi vendimin e Senatit të Universitetit për ndarjen e titullit Doctor Honoris Causa për Dr. Daniel Müller. Ajo në cilësinë e laudatores prezantoi në mënyrë të detajuar veprimtarinë akademike dhe profesionale të laureatit, duke theksuar formimin e tij në universitete prestigjioze evropiane dhe kontributin e tij në zhvillimin e së drejtës ndërkombëtare publike, të drejtës së Bashkimit Evropian dhe të drejtës së organizatave ndërkombëtare.

Në pjesën solemne të ceremonisë, të shoqëruar nga himni akademik “Gaudeamus”, Rektori i Universitetit Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku i dorëzoi z. Daniel Müller diplomën e titullit “Doctor Honoris Causa”, të cilën ai e pranoi me mirënjohje të thellë, nën duartrokitjet e të pranishmëve.

Në fjalën e tij, Dr. Daniel Müller shprehu mirënjohje të thellë ndaj Universitetit Publik “Kadri Zeka” për nderimin e dhënë, duke e cilësuar këtë titull si një vlerësim që e prek thellë në aspektin profesional dhe njerëzor. Ai veçoi kontributin e profesorit Otmar Seul, të cilin e quajti një figurë kyçe në formimin e tij akademik dhe profesional, duke kujtuar bashkëpunimin e tyre që nga vitet e hershme të studimeve në Universitetin e Potsdamit. “Otmar nuk ka qenë vetëm një koleg, por një mik dhe udhërrëfyes që ka ndikuar thellësisht në rrugëtimin tim akademik,” u shpreh ai, duke shtuar se përmes tij iu hapën dyert e studimeve në Francë, në Université Paris Nanterre, përvojë që ai e cilësoi si transformuese për jetën e tij. Duke reflektuar mbi përvojat e tij në Kosovë, Dr. Müller kujtoi vizitat e tij ndër vite, përfshirë edhe momentet gjatë dimrit të vitit 2009, të cilat i cilësoi si periudha të veçanta që i dhanë mundësinë të njohë më thellë vendin dhe njerëzit e tij. Ai theksoi se Kosova ka lënë një gjurmë të pashlyeshme në jetën e tij profesionale dhe personale, duke shtuar se lidhja e tij me vendin është ndërtuar mbi ligjin, besimin dhe miqësinë. “Për mua, ky nder nuk është vetëm një vlerësim akademik, por një simbol i një lidhjeje të qëndrueshme me Kosovën dhe njerëzit e saj,” tha Daniel Müller, duke nënvizuar se puna e juristëve dhe akademikëve merr kuptim vetëm kur i shërben dinjitetit dhe të drejtave të njerëzve.

Fjala e z. Daniel Müller

Programi artistik u pasurua sërish me interpretimin e dy këngëve nga kori “Muza”, duke krijuar një atmosferë të ngrohtë, derisa ceremonia u përmbyll me urimet më të mira për laureatin.

Share This:

Tags: Kadri Zeka UKZ
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Exkluzive! – Restaurant Accorn – Makresh – Gjilan
Më të Rejat
Lajme

Kurti uron Dua Lipën për “Sunny Hill”:

31 July 2026
Lajme

Pas një rrugëtimi të suksesshëm akademik pensionohet

27 July 2026
Lajme

Dy punëtorë nga Kosova lëndohen rëndë në

27 July 2026
Lajme

68 mijë të papunë në Shqipëri, ekspertja:

26 July 2026
RELATED Stories for you
Lajme

Pas një rrugëtimi të suksesshëm akademik pensionohet

27 July 2026

Fakulteti i Edukimit organizoi një ceremoni solemne me rastin e pensionimit të Prof. Asoc.

Lajme

UKZ nënshkruan Memorandum Mirëkuptimi me Universitetin e

22 July 2026

Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan ka nënshkruar Memorandum Mirëkuptimi me  Petroleum-Gas University në

Lajme

UKZ – Shpallen rezultatet preliminare të provimit

16 July 2026

Rezultatet Preliminare (mund të ndryshojnë pas shqyrtimit të ankesave) të provimit pranues në Universitetin

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Impressum

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.