Aktivitet në shkollën “Abaz Ajeti” – Gjilan: MOS HESHT! – SË BASHKU KUNDËR TRAFIKIMIT ME NJERËZ
Sot, në shkollën Abaz Ajeti”, në kuadër të aktiviteteve për shënimin e Muajit Kundër Trafikimit me Njerëz, u mbajt një ligjëratë vetëdijesuese me moton “MOS HESHT!”, e organizuar nga Njësia Rajonale për Hetimin e Trafikimit me Njerëz (NJHTNJ), me pjesëmarrjen e rreshterit Driton Osmanaj dhe zyrtares së Policisë, Futuna Gagica.
Në këtë ligjëratë morën pjesë edhe përfaqësues të institucioneve të tjera: Nga Prokuroria e Shtetit, koordinatorja për rastet e trafikimit me njerëz në Rajonin e Gjilanit, znj. Leonora Kadriu; Nga Komuna, z. Bardhyl Syla, zyrtar për të drejtat e fëmijëve; Nga Shërbimi Sprovues, z. Elbasan Sadiku.
Ligjëratën e ndoqën rreth 50 nxënës të shkollës “Abaz Ajeti”, të cilët patën mundësinë të informohen dhe të vetëdijesohen për rreziqet, format e trafikimit me njerëz, si dhe rëndësinë e parandalimit dhe raportimit të rasteve të tilla.

Në përfundim, të gjithë të pranishmit i falënderoi zëvendësdrejtoresha e shkollës, znj. Merita Asllani, për bashkëpunimin, kontributin dhe iniciativat e tilla me rëndësi të veçantë për edukimin, informimin dhe mbrojtjen e nxënësve.
