Tuesday 3 November 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Vdiq futbollisti spanjoll pas përplasjes shumë të rrezikshme

Aktivitet në shkollën “Abaz Ajeti” – Gjilan: MOS HESHT! – SË BASHKU KUNDËR TRAFIKIMIT ME

Sot mot i vranët me shi, në viset e larta priten edhe reshje bore

Zbuten tensionet SHBA-Iran, çmimi i naftës bie 6.7% pas sinjaleve për rifillimin e dialogut

Cikloni niset drejt nesh, të martën intensifikohen reshjet e shiut, në male borë deri në

Agron Kolaj ‘Ylli i Javës’

Gjykata Themelore – Gjilan: Një muaj paraburgim për të dyshuarin për vrasje të rëndë

Emërohet Drejtori i ri Rajonal i Policisë në Gjilan – Kolonel Luan Keka

Ndahet nga jeta veterani i arsimit në Gjilan, Raif Rexhepi

Mblidhet Kryesia e Kuvendit, pritet caktimi i seancës plenare

 Vdiq futbollisti spanjoll pas përplasjes shumë të rrezikshme
Futboll Lajme Sport

Vdiq futbollisti spanjoll pas përplasjes shumë të rrezikshme

3 November 2026 0 Comment 4 min read

AA

Futbollisti spanjoll i Tenerifes, Jesus de Miguel , ka vdekur të martën në moshën 30-vjeçare, një ditë pasi pësoi arrest kardiak pas një përplasjeje gjatë ndeshjes, njoftoi klubi spanjoll i kategorisë së dytë. 

Tragjedia ndodhi pas ndeshjes mes Tenerifes dhe Andorras, që u luajt të hënën në kuadër të La Liga 2. Në kohën shtesë, kur rezultati ishte 2:2, De Miguel u nis në drejtim të topit, në tentim për të realizuar kundërsulm. Portieri i Andorras, Jesus Owono doli larg nga porta për të ndërprerë aksionin dhe u përplas me sulmuesin e Tenerifes. Owono ngriti këmbën lart në tentim për të larguar topin dhe me gju goditi De Miguelin, që ra në fushë pa ndjenja. De Miguel pësoi lëndime në kokë dhe në gjoks.

De Miguelit i është ofruar ndihma mjekësore në fushë. Ai pësoi arrest kardiak pas përplasjes së rrezikshme. 

Gjendja e futbollistit është keqësuar gjatë natës, ndërsa në mëngjesin e të martës u njoftua për vdekjen e tij.

De Miguel ishte në edicionin e dytë te Tenerife. Ka luajtur edhe për skuadra si Castellon, Unionistas e Navalcarnero.

“Të dërrmuar nga dhimbja dhe duke mos besuar se kjo është e vërtetë, në CD Tenerife njoftojmë për ndarjen tragjike nga jeta të Jesus de Miguel Almedas. Nuk ka fjalë ngushëllimi, nuk ka absolutisht asgjë që mund ta lehtësojë këtë ndjesi të mbushur plot me trishtim”, shkruan në njoftimin e Tenerifes.

Ndeshja ndaj FC Andorra u ndërpre në minutën e shtatë të kohës shtesë. Sulmuesi u trajtua në fushë për më shumë se pesë minuta, para se të dërgohej në spital me ambulancë.

Klubi Andorra, deklaroi: “Me zemra të thyera dhe të shkatërruar, u shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta familjes së Jesus de Miguel, të gjithë shokëve të tij të skuadrës, miqve si dhe klubit Tenerife”.

Mediumet spanjolle kanë raportuar se De Miguel pësoi arrest kardiak brenda në ambulancë, por u kthye në jetë falë ndërhyrjes së personelit mjekësor gjatë rrugës për në spital. Fillimisht ishte njoftuar se gjendja e futbollistit ishte “serioze por e qëndrueshme” e më pas se gjendja i ishte keqësuar. 

😱 Así fue el golpe de Owono sobre Jesús de Miguel que dejó fulminado en el suelo al jugador del Tenerife #LALIGAHYPERMOTION pic.twitter.com/6xWHg7OwRF

— Diario AS (@diarioas) November 2, 2026

Share This:

Tags: Tenerife
Previous post
Vali Ranch Resort
Exkluzive! – Restaurant Accorn – Makresh – Gjilan
Më të Rejat
Futboll

Vdiq futbollisti spanjoll pas përplasjes shumë të

3 November 2026
Lajme

Aktivitet në shkollën “Abaz Ajeti” – Gjilan:

3 November 2026
Lajme

Sot mot i vranët me shi, në

3 November 2026
Lajme

Zbuten tensionet SHBA-Iran, çmimi i naftës bie

3 November 2026
TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Impressum

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.