Emërohet Drejtori i ri Rajonal i Policisë në Gjilan – Kolonel Luan Keka
GJILAN – Kolonel Luan Keka është emëruar Drejtor i ri Rajonal i Policisë në Gjilan.
Keka vjen në këtë pozitë nga Drejtoria Kundër Terrorizmit në Policinë e Kosovës, ku ka udhëhequr detyra me përgjegjësi të lartë në fushën e sigurisë.

Ai posedon përgatitje të avancuar profesionale dhe akademike. Ka përfunduar Akademinë Nacionale të FBI-së, si dhe studimet Master of Arts in Strategic Security Studies në Universitetin Kombëtar të Mbrojtjes në SHBA.

Përveç kësaj, kolonel Keka ka ndjekur Programin e Avancuar për Studime të Sigurisë në Qendrën Marshall, programin për Kundërterrorizëm në Qendrën Azi-Paqësor, si dhe trajnime të tjera të specializuara në fushën e inteligjencës dhe kundërterrorizmit.
Emërimi i tij pritet të sjellë përvojë të shtuar në menaxhimin e sigurisë dhe rendit publik në rajonin e Gjilanit.
