Inspektorët e Gjilanit ndalojnë punimet dhe rrënojnë ndërtime pa leje
Komuna e Gjilanit, inspektorët komunalë po vazhdojnë aktivitetet në terren për zbatimin e ligjit dhe vendosjen e rendit në ndërtim – – shkruan faqja zyrtare e Komunes se Gjilanit – raporton TV Gjilani.
Sot, inspektorët kanë ndërprerë punimet dhe kanë rrënuar disa objekte pa leje në disa zona të qytetit. Pronari e këtyre ndërtimeve ishte paralajmëruar më parë për të ndalur punimet dhe për të marrë leje nga organet kompetente, por nuk i janë përmbajtur urdhrave.
“Më parë pronarët u paralajmëruan për ndalimin e punimeve, por ata nuk i respektuan urdhrat e inspektorëve dhe vazhduan me ndërtimet. Sot punimet janë ndërprerë dhe objektet janë rrënuar,” njoftojnë nga Drejtorati për Inspekcion.

Nga kjo drejtori bëjnë apel tek të gjithë qytetarët që të respektojnë ligjin dhe të mos kryejnë punime pa leje nga komuna.
“Në rast të vazhdimit të punimeve pa leje, do të ndërhyhet me rrënim të objekteve dhe do të merren masa ligjore,” theksojnë nga Drejtorati për Inspekcion.

