Tuesday 6 October 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Incidenti para Kuvendit, reagon Fahrush Rexhepi i VV-së

Nis të qetësohet situata, forcat policore tërhiqen drejt Kuvendit

GJILAN / SEBASTIAN SINANI FITON ÇMIMIN “BRAND AMBASSADOR” NË GALAN E WIZY AWARD NË ROMË

Përfundon takimi Kurti-Hamza

GJILAN / ALBAN SHAHIQI EMËROHET USHTRUES I DETYRËS SË DREJTORIT TË TEATRIT TË QYTETIT

Protestuesit para Kuvendit: S’largohemi pa e votuar Ligjin për Specialen edhe në lexim të dytë

Kuvendi miraton në lexim të parë Projektligjin për Specialen

Kamberi: “Koalicioni Shqiptar” dorëzoi listën për zgjedhjet në Serbi

Liburn Aliu: Prokuroria Speciale pushoi hetimet ndaj meje, e vërteta doli në shesh

Ndërroi jetë Hysnije Geci Demi, Ndër gratë e para të Anamoravës që u shkollua dhe

 Universiteti Publik “Kadri Zeka” nderon Bernd Ulrich Nestle me titullin “Doctor Honoris Causa”
Lajme

Universiteti Publik “Kadri Zeka” nderon Bernd Ulrich Nestle me titullin “Doctor Honoris Causa”

7 April 2026 0 Comment 17 min read

AA

Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan ka mbajtur ceremoninë solemne të ndarjes së titullit të lartë akademik “Doctor Honoris Causa” për z. Bernd Ulrich Nestle, në shenjë vlerësimi për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në zhvillimin e sistemit shëndetësor dhe në mbështetjen e pacientëve në Republikën e Kosovës, si dhe për përkushtimin ndaj zhvillimit arsimor dhe forcimit të bashkëpunimit ndërinstitucional ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë.

Fillimisht, z. Bernd Ulrich Nestle u prit nga Rektori Dërmaku dhe stafi i tij. Ai u shoqërua në ambientet e Rektoratit, ku u nënshkrua në Librin Amë të Universitetit, një akt simbolik që i parapriu ceremonisë zyrtare të nderimit.

Në hapje të ceremonisë, pas intonimit të Himnit të Kosovës, Himnit Kombëtar dhe Himnit të Gjermanisë, Rektori i Universitetit Publik “Kadri Zeka”, Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku, theksoi rëndësinë e këtij vlerësimi për institucionin dhe shoqërinë. Ai u shpreh se kjo është një ditë e veçantë për universitetin, pasi nderohet një personalitet që përfaqëson vlera të larta humanitare dhe profesionale.

“Sot është një ditë e veçantë për Universitetin Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, një ditë në të cilën ne jo vetëm nderojmë një personalitet të shquar, por edhe afirmojmë vlerat mbi të cilat ndërtohet misioni ynë akademik dhe shoqëror. Z. Bernd Ulrich Nestle përfaqëson shembullin e rrallë të bashkimit të shkencës me humanizmin, duke dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në sistemin shëndetësor të Kosovës dhe në mbështetjen e pacientëve,” u shpreh Rektori. Ai gjithashtu vlerësoi rolin e Nestle në forcimin e bashkëpunimit Kosovë–Gjermani dhe në zhvillimin e arsimit dhe kapitalit njerëzor.

Në vazhdim të ceremonisë, fjalë rasti mbajti Rektorja e IBCM-së, znj. Mihane Kerolli, e cila vlerësoi rëndësinë e bashkëpunimit akademik dhe ndërinstitucional dhe theksoi se figura të tilla kontribuojnë në ndërkombëtarizimin e arsimit të lartë në Kosovë.

Më pas, kryetari i Bordit Këshillëdhënës Industrial në universitet, z. Ibrahim Krivaqa, u drejtua të pranishmëve me një fjalë rasti, duke vlerësuar kontributin e laureatit në fushën e shëndetësisë dhe në mbështetjen e iniciativave zhvillimore dhe profesionale në vend.

Në vijim, Laudatori i ceremonisë, Prof. Dr. Dukagjin Leka, prezantoi veprimtarinë profesionale dhe humanitare të z. Nestle, duke theksuar angazhimin e tij shumëvjeçar në përmirësimin e sistemit farmaceutik dhe shëndetësor në Kosovë, si dhe rolin e tij në ndërtimin e urave të bashkëpunimit me institucionet gjermane dhe evropiane.

Më pas, Prorektorja për Mësimdhënie dhe Çështjeve të Studentëve, Hulumtime dhe Kërkime Shkencore, Porf. Ass. Dr. Lindita Loku Nikqi , lexoi vendimin e Senatit të Universitetit Publik “Kadri Zeka” për ndarjen e titullit “Doctor Honoris Causa” për z. Bernd Ulrich Nestle.

Në pjesën solemne të ceremonisë, të shoqëruar nga himni akademik “Gaudeamus”, Rektori i Universitetit i dorëzoi z. Nestle diplomën e titullit “Doctor Honoris Causa”, të cilën ai e pranoi me mirënjohje të thellë, nën duartrokitjet e të pranishmëve.

Në vijim, z. Bernd Ulrich Nestle mbajti fjalën e tij si laureat, duke shprehur falënderime të sinqerta për nderimin dhe duke ndarë kujtime personale mbi lidhjen e tij me Kosovën, si dhe përkushtimin për të vazhduar bashkëpunimin në fushën e shëndetësisë, arsimit dhe shkëmbimeve ndërinstitucionale. Ai theksoi se angazhimi i tij me Kosovën nuk është vetëm profesional, por edhe thellësisht njerëzor, duke vlerësuar vendin dhe njerëzit e tij si burim frymëzimi dhe motivimi të vazhdueshëm.

Pas ceremonisë së ndarjes së titullit, programi vazhdoi me një interpretim artistik nga solistja Eliesa Bajrami, e shoqëruar nga korepetitori prof. Xhentian Jetishi, të cilët interpretuan veprat “Këngët e vendit tim” dhe “Moj e bukura More”.

Ceremonia u përmbyll me urimet për laureatin, duke vlerësuar këtë Ceremoni të rëndësishme për Universitetin Publik “Kadri Zeka” në Gjilan dhe për bashkëpunimin akademik dhe humanitar ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë.

Share This:

Tags: UKZ
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Exkluzive! – Restaurant Accorn – Makresh – Gjilan
Më të Rejat
Kulturë

GJILAN / ANROPOLOGEN AMERIKANE JANET REINECK VIZITON

5 October 2026
Futboll

Bosnja mposht Poloninë me penallti, Franca fiton

5 October 2026
Lajme

Incidenti para Kuvendit, reagon Fahrush Rexhepi i

5 October 2026
Lajme

Nis të qetësohet situata, forcat policore tërhiqen

5 October 2026
RELATED Stories for you
Lajme

UKZ mirëpriti studentët në fillimin e Vitit

1 October 2026

Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan hapi sot zyrtarisht Vitin e Ri Akademik 2026/2027,

Lajme

UKZ organizon pritjen solemne të studentëve për

30 September 2026

GJILAN, 29 Shtator 2026 – Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan do të organizojë

Lajme

UKZ mbajti provimin pranues plotësues për studimet

28 September 2026

Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan ka mbajtur provimin pranues plotësues për pranimin e

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Impressum

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.