UKZ synon të thelloj bashkëpunimin me Erasmus+ përmes platformave të reja evropiane
Në kuadër të aktiviteteve për ndërkombëtarizim dhe zgjerimit të angazhimit në programet evropiane, Betim Berisha, ushtrues detyre i udhëheqësit të Zyrës për Bashkëpunim Ndërkombëtar në Universitetin Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, ka mbajtur një takim koordinues me përfaqësues të zyrës Erasmus+ në Prishtinë.
Ai është pritur nga përfaqësuesit e Erasmus+ në Prishtinë, ku pjesë e këtij takimi ishte edhe udhëheqësja e zyrës Erasmus+ në Kosovë, Mimika Dobroshi.
Diskutimet u përqendruan në zhvillimet e fundit në kuadër të programit Erasmus+ dhe mundësitë për thellimin e bashkëpunimit në të ardhmen. Në veçanti, u trajtua përfshirja e universitetit në platformat evropiane e-Twinning dhe e-Pale, të cilat ofrojnë mundësi të reja për bashkëpunim, shkëmbim përvojash dhe zhvillim profesional.
Ky angazhim pritet të ndikojë pozitivisht në rritjen e prezencës ndërkombëtare të UKZ-së dhe në krijimin e partneriteteve të reja strategjike.
