Monday 17 August 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Nga trajnimi te uniforma: Leon Agaj bëhet Oficer Korrektues i Kosovës

Gjilani nis sezonin me fitore, triumfon 3-1 ndaj Feronikelit 74’

Diplomuan 100 zyrtarë të rinj të Shërbimit Korrektues të Kosovës

Cristiano Ronaldo u martua me Georginën

Selvete Sulejmani – Nga pengesat e jetës te triumfi i dijes

Ra në bunar 10 metra të thellë, policët në Shtime e nxjerrin të gjallë 72-vjeçarin

Pritje në kufi, deri në një orë te Dheu i Bardhë

Temperaturarat deri në 37°C: Java fillon sërish shumë e nxehtë, të mërkurën eklips i pjesshëm

Prof. Mr. Shefik Haliti – biri i Muhovcit që ia kushtoi jetën arsimit shqiptar, Muhovci

UKZ zgjedh katër prorektorët e rinj – Këshilli Drejtues miraton edhe Planin e Veprimit Institucional

 VITI: KKSB në mbledhjen e parë vlerësoi gjendjen e sigurisë në komunën e Vitisë të qetë dhe stabile
Lajme

VITI: KKSB në mbledhjen e parë vlerësoi gjendjen e sigurisë në komunën e Vitisë të qetë dhe stabile

2 April 2026 0 Comment 4 min read

AA

Sot është mbajtur mbledhja e parë e rregullt e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB) në Viti, e cila u kryesua nga zëvendëskryetari i komunës, Hasan Aliu.

Në hapje të këtij takimi kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti u uroi mirëseardhje të gjithë pjesëmarrësve, duke përmendur rëndësinë e këtij këshilli për sigurinë dhe mirëqenien e qytetarëve.

Ai ritheksoi se qeveria komunale mbetet e përkushtuar në realizimin e projekteve në interes të qytetarëve vitias, ndërsa foli edhe për ndikimin e kontratës kolektive, e cila sipas tij po paraqet sfida në realizimin e projekteve dhe menaxhimin e buxhetit, ndonëse komunat nuk janë nënshkruese të saj.

Po ashtu kryetari Haliti theksoi se komuna e Vitisë, përveç kujdesit për qytetarët e saj, po mbështet edhe komunën e Kllokotit, për shkak të mungesës së kapaciteteve në këtë të fundit.

Gjatë mbledhjes, sipas rendit të ditës, është diskutuar për gjendjen e sigurisë në komunë. Zv. kryetari Aliu deklaroi se situata e sigurisë në Viti vazhdon të jetë e qetë dhe stabile, duke falënderuar të gjithë kontribuuesit në këtë drejtim, në veçanti Policinë e Kosovës.

Ndërkohë, komandanti i Stacionit Policor në Viti, kapiten Ruzhdi Abdullahu, prezantoi një raport të shkurtër për periudhën janar–mars 2026. Ai bëri të ditur se gjatë kësaj kohe janë evidentuar 80 raste të veprave penale të llojeve të ndryshme, prej të cilave 15 janë ende në hetim.

Sipas tij, shqetësuese në fillim të vitit kanë qenë vjedhjet në shkolla, por këto raste tashmë janë zbardhur. Ai shtoi se sfida mbeten përdorimi i narkotikëve si dhe përdorimi i mjeteve në komunikacion, si trotinetet dhe motoçikletat pa leje përkatëse dhe nga persona në moshë të papërshtatshme.

Në fund të takimit, anëtarët e KKSB-së ngritën edhe çështje të tjera që lidhen me sigurinë publike, duke dhënë propozime dhe rekomandime për përmirësimin e mëtejmë të gjendjes në komunë.

Share This:

Tags: Viti
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Exkluzive! – Restaurant Accorn – Makresh – Gjilan
Më të Rejat
Futboll

Dy superpërballje sot: Drita-Llapi dhe Prishtina-Ballkani në

16 August 2026
Arte Pamore

Punimi “Embrioni i shtatëzanisë”, i piktorit Jetullah

15 August 2026
Lajme

Nga trajnimi te uniforma: Leon Agaj bëhet

14 August 2026
Lajme

Gjilani nis sezonin me fitore, triumfon 3-1

14 August 2026
RELATED Stories for you
Lajme

E rëndë: Mërgimtari 19-vjeçar humb jetën rrugës

25 July 2026

Një ngjarje e rëndë ka tronditur fshatin Ramjan të Vitisë dhe mbarë komunitetin. Dion

Lajme

Ka nisur fushata e korrje shirjeve në

7 July 2026

Në komunën e Vitisë ka nisur dje zyrtarisht fushata e korrje shirjeve për sezonin

Lajme

Ndalohen tre persona nën dyshimin për keqpërdorim

17 June 2026

Tre persona janë ndaluar nën dyshimin për veprat penale “Legalizimi i përmbajtjes së pavërtetë

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Impressum

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.