Wednesday 24 June 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Kryetari Rahimaj: Shumë punë në proces në Koretin

Gjilan: Tërhiqet propozimi për dhënien në shfrytëzim të mbi 75 hektarëve tokë komunale, Murseli: Presioni

Parashikimi i motit për të martën, 23 qershor 2026

UKZ dhe Instituti i Historisë “Ali Hadri” koordinohen për organizimin e Konferencës Shkencore “Flaka e

Gjilani mban dëgjimin publik për Kornizën Afatmesme Buxhetore 2027–2029, prezantohen prioritetet zhvillimore

Drejtori i Shërbimeve Publike: Projekti i bulevardit ka kaluar të gjitha fazat dhe filtrat e

U mbajt punëtori për avancimin e Statutit të UKZ-së

Artisti nga Gjilani, Hajrush Fazliu, pritet në ASHAK nga kryetarja Justina Shiroka Pula

Zyrtare: Shqiprim Taipi largohet nga Gjilani

Kamenicë: Mbahet mbledhja e gjashtë e Komitetit për Politikë dhe Financa

 Delegacioni turk zbarkon në Gjilan – Ansambli “Gjilani” në qendër të bashkëpunimit kulturor
Kulturë Lajme Muzikë

Delegacioni turk zbarkon në Gjilan – Ansambli “Gjilani” në qendër të bashkëpunimit kulturor

25 March 2026 0 Comment 5 min read

AA

Gjilan, 25 mars – Një delegacion nga Bursa e Turqisë ka vizituar sot Gjilanin, duke zhvilluar takime të rëndësishme me përfaqësues institucionalë dhe kulturorë, me fokus forcimin e bashkëpunimit në fushën e kulturës.

Fillimisht, mysafirët janë pritur nga kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban S. Hyseni, ku është diskutuar për zgjerimin e bashkëpunimit ndërmjet dy qyteteve, veçanërisht në projekte kulturore.

Më pas, delegacioni ka vizituar Ansamblin e Këngëve dhe Valleve “Gjilani”, ku është njohur nga afër me punën, traditën dhe aktivitetet artistike të këtij institucioni të rëndësishëm kulturor.

Në mesin e delegacionit turk nga Bursa ishin Hüseyin Özkan, Nesrin Çakıroğlu Aksit dhe Gülçin, të cilët shprehën interes për bashkëpunim të vazhdueshëm në promovimin e kulturës dhe trashëgimisë.

Përfaqësuesit e Ansamblit “Gjilani” vlerësuan këtë vizitë si një hap të rëndësishëm drejt krijimit të urave të reja të bashkëpunimit kulturor ndërkombëtar, duke theksuar rëndësinë e shkëmbimeve artistike dhe projekteve të përbashkëta.

Nga të dyja palët u shpreh gatishmëri për thellimin e bashkëpunimit dhe realizimin e iniciativave të reja në të ardhmen.


Postimi i plotë nga Ansambli “Gjilani”:

Ansambli i Këngëve dhe Valleve “Gjilani” pati kënaqësinë të mirëpresë sot në ambientet e tij mysafirë të nderuar nga Bursa, të cilët paraprakisht zhvilluan një takim edhe me Kryetarin e Komunës së Gjilani, Alban S. Hyseni.

Një falënderim i veçantë shkon për Kryetarin Alban Hyseni për ftesën që të jemi pjesë e këtij takimi të rëndësishëm së bashku me mysafirët nga Turqia, duke krijuar ura të reja bashkëpunimi në fushën e kulturës.

Në mesin e mysafirëve ishin Hüseyin Özkan, kryetar i Komisionit për Ballkan në qytetin e Bursës, Nesrin Çakıroğlu Aksit, kryetare e shoqatës “Bursa Olympus”, e angazhuar në fushën e kulturës dhe edukimit të fëmijëve, njëkohësisht edhe biznesmene e suksesshme në Turqi, si dhe znj. Gülçin, anëtare e komisionit në “Bursa Olympus”.

Gjatë vizitës në ansambël, mysafirët u njohën nga afër me aktivitetet tona artistike, traditën dhe përkushtimin që Ansambli “Gjilani” ka në ruajtjen dhe promovimin e kulturës sonë.

Shprehim mirënjohjen tonë të sinqertë për vizitën dhe mbështetjen e vazhdueshme, si dhe falënderojmë në veçanti z. Hüseyin Özkan për bashkëpunimin e gjatë dhe të frytshëm me Ansamblin “Gjilani”.

Me shpresë për projekte të reja dhe bashkëpunime edhe më të suksesshme në të ardhmen!

Me respekt,
Ansambli “Gjilani”
Ansambli Gjilani
Drejtoria për Kulturë Rini dhe Sport – Gjilan
Komuna e Gjilanit
Afrim Haziri

Share This:

Tags: Bursa Gjilan Turqia
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Opinione

Nga, Ismet Sylejmani: VAJI DHE LOTI I

23 June 2026
Lajme

Kryetari Rahimaj: Shumë punë në proces në

23 June 2026
Lajme

Gjilan: Tërhiqet propozimi për dhënien në shfrytëzim

23 June 2026
Lajme

Parashikimi i motit për të martën, 23

23 June 2026
RELATED Stories for you
Opinione

Nga, Ismet Sylejmani: VAJI DHE LOTI I

23 June 2026

Shpërthimi ne vaj i Udhëheqësit të popullit, Atdheut dhe Kombit Ali Ahmeti ishte madhështia

Lajme

Gjilan: Tërhiqet propozimi për dhënien në shfrytëzim

23 June 2026

Është tërhequr nga rendi i ditës i mbledhjes së Kuvendit Komunal të Gjilanit propozim-vendimi

Lajme

Gjilani mban dëgjimin publik për Kornizën Afatmesme

23 June 2026

Komuna e Gjilanit ka mbajtur dëgjimin publik në kuadër të hartimit të Kornizës Afatmesme

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.