Pensionohet arsimtari Reshat Kryeziu pas 37 vitesh shërbim në arsim
Pas plot 37 vitesh përkushtim dhe punë të palodhur në SHFMU “Metush Krasniqi” në Rogaçicë, më 18 mars 2026 është pensionuar arsimtari i lëndës së matematikës, Reshat Kryeziu.
Gjatë gjithë këtyre viteve, ai nuk ishte vetëm një mësimdhënës i matematikës, por edhe një pedagog i vërtetë për breza të tërë nxënësish, duke mbjellë tek ta jo vetëm dashurinë për matematikën, por edhe vlera të rëndësishme njerëzore si puna, përgjegjësia dhe respekti.
Reshat Kryeziu do të mbahet mend si një arsimtar i drejtë, punëtor dhe gjithmonë i përkushtuar në edukimin dhe arsimimin e gjeneratave të reja. Ai ishte shembull i përkushtimit ndaj profesionit dhe një figurë e respektuar nga kolegët, nxënësit dhe komuniteti lokal.
Në një darkë solemne të organizuar me rastin e pensionimit, drejtoresha e shkollës, Belgizare Kryeziu, e falënderoi për kontributin e çmuar ndër vite në fushën e arsimit dhe për sukseset që i solli shkollës.
Ajo, në emër të saj, stafit mësimor dhe nxënësve, i uroi pensionim të mbarë, duke i dëshiruar shëndet, qetësi dhe rehati në këtë etapë të re të jetës.
Në shenjë mirënjohjeje për kontributin shumëvjeçar, atij iu nda edhe një mirënjohje.
Nga ana e tij, arsimtari Reshat Kryeziu falënderoi të pranishmit për prezencën, bashkëpunimin dhe respektin e ndërsjellë, duke theksuar se vitet e shërbimit në arsim do t’i mbajë mend si ndër më të mirat e jetës së tij.
Ndërkaq, kujtime nga jeta studentore dhe rrugëtimi i tij u ndanë edhe nga vëllai i tij, Prof. Dr. Refik Kryeziu.
Postimi i plotë i shkollës:
“Pensionohet arsimtari Reshat Kryeziu 👏
Pas plot 37 vitesh përkushtim dhe punë të palodhur në SHFMU “Metush Krasniqi” në Rogaçicë, dje më datë 18.03.2026, u pensionua arsimtari i lëndës së matematikës, Reshat Kryeziu.
Gjatë gjithë këtyre viteve, ai nuk ishte vetëm një mësimdhënës i matematikës, por një pedagog i vërtetë për breza të tërë nxënësish i cili me durim, përkushtim dhe profesionalizëm arriti të mbjellë tek nxënësit jo vetëm dashurinë për matematikën, por edhe vlera të rëndësishme njerëzore si puna, përgjegjësia dhe respekti.
Reshat Kryeziu do të mbahet mend si një arsimtar i drejtë, punëtor dhe gjithmonë i gatshëm për të edukuar dhe arsimuar breza të rinj.
Ai ishte shembull i përkushtimit ndaj profesionit dhe një figurë e respektuar nga kolegët, nxënësit dhe komuniteti lokal dhe jo vetëm.
Me fjalë përshëndetëse në darkën solemne u drejtua drejtoresha e shkollës, znj. Belgizare Kryeziu e cila e falënderoi arsimtarin Reshat për kontributin e çmuar dekada me radhë në fushën e arsimit, rezultatet dhe sukseset që i solli shkollës sonë.
Ajo gjithashtu në emër të saj, mësimdhënësve dhe nxënësve të shkollës i uroi pensionimin duke i dëshiruar shëndet, qetësi dhe rehati në pension.
“Faleminderit për gjithçka që keni dhënë për shkollën dhe për arsimin”, shtoi ajo.
Në fund iu nda edhe mirënjohje për kontributin shumëvjeçar në fushën e arsimit.
Edhe arsimtari Reshat Kryeziu falënderoi të pranishmit për prezencën, bashkëpunimin dhe respektin e ndërsjellë.
“Vitet e shërbimit në fushën e arsimit do t’i mbaj mend si vitet më të mira të jetës sime, duke i kujtuar me dashuri e krenari”, tha ai.
Evokim kujtimesh mbi jetën e vështirë studentore në kohën kur studioi arsimtari Reshat bëri edhe vëllai i tij, Prof. Dr. Refik Kryeziu.
Me respekt dhe mirënjohje të thellë,
Drejtoria e shkollës dhe kolegët.”
