Derbi i madh i xhiros 24: Ballkani fiton ndaj Dritës dhe rimerr kreun e tabelës
Në derbin e xhiros së 24-të të Superligës së Kosovës, Ballkani doli triumfues ndaj Dritës, duke fituar me rezultat të thellë 3-0 dhe duke rimarrë vendin e parë në tabelë.
Ndeshja nisi me një ritëm të lartë, dhe vetëm pas tre minutave lojë vendasit kaluan në epërsi falë një goli spektakolar nga Bleart Tolaj, i cili shënoi për 1-0. Dominimi i Ballkanit vazhdoi, dhe në minutën e 35-të, Arbër Potoku shënoi golin e dytë, duke thelluar avantazhin e ekipit vendas.
Për Dritën, pjesa e parë ishte e vështirë, dhe momenti më i afërt me golin ishte një shtyllë e goditur nga Blerim Krasniqi, që la shijen e një rastit të humbur.

Në pjesën e dytë, gjilanasit krijuan disa raste të mira shënimi, por nuk arritën të reduktonin diferencën, ndërsa Ballkani ruajti kontrollin dhe shënoi edhe një herë për të vulosur fitoren e thellë.
Ky triumf rikthen Ballkanin në krye të Superligës dhe forcon pozitat e skuadrës në garën për titull, ndërsa Drita mbetet në vend të dytë me një diferencë prej vetëm tre pikësh.
