Wednesday 24 June 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Kryetari Rahimaj: Shumë punë në proces në Koretin

Gjilan: Tërhiqet propozimi për dhënien në shfrytëzim të mbi 75 hektarëve tokë komunale, Murseli: Presioni

Parashikimi i motit për të martën, 23 qershor 2026

UKZ dhe Instituti i Historisë “Ali Hadri” koordinohen për organizimin e Konferencës Shkencore “Flaka e

Gjilani mban dëgjimin publik për Kornizën Afatmesme Buxhetore 2027–2029, prezantohen prioritetet zhvillimore

Drejtori i Shërbimeve Publike: Projekti i bulevardit ka kaluar të gjitha fazat dhe filtrat e

U mbajt punëtori për avancimin e Statutit të UKZ-së

Artisti nga Gjilani, Hajrush Fazliu, pritet në ASHAK nga kryetarja Justina Shiroka Pula

Zyrtare: Shqiprim Taipi largohet nga Gjilani

Kamenicë: Mbahet mbledhja e gjashtë e Komitetit për Politikë dhe Financa

 Opinion nga Agim Kasapolli – Dekadenca e emisioneve sportive në kosovë – Cirku mediatik i cdo të diele
Champions League Futboll Lajme Opinione Sport Superliga e Kosovës

Opinion nga Agim Kasapolli – Dekadenca e emisioneve sportive në kosovë – Cirku mediatik i cdo të diele

8 February 2026 0 Comment 5 min read

AA

Pas shumë vitesh si komentatori më i moshuar dhe një ndër më të përkushtuarit në hapësirën shqiptare të sportit, kam vendosur të tërhiqem përfundimisht nga pjesëmarrja në emisionet dhe debatet televizive sportive. Kjo nuk është një vendim i lehtë, por është i domosdoshëm. Shkaku? Degradimi i thellë që ka përfshirë këto emisione, të cilat më shumë i shërbejnë çoroditjes së opinionit sesa zhvillimit të tij.

Ajo që ndodh çdo të diel në televizionet kosovare nuk është analizë sportive, por një teatër i neveritshëm banaliteti dhe injorance – një festë dekulturimi kombëtar ku sporti shërben veç si pretekst për të ngritur në piedestal mediokritetin dhe gënjeshtrën.

Nga: Agim Kasapolli

Rreth 12 televizione nacionale kabllore, secila me “emisionin” e vet sportiv, mbushin ekranet me dhjetëra analistë të vetëshpallur që vështirë i dallon nga njëri-tjetri: të gjithë flasin shumë, dinë pak, e bërtasin si të ishin në stadium, jo në studio. Moderatori? Zakonisht një figurë pa përgatitje, pa gjuhë, pa etikë, që nuk di as ta drejtojë debatin, as të bëjë një pyetje normale, përveç ndonjë batute të ndytë që çalon në dy këmbë.

Pjesëmarrësit – një turmë njerëzish që shfaqen nëpër studio si të ishin pronarë të së vërtetës: ish-lojtarë anonimë, trajnerë të dështuar, referë me më shumë gabime se ndeshje të arbitruara, madje edhe politikanë, imamë, profesorë “sporti”, që s’dinë të analizojnë as një out, por japin mend për taktikën e Guardiolës. E turpshme!

Këta “ekspertë” që gjatë karrierës s’kanë bërë asgjë për t’u mbajtur mend, sot shfaqen në televizion si autoritete të pathyeshme, që kritikojnë trajnerë të ekipeve me trofe ndërkombëtare, ndërsa vetë s’kanë menaxhuar dot një stërvitje pa prishur dy topa. Janë kthyer në manipulues të opinionit publik, që mbështillen me tituj fallco e CV të stisura, dhe nuk ngurojnë të shkelin çdo logjikë për të mbështetur klubin apo interesin e radhës.

Ajo që ofrojnë këto emisione nuk është analizë, por zhurmë. Një papërgjegjësi kolektive ku fjala humbet kuptimin, e shikuesi poshtërohet nga një rreth vicioz gjepurash, me përmbajtje nën çdo nivel profesional dhe moral. Këto formate janë një fyerje për inteligjencën e publikut dhe një pasqyrë e shëmtuar e mënyrës si e kemi trajtuar sportin dhe dijen në këtë vend.

Ky shkrim është edhe një formë proteste personale: një përshëndetje e fundit me ekranin, e një zëri që për vite të tëra e dha kontributin me dinjitet dhe pa interesa. Nuk do të jem më pjesë e këtyre paneleve të degraduara, sepse nuk mund të jem pjesë e një mashtrimi kolektiv që e ul sportin në nivelin e çarshisë dhe llomotitjes së kafenesë.

Koha për t’i thënë gjërat troç: këto emisione nuk duhen reformuar – duhen mbyllur. Janë bërë pengesë për zhvillimin e sportit dhe të mendimit kritik në vend. Sporti nuk meriton të ndotet me këtë nivel provincializmi të turpshëm, ku secili që di të bëjë zhurmë, shpallet ekspert.

Me respekt,

Agim Kasapolli

Komentator sportiv me 50 vjet përvojë pune në gazetari dhe mbi 2000 komentime nga ngjarjet më të mëdha sportive – Lojërat Olimpike, Kampionatet Botërore dhe Evropiane – në shumë degë sportive.

Megjithatë, mbesim në kontakt në platforma digjitale!

Share This:

Tags: Kosova Sporti Televizioni
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Opinione

Nga, Ismet Sylejmani: VAJI DHE LOTI I

23 June 2026
Lajme

Kryetari Rahimaj: Shumë punë në proces në

23 June 2026
Lajme

Gjilan: Tërhiqet propozimi për dhënien në shfrytëzim

23 June 2026
Lajme

Parashikimi i motit për të martën, 23

23 June 2026
RELATED Stories for you
Futboll Sport

Zyrtare: Ndeshja Izrael – Kosovë do të

22 June 2026

UEFA ka konfirmuar se ndeshja ndërmjet Izraelit dhe Kosovës, e vlefshme për Ligën e

Lajme

Profesoresha nga Gjilani – Kosova, dr. Milote

18 June 2026

Profesoresha nga Kosova, dr. Milote Sadiku, ka mbajtur një ligjëratë në Universitetin e Regensburgut

Lajme

Afër 60 mijë qytetarë kanë votuar deri

7 June 2026

Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), deri

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.