Saturday 14 November 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Nga Xhemail Veseli – Dy gjigantë të letrave që nuk u takuan kurrë, ndonëse ishin

Komuna e Vitisë shpërndau 45 spërkatëse për fermerët

Alarm! Pezullohen të gjitha fluturimet në ShBA

Viti: Rriten rastet e dhunës në familje, këtë vit janë raportuar 56 raste

Pesë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve, njëri raportohet në Gjilan

Pesë nxënës përfshihen në një rrahje në Rogoqicë të Kamenicës, dy marrin tretman mjekësor

Punëtorët e NPL “Tregu” shembull në kujdesin për ambientin, shoferëve u kërkohet më shumë përgjegjësi

QKMF “Dr. Nagip Rexhepi” merr pjesë në Konferencën e Parë Ndërkombëtare të Cilësisë së Shërbimeve

Stuhia “Charles” zhvendoset drejt Ballkanit

Zyrtare, Lutfi Dalipi zgjedh Kosovën

 Gjilan: Gjykata dënon me 25 vjet burgim të akuzuarin V. S. për veprën penale vrasje të rëndë
Lajme

Gjilan: Gjykata dënon me 25 vjet burgim të akuzuarin V. S. për veprën penale vrasje të rëndë

14 November 2025 0 Comment 5 min read

AA

ℹ️Gjilan, 14.11.2025 – Gjykata Themelore në Gjilan ka shpall aktgjykim dënues ndaj të akuzuarve V. S. dhe F. M., për veprat penale vrasje e rëndë, mbajtja në pronësi, kontroll të armëve dhe dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale.

Me datë 07.11.2024, rreth orës 14:00 h, i akuzuari V. S. në Gjilan, në rrugën ,,Mërgimtarët e Gjilanit”, në parkingun e objektit banesor ,,Gëzimi 3”, përball lokalit berber shop ,,Donisi”, me dashje e në shenjë hakmarrje për shkak të një konflikti fizik të ndodhur para dy viteve, e ka privuar nga jeta tani të ndjerin S. O., nga fshati Vërbicë, Komuna e Gjilanit, në atë mënyrë që me të arritur me biçikleta të pandehurit V. S. dhe F. M., përballë lokalit berber shop “Donisi”, aty i pandehuri V. e vëren të ndjerin S., i cili ishte duke hyrë në veturë, me ta vërejtur përnjëherë e repetit revolen e prodhimit “Zoraki”, modeli M-917-T, e kalibrit 9×17 mm, me numër serik A3YZR16YS01-2303343, i ofrohet afër dhe me një predhë e godet të ndjerin S., në anën e pasme të shpinës (komblikut), me ç’rast i ndjeri rrëzohet në tokë, e derisa ishte i rrëzuar, ofrohet i pandehuri V., e godet dy herë me grusht dhe një herë me shqelm, e më pas të pandehurit me shpejtësi largohen në drejtim të panjohur, derisa i ndjeri S. O. ndërron jetë.

Në kohë të papërcaktuar e deri me datë 12.11.2024, rreth orës 18:20 minuta, në Gjilan, ka mbajt në pronësi në mënyrë të paautorizuar armë zjarri dhe atë një revole e prodhimit “Zoraki”, modeli M-917-T, e kalibrit 9×17 mm, me numër serik A3YZR16YS01-2303343, në atë mënyrë që pasi arrestohet i pandehuri Valmir, i njëjti e dorëzon pistoletën e lartcekur, me ç’rast sekuestrohet nga Policia e Kosovës.

Më këto veprime i pandehuri V. S. ka kryer veprat penale vrasje e rëndë dhe mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, vepra të sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës.

I akuzuari F. M. nga data 07.11.2024 e deri më datë 12.11.2024, në Gjilan, në vende të ndryshme me dashje ka ndihmuar të pandehurin V. S. në fshehjen – mos zbulimin e kryesit të veprës penale të vrasjes së rëndë, në atë mënyrë që edhe për kundër asaj që ishte prezentë kur i pandehuri V., shtënë një herë me revole në të ndjerin S. O., e të cilin edhe e godet me grusht dhe shqelm derisa tani i ndjeri ishte i rrëzuar në tokë, dy të pandehurit së bashku me biçikleta në shpejtësi largohen nga vendi i ngjarjes, shkojnë në shtëpinë e pa banuar i lënë biçikletat, dalin së bashku hipin në një taksi, shkojnë tek rrethi i spitalit rajonal, aty zbresin e më pas hipin prapë në një taksi tjetër dhe shkojnë në drejtim të fshatit Livoç i Ultë, me ç’rast aty rrinë të fshehur deri me datë 12.11.2024, kur dorëzohen në polici, në këtë mënyrë i pandehuri F., e ka ndihmuar të pandehurin V. në fshehjen e tij.

Me këto veprime ka kryer veprën penale dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale, vepër e sanksionuar me Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

⚖️Trupi gjykues pas shtjellimit të gjitha provave dhe dëgjimit të dëshmitarëve, të akuzuarin V. S. për veprën penale vrasje e rëndë dhe mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, i shqipton dënim unik në kohëzgjatje prej 25 (njëzetë e pesë) vitesh burgim, ndërsa të akuzuarin F. M., për veprën penale dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale, i shqipton dënim me burgim në kohëzgjatje prej 8 (tetë) vitesh.

Gjykata ka nxjerrë aktvendim të veçantë me të cilin i vazhdohet masa paraburgimit të pandehurve V. S. dhe F. M., derisa ky aktgjykim të bëhet i formës së prerë, por jo më gjatë se dënimi i shqiptuar.

Palët e pakënaqura kanë të drejtën e ankesës ndaj të këtij Aktgjykimi, pas pranimit të të njëjtit në Gjykatën e Apelit.

Share This:

Tags: Gjykata Themelore Gjilan
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Exkluzive! – Restaurant Accorn – Makresh – Gjilan
Më të Rejat
Lajme

Nga Xhemail Veseli – Dy gjigantë të

13 November 2026
Lajme

Komuna e Vitisë shpërndau 45 spërkatëse për

13 November 2026
Lajme

Alarm! Pezullohen të gjitha fluturimet në ShBA

13 November 2026
Lajme

Viti: Rriten rastet e dhunës në familje,

13 November 2026
RELATED Stories for you
Lajme

Gjykata në Gjilan cakton 1 muaj paraburgim

18 October 2026

U kapën me 53.2 kg marihuanë në Velekincë. Dyshohet për veprimtari në Kosovë, Shqipëri

Lajme

Gjykata cakton masën e paraburgimit një muaj

11 October 2026

Gjilan, 11 tetor 2026 – Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë

Lajme

GJILAN / MBAHET MBLEDHJA E KOLEGJIUMIT TË

8 October 2026

“Të vazhdohet me përkushtim për rritjen e efikasitetit dhe transparencës” GJILAN, 8 Tetor 2026

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Impressum

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.