
Hyseni: Do të përkrahim iniciativat që zhvillojnë ekonominë tonë dhe krijojnë kushte për vende të reja pune
”Do të përkrahim iniciativat që zhvillojnë ekonominë tonë dhe krijojnë kushte për vende të reja pune”, thotë Alban Hyseni, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Komunës së Gjilanit, në zgjedhjet e tetorit.

Deklarata e tij:
Zonja Blerta Rexhepi është në mesin e sipërmarrësve të suksesshme të Gjilanit që kanë përfituar grante në formë të pajisjeve për të zhvilluar bizneset e tyre.
Bisedova sot me të për sfidat dhe planet, si dhe u zotova se do të vazhdojmë t’i përkrahim gratë në çdo hap të rrugëtimit të tyre drejt suksesit në biznes.
Këto iniciativa e zhvillojnë ekonominë tonë dhe krijojnë kushte për vende të reja pune.
