Friday 12 September 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Osmani kërkon unitet politik: Ruajtja e aleancës me SHBA është përgjegjësi kombëtare

Në fshatin Stubëll të Poshtme u vendos gurthemel i kompleksit memorial kushtuar heroit të Kosovës,

Filloi Klubi i Librit në Kamenicë

Kamenica përzgjedhet në iniciativën evropiane për internet publik falas

𝗡joftim nga FC Prishtina: Biletat për ndeshjen FC Prishtina – FC Drita dalin në shitje

Ansambli “Gjilani” përkujton ish-drejtorin, Nehat Ferati – Sneki

Ilir Poroshtica, ish kandidat për kryetar të Gjilanit nga Lista “Guxo”, është tërhjekur nga gara!

U mbajt mbledhje përkujtimore për profesorin Nexhat Rexha

Ushtarët e Shqipërisë, pjesë e KFOR-it, nisen për në Kosovë

Hyseni: Mbi 500 mijë euro për 4 vjet për 124 biznese në komunë

 Kriptovalutat në Kosovë, “mining” lejohet nëse përdor këtë burim të energjisë elektrike?
Lajme

Kriptovalutat në Kosovë, “mining” lejohet nëse përdor këtë burim të energjisë elektrike?

6 September 2025 0 Comment 7 min read

AA

Prodhimi i kriptovalutave, i njohur si “mining”, tashmë është i lejuar në Kosovë vetëm në rastet kur përdoren burime alternative të energjisë elektrike, në përputhje me liberalizimin e tregut të energjisë. Aktiviteti mbetet i ndaluar për ata që furnizohen nga rrjeti universal publik.

Këtë e ka konfirmuar për emisionin “Shtylla”, prodhim i KosovaPress, ish-kryetarja e Grupit Punues parlamentar për Ligjin për Kriptoasetet, Mimoza Kusari-Lila. Ajo tha se ndalimi i “mining” për ata që përdorin energji nga rrjeti universal vazhdon të mbetet në fuqi, ndërsa përjashtimi është vetëm nëse operatorët sigurojnë burime të tjera të energjisë, përfshirë edhe tregun e liberalizuar të energjisë.

Për të sqaruar nëse tani “mining” është zyrtarisht i lejuar për ata që furnizohen nga tregu i liberalizuar, KosovaPress ka dërguar pyetje zyrtare në Ministrinë e Ekonomisë, por deri më tani nuk ka marrë përgjigje. Më 4 janar 2022, ministrja në detyrë, Artane Rizvanolli pati shkruar se me rekomandim Komitetit Teknik për “Masat e emergjencës në furnizimin e energjisë”, “kam marrë vendimin për Masa të Emergjencës përmes të cilit ndalohet prodhimi i kriptovalutave në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës”.

Në vjeshtën e vitit të kaluar, Kuvendi i Kosovës ka miratuar Ligjin për kriptoasetet, por zbatimi i plotë i tij varet nga Banka Qendrore e Kosovës (BQK), e cila duhet të themelojë njësinë e posaçme për mbikëqyrjen dhe rregullimin e këtij sektori. E për të parë deri ku ka shkuar procesi, KosovaPress ka dërguar pyetje tek ky institucion, mirëpo të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje.

Deputetja, Mimoza Kusari-Lila thotë se “Mining” nuk lejohet në rast se ka të bëjë me furnizimin me energji elektrike nga rrjeti universal. Por, ajo ka treguar se përjashtimi i vetëm për mining është në rast se bizneset ose operatoret arrijnë të sigurojnë burime tjera të energjisë elektrike, ose sipas tregut të liberalizuar.

“Ligji për kriptoasetet tashmë vetëm është në fuqi. Është miratuar në dy leximet në legjislaturën e kaluar në afatet e rregullta. Ndërsa tash për hyrjen në plotni të zbatimit të ligjit është kompetente BQK e cila duhet të themelojë njësinë e veçantë brenda saj dhe gjithë personelin përgjegjës që duhet të bëjnë mbikëqyrjen e tregut dhe funksionimin e kriptoaseteve…Mining nuk lejohet në rast se ka të bëjë me furnizimin me energji elektrike nga rrjeti universal, ndërsa përjashtimi i vetëm për mining është në rast se bizneset ose operatoret arrijnë të sigurojnë burime tjera të energjisë elektrike, ose sipas tregut të liberalizuar. Tash me liberalizimin e tregut të energjisë nëse furnizohen nga jashtë mund të hyn në proces mining, por jo në sistemin aktual të furnizimit të përgjithshëm…BQK ka qenë në proces të formimit të njësisë, deri ku kanë arrit nuk mund të them, për shkak se ende nuk është konstituar kuvendi me komisionet funksionale që me përcjellë mbikëqyrjen e funksionimit të ligjit”, ka thënë Kusari-Lila.

Ndërsa, sa i përket zbatimit të Ligjit për kriptove, eksperti i teknologjisë së kriptovalutave, Milot Mehmeti, shprehet skeptik ndaj rolit të Bankës Qendrore të Kosovës, duke theksuar se banka e sheh këtë sektor si konkurrent dhe nuk po e mbështet rregullimin e pavarur të tij.

“(Paska shku në rrugën e gabuar, se në fakt BQK-ja e sheh si konkurrent)…Sepse këta kanë me shty, po mendoj për të rregulluar qysh duhet dhe kanë me përshtat për interesat e tyre. Kështu që këtu është dashur me qene një grup punues i pavarur, i cili i shtyn këtu dhe çon kriptovalutat ku duhet… BQK-ja është e kundërta e asaj që ofrojnë kriptovalutat. Kriptovalutat janë për me hekë ndërmjetësuesin siç është BQK-ja. Domethënë ato janë krijuar në mënyrë që na mos me pas një entitet i cili i kontrollon një mjet të cilin e përdorim për këmbim, domethënë…Është në rregull për të qenë e involvuar BQK-ja, për shkak se transferet që pranohen, do të pranohen veç ato që shkojnë përmes bankës, ato që shkojnë përmes bankës duhet me kanë, të cilat i kanë kapërcyer këto AML-në dhe KYC-in që janë për shpëlarje të parave dhe është gjithçka në rregull”, thekson Mehmeti.

Ai paralajmëroi për rreziqet e kriptovalutave duke kujtuar se “kriptovalutat nuk janë të sigurta, pasi shpesh përdoren për mashtrime dhe abuzime financiare”. Sidoqoftë, sipas tij, teknologjia e kriptovalutave sfidon sistemet bankare tradicionale dhe mund të ndryshojë rrënjësisht mënyrën se si funksionon sistemi financiar global.

“Kriptovalutat në përgjithësi nuk janë të sigurta. Për shkak se njeri e shfrytëzon një mjet, çfarëdo që është ai për të bërë mashtrime. Kështu që edhe kriptovalutat i kanë përdorë edhe i përdorin ende për të bërë mashtrime të ndryshme…Gjatë kohës ka pasur që janë bërë milionerë prej investimeve në kriptovaluta, për shkak se është një fushë e re…Patjetër që i sfidojnë bankat, çdo sistem që është i vjetër…Bankat në krejt botën janë duke përqafuar kriptovalutat dhe janë duke e përdorur si teknologji për t’i kryer ato transaksionet ndërshtetërore, që mos t’i kenë ato fija të mëdha dhe ato pengesa në logjistikë. Kështu që bankat do të bëhen siç është postieri sot, që email e ka zëvendësuar, edhe kriptovalutat do të zëvendësojnë bankat sepse nuk kemi nevojë për entitete njerëzore që të na tregojnë se çka duhet bërë”, thotë Mehmeti.

Derisa kur jemi tek lajmet nga bota, bitcoin ka rënë 8 për qind në gusht, duke u ulur në pak më shumë se 108 mijë dollarë, rreth 13 për qind më poshtë nga rekordi mbi 124 mijë dollarë më 13 gusht. Çmimi tani është pak më poshtë nivelit të Ditës së Memorialit prej 109 mijë e 500 dollarësh.

Share This:

Tags: Kripto
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

Osmani kërkon unitet politik: Ruajtja e aleancës

12 September 2025
Lajme

Në fshatin Stubëll të Poshtme u vendos

12 September 2025
Basketboll

Gjermania – Finlanda, mbyllet pjesa e parë

12 September 2025
Lajme

Filloi Klubi i Librit në Kamenicë

12 September 2025
RELATED Stories for you
Ekonomi Lajme

Miratohet projektligji për rregullimin e tregtimit për

2 May 2024

Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, ka miratuar projektligjin për kripto-asetet dhe për

Ekonomi Lajme

Akuzohen se vodhën miliarda dollarë nga investitorët,

23 September 2023

Policia e Hong Kongut po heton akuzat për mashtrim kundër platformës së tregtimit të

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.