Friday 12 September 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Ushtarët e Shqipërisë, pjesë e KFOR-it, nisen për në Kosovë

Hyseni: Mbi 500 mijë euro për 4 vjet për 124 biznese në komunë

Parashikimi i motit për të premten, 12 shtaor 2025

Celina shpreson të jetë te Kosova në tetor

Edicioni i 33-të i Kalimerës Poetike “Basri Qapriqi” nis sonte në Ulqin

Eurodeputetët: Kjo Serbi s`ka vend në Bashkimin Evropian

Ndahet nga jeta profesori Nexhat H. Rexha

Aktori Osman Azemi ka ndarë një moment emocional në rrjete sociale

Stafi administrativ i Fakultetit “Kadri Zeka”, shembull i korrektësisë dhe shërbimit cilësor

Bien temperaturat, mot kryesisht me shi sot

 Arti në zi! Shuhet në moshën 89-vjeçare regjisori i shquar, Dhimitër Anagnosti! E bija: Pas një lëngimi të gjatë, iu bind ligjit të jetës
Film Kulturë Lajme

Arti në zi! Shuhet në moshën 89-vjeçare regjisori i shquar, Dhimitër Anagnosti! E bija: Pas një lëngimi të gjatë, iu bind ligjit të jetës

1 September 2025 0 Comment 7 min read

AA

“Lamtumirë regjisori i jetës sonë”, shkruan e bija. Anagnosti, një ndër regjisorët më të mirë shqiptarë, u vlerësua me shumë çmime shqiptare e të huaja. Filmat e tij janë ndër të paktit që edhe sot paraqesin interes. 

Nga sot, babai i “Lulëkuqe mbi mure” apo “Përrallë nga e kaluara”, krijuesi i personazheve si Sulo apo kujdestari, Gjinos dhe Marigosë, nuk është më. Dhimitër Anagnosti, një nga figurat më të shquara të panteonit të kinematografisë shqiptare, u nda nga jeta në moshën 89-vjeçare, pas një beteje të gjatë me një sëmundje të rëndë.

Lajmi që pllakosi në zi të gjithë dashamirësit e filmit shqiptar, e bëri vajza e e regjisorit, Juna Anagnosti përmes një postimi në rrjete sociale. “Lamtumirë Dhimitër Anagnosti, regjisori i jetës sonë! Pas një lëngimi te gjate ju binde ligjit të jetës! Lamtumirë babush!”, shkroi Juna Anagnosti.

Për ndarjen e tij nga jeta kanë reaguar figura të artit dhe politikës. Kryeministri Edi Rama shkruan se iku ‘babai i kinemasë shqiptare’, autori i shumë skenareve që shenjuan rrugën e kinematografisë. Presidenti Bajram Begaj shprehet se “Plejadës së artistëve të mëdhenj shqiptarë iu shkëput sot një tjetër yll”. Ish presidenti Ilir Meta u shpreh se trashëgimia e tij do të mbetet monument i pavdekshëm.

I  cilësuar si një prej regjisorëve që e shkroi me gërma të artit historinë e artit shqiptar, Dhimitër Anagnostit i numërohen në karrierën 40-vjeçare, 15 skenarë, 14 filma artistikë, 10 dokumentarë dhe disa çmime kombëtare e ndërkombëtare.

Artisti i Popullit” dhe “Nderi i Kombit” lindi në vitin 1936 në Vuno. Shkollën fillore e kreu në fshatin e lindjes dhe shkollën unike dhe të mesme të përgjithshme i kreu në Vlorë. Më 1954 – 1960 ndoqi Institutin Kinematografik “VGIK” të Moskës, ku u diplomua për kinooperator.

Pas kthimit në Shqipëri, filloi punë si operator në Kinostudion “Shqipëria e Re”, duke debutuar me filmin “Debatik” dhe më pas “Toka jonë”. Ai realizoi edhe filmin e parë dokumentar me ngjyra, “Gurët dekorativë”. Në vitin 1966, bashkë me Viktor Gjikën, solli filmin “Komisari i dritës”, ndërsa vetëm një vit më vonë, në moshën 31-vjeçare, realizoi si regjisor i vetëm “Dueli i heshtur”. Të dy filmat mbeten edhe sot ndër më të dashurit për publikun shqiptar.

Edhe pse nën trysninë e një sistemi që artin e shikonte me lupë për të qenë strikt të realizimit socialiste, Anagnosti i dhuroi filmit shqiptar vepra të tilla që do t’i rezistojnë kohës ndër dekada, për shkak të vlerës artistike që kanë.

 Mbi të gjitha “Përrallë nga e kaluara”, një histori e martesës së detyruar mes Gjinos 14-vjeçar dhe Marigosë 20-vjeçare, e mbështetur nga kryeveprën e Andon Zako Çajupit “14 vjeç dhëndërr, historia e mrekullueshme e Sulos dhe batuta ‘komisar surratë patate” te “Lulëkuqet mbi mure” apo “Kthimi i ushtrisë së vdekur”, i realizuar mjeshtërisht mbi një nga perlat e Ismail Kadaresë.

Anagnosti ishte njeriu i mendimit të lirë, këmbëngulës në mbrojtjen e pikëpamjeve të tij, me një kurajë qytetare, e cila e ka vënë shpesh në shënjestër të mediokërve. Në fillim të viteve ’90, Anagnosti shërbeu si deputet dhe ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve. Por siç duket në arenën e politikës dhe intrigave të saj nuk e gjeti veten.

Ishte i martuar me aktoren e madhe Roza Anagnosti, me të cilën ndau jo vetëm jetën, por edhe pasionin për artin.

Në vitin 2006, ai dhuroi për publikun veprën e tij të fundit, filmin “Gjoleka, djali i Abazit”, një rrëfim i ndjerë për përplasjet e brezave, plagën e emigracionit dhe realitetin e vështirë të një vendi të vogël e të pazhvilluar.

Pas kësaj u tërhoq, i goditur edhe nga sëmundja e rëndë. Veprimtaria e tij u vlerësua me disa nga titujt më të lartë si “Artist i Popullit”, “Nderi i Kombit” dhe “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, duke kurorëzuar një jetë të përkushtuar ndaj artit, kulturës dhe qytetarisë.

Ashtu siç kishte vetë e la amanet, regjisori do të prehet në Vuno të Himarës, vendlindjen që e mbajti gjithmonë në zemër.

Share This:

Tags: Dhimiter Anagnosti
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

Ushtarët e Shqipërisë, pjesë e KFOR-it, nisen

12 September 2025
Lajme

Hyseni: Mbi 500 mijë euro për 4

12 September 2025
Lajme

Parashikimi i motit për të premten, 12

12 September 2025
Lajme

Celina shpreson të jetë te Kosova në

11 September 2025
TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.