Friday 20 June 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Aktivitete javore në trafikun rrugor

Komuna e Gjilanit, fillon me inseminimin artificial dhe vaksinimin e kafshëve

Shkruan: Avni Spahiu – Roli i intelektualit sot në Kosovë

Sondazhi i ri i UBO Consulting: LVV e para, pasohet nga PDK

Çfarë është “bomba bunker” me të cilën SHBA mund ta godasë Iranin?

Abdixhiku për pozicionin e VV-së: Është gabim trashanik për nivelin dijes politike që do të

Qeveria e Kosovës synon t’i ndërtojë dy ura të reja pranë urës kryesore mbi Ibër

Gjilan: Arbër Ismajli, uron kreun e KBI-së në Gjilan, Naim Aliu pas kthimit nga Haxhi

Mbappe është shtruar në spital

Aktori i njohur turk, Burak Özçivit, zgjedh Shqipërinë për pushime

 Shkruan: Avni Spahiu – Roli i intelektualit sot në Kosovë
Lajme

Shkruan: Avni Spahiu – Roli i intelektualit sot në Kosovë

19 June 2025 0 Comment 12 min read

AA

Roli i intelektualit në shoqëri paraqet një temë të ndërlikuar. Ne në Kosovë mund të flasim  se çfarë ndikimi të madh, kuptimplotë dhe vendimtar kanë pasur intelektualët në Kosovë, veçanërisht pas Luftës së Dytë Botërore, po dhe më vonë, në periudhën e arsimimit dhe trasimit të rrugës së çlirimit kombëtar, ndonëse në kohë monizmi dhe të persekutimi, duke e bërë këtë për një kauzë dhe qëllim fisnik – të ruajtjes së identitetit dhe emancipimit shpirtëror të kombit dhe kontributit të madh në pasurimin e kulturës kombëtare.

Flasim për periudhën e “intelektualit të angazhuar” – të pjesëmarrjes në proceset shoqërore, në kushte  të kufizimeve e ideologjike dhe lirisë së fjalës, si një domosdo që lindte nga zhvillime që kërkonin drejtim për proceset që ndodhnin dhe që do të përcaktonin të nesërmen e tonë.

Shkruan: Avni Spahiu

Ky ishte një lajtmotiv për çdo intelektual të mirëfilltë të kohës i rolit të tij angazhues dhe udhërrëfyes në një kohë që ishte e zymtë dhe përplot pasiguri.

Mendoj se kjo kohë shënonte një sprovë për intelektualët shqiptarë që ata e kaluan me sukses dhe do të ngelë në histori si shembull i rolit aktiv të intelektualit kundruall kombit dhe vendit të vet…

Një rol ky që sot është më i vogël, për shkak të margjinalizimit të intelektualit dhe zërit të tij në proceset shoqërore, që vjen nga faktorë të shumtë dhe si pasojë e mospërfilljes së tij nga politika, e cila ka dalë në plan të parë të të gjitha angazhimeve. Intelektuali sot është në kërkim të rigjetjes së vendit dhe rolit të tij në shoqëri, në këtë shoqëri që po transformohet në mënyrë marramendëse dhe jo gjithmonë pozitivisht, si kudo në botë, dhe në të cilën intelektuali ndjehet shpesh i zhvendosur.

Arsyet e vërteta dhe të shumta për këtë mund të jenë pjesë e një debati më të gjerë në kuadër të realitetit të sotshëm shoqëror në Kosovë, por edhe në përmasa më të gjera mbarëkombëtare.

Në vend të intelektualit të mirëfilltë, druaj të them se kemi një periudhë pseudo-intelektualizmi, të mos them anti-intelektualizmi që lind në situata kur ekzistojnë pasione të forta që nuk mund të përmbushen.

Intelektuali ka ende ndikim aty ku nuk përfshihen çështje pasionante, por ndryshimi është se ai vazhdon të funksionojë pa një drejtim, pa një konceptim të qëllimeve për të cilat njerëzit duhet të jetojnë.

Respekti për intelektualin dhe “të urtin” është në raport të zhdrejtë me nivelin e inteligjencës së shoqërisë; respekti për intelektualin është reduktuar dhe zëvendësuar me konsideratën për pseudo-intelektualin me pak arsimim, që bën që ai t’i nënshtrohet politikës së ditës apo grishjeve utilitare të interesit vetjak.

Pseudo apo anti-intelektuali pozicionohet në fronte retrograde: ai do të ngrihet kundër gjuhës standarde, duke u stisur pas cytjeve fisnore e lokaliste, në vend se të punojë për avancimin dhe pasurimin gjuhësor; ai dëmton kulturën e përgjithshme shqiptare duke u angazhuar nga pozicione të rrethit të tij të ngushtë, në vend se t’i shohë kauzat e përgjithshme në një dioptri më të gjerë civilizuese; ai do të gjejë “falsitete” tek vlerat kombëtare dhe do të ngrihet kundër historisë dhe personaliteteve historike të kombit të vet duke kërkuar të vërteta të tjera që, në fakt, relativizojnë rëndësinë e kombit të vet nëpër faza të ndryshme historike; ai mohon apo hesht për lashtësinë dhe autoktoninë e kombit në vend se të kërkojë argumente dhe fakte shtesë shkencore që vërtetojnë atë; ai angazhohet për kauza të huaja dhe duke kërkuar ndajshtime të identiteteve dytësore ndaj identitetit kombëtar shqiptar, si fetare ashtu dhe fisnore, ai do të luftojë për krijimin e një identiteti të ri tepër të dyshimtë dhe të huaj, për t’ia veshur kombit të tij, e të tjera.

Lufton për kauza të të tjerëve duke shpenzuar energjinë jo në dobi të kombit të vet dhe për përparimin e tij.

Përçmon kombin e vet duke pohuar se fatkeqësitë e pareshtura që kanë përshkuar këtë komb gjatë historisë janë faji i tij, se shqiptari është i prapambetur dhe primitiv dhe se nuk ka dhënë asnjë kontribut kulmor qytetërues apo krijues kulturor e letrar për kulturën e përgjithshme, se kultura shqiptare është e margjinalizuar, e mbyllur dhe e kufizuar dhe jashtë trendëve modernë, se shqiptarët në të vërtetë nuk ndryshojnë dhe se një sindrom mosndryshimi përcjell jetën e shqiptarit në çfarëdo rrethane.

Ai nuk kritikon por asgjëson, ai nuk ndërton por shkatërron. Ai hesht kur duhet reaguar dhe reagon kur duhet heshtur. Ai nuk sheh asgjë të mirë në të djeshmen, të sotshmen por edhe në të ardhmen e shqiptarisë dhe kërkon mbështetje në identitete sekondare. Ai i është dorëzuar dhe është bërë mjet i politikës dhe politikanëve, në vend se të mos ketë të bëjë aspak me ta, e shumë atributeve të tjera të përditshme…

Ky tip intelektuali shqiptar sot, për fat të keq, gjendet gjithandej, derisa intelektuali i vërtetë nuk kryen dot punën e vet, si prijatar i proceseve zhvillimore dhe trendëve të bashkëkohësisë që duhet ndjekur.  Ai, madje, me një lloj konformiteti, nuk i kundërvihet tipit të parë, atij të pseudo-intelektualit, roli i të cilit sa vjen e shtohet duke u rehatuar në rrethe politike dhe të interesit vetjak, i mbrojtur nga ambienti i tij gjithnjë e më i tëhuajsuar.

Andaj, intelektuali i vërtetë sot rri i margjinalizuar, “zemërplasur” dhe pa mundësi të parapengimit të çfarëdo dukurie negative në shoqëri. Atë nuk e përfill askush. Kështu ai paraqitet sot si apatik, ndryshe nga roli i tij iluminues e qytetërues në të kaluarën tonë. Për këtë, ai është po aq fajtor sa dhe ata që e kanë vënë intelektualin në pozitë inferiore.    

Mjetet moderne të komunikimit, (interneti), kanë zgjeruar gamën e të shprehurit kolektiv, por ka barazuar intelektualin me pseudo-intelektualin apo edhe me injorantin, duke siguruar qasje të njëjtë tek të dy.

Kjo do të thotë se në vend të një qëndrimi kritik tani kemi një qëndrim skeptik që buron nga mungesa e edukimit adekuat qytetar si burim kryesor që është ushqim i mendjes së shëndoshë dhe racionale.

Intelektualët e vërtetë janë të vetëdijshëm se, si gjithë të tjerët, ata kanë pikat e veta të dobëta andaj qëndrojnë mendjehapur, ndonëse kjo vetëdije e  tyre mund të kufizojë angazhimin e tyre dhe kështu me mosveprim t’i shkaktojnë dëm shoqërisë.

Ndërkohë, mediokriteti është bërë faktor në diskursin tonë kulturor dhe intelektual. Sot mediokriti dhe i padijshmi kalojnë të patrazuar t’u zënë vendin intelektualëve të mirëfilltë dhe vlerave reale…

Por, për një intelektual të mirëfilltë përpjekja për të ndërtuar një botëkuptim të vetin është një përpjekja e  përhershme, në kërkim të një identiteti që do ta bëjë atë të shquhet përballë botës së tij. Ky identitet duhet të ndërtohet nëse duam të lëmë gjurmë.

Me përpjekjet tona vetjake, që burojnë   nga brendësia jonë intelektuali duhet të zhvillojë këtë identitet. Dhe, kjo ndodh në tërë botën me intelektualin.

Nëse ne nuk qartësojmë veten para miqve tanë, madje edhe para armiqve, nuk do të na marrin seriozisht dhe do të margjinalizohemi. Është vokacion i lindur i një intelektuali që këtë ta bëjë përmes intelektualizmit të mendjes dhe veprimit të tij personal. 

Por ka diçka akoma më shumë! – Siç thoshte Ajnshtajni: “Bota është një vend i rrezikshëm, jo për shkak të atyre që bëjnë keq, por për shkak të atyre që shikojnë dhe nuk bëjnë asgjë”. Unë besoj se intelektualët janë veprimtarë të ndryshimit, veçanërisht në ato pjesë të botës ku sjellja e padrejtë dhe e gabuar është bërë normë.

Në mënyrat e tyre, intelektualët kudo në botë po japin kontribute efektive për përmirësimin e shoqërisë në mënyra kuptimplota. Nuk do të kishte arsye që kjo të mos ndodhë edhe këtu në këtë moment të zhvillimit tonë shoqëror me intelektualët tanë.  

Por, ç’e bën një intelektual të duhur? – Para  së gjithash, edukimi i mirë tek një intelektual është parakusht për ndikimin e inteligjencës dhe racionalitetit të tij. Një person me aftësi dhe njohuri të larta mban këtë lloj përgjegjësie dhe i detyrohet milieut të vet.

Intelektualët duhet të përdorin kapacitetin e tyre për të kontribuar në shmangien e shoqërisë nga rrjedha me ndikim negativ por edhe nga përpjekjet e papërshtatshme aktuale dhe të ardhshme. Pikërisht kjo mungesë vizioni tek intelektualët tanë ka bërë që shoqëria jonë të lëngojë nga lëvizje e kauza të huaja që po e dëmtojnë identitetin shqiptar, që në një kohë afatgjate do të dëmtojnë kohezionin kombëtar.

Vaclav Havel flet për rolin e intelektualit brenda shoqërisë. – Ai thotë pikërisht këtë që intelektuali ynë sot nuk  bën: “Intelektuali duhet të shqetësojë vazhdimisht, të dëshmojë për mjerimin e botës, të jetë provokues duke qenë i pavarur, të rebelohet kundër të gjitha presioneve dhe manipulimeve të fshehura e të hapura; duhet të jetë dyshuesi kryesor i sistemeve… dhe për këtë arsye, një intelektual nuk mund të përshtatet në asnjë rol që mund t’i paracaktohet … dhe në thelb, ai nuk përket askund: ai konsiderohet një ngacmues i bezdisshëm kudo që është.”

I lidhur me këtë, pra, shihet edhe roli i intelektualëve që ata duhet të kenë në shoqëri. Në përgjithësi, intelektualët duhet të marrin përsipër një perspektivë reflektuese mbi shoqërinë. Kjo është më se e nevojshme sot tek ne… .

Share This:

Tags: Avni Spahiu
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

Aktivitete javore në trafikun rrugor

20 June 2025
Futboll

Zyrtare – Milani nis bisedimet me Bayer

20 June 2025
Lajme

Komuna e Gjilanit, fillon me inseminimin artificial

20 June 2025
Lajme

Shkruan: Avni Spahiu – Roli i intelektualit

19 June 2025
TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.