
Laura Fazliu garon për medalje të bronztë në Botërorin e Xhudos
Xhudistja kosovare Laura Fazliu ka zhvilluar një paraqitje të denjë në Kampionatin Botëror të xhudos që po mbahet në Budapest, duke arritur deri në çerekfinale të kategorisë deri në 63 kilogramë.

Në luftën e parë, Fazliu tregoi dominim të plotë ndaj xhudistes nga Uzbekistani, Marjona Nurulloeva, duke fituar me Ippon. Më pas, në luftën e dytë, ajo mposhti italianen Carlotta Avanzato, ku pas një përballjeje të fortë, realizoi një hedhje vendimtare në minutën e fundit për të siguruar kualifikimin në çerekfinale.
Megjithatë, në këtë fazë, Laura u ndal nga kampionia olimpike dhe botërore nga Brazili, Rafaela Silva. Edhe pse u përball me një rivale me përvojë të madhe, Laura tregoi luftë të fortë dhe karakter të madh.
Tani ajo do të ketë një mundësi tjetër për të siguruar medaljen e bronztë, pasi do të garojë në repesazh
