
Gjilan: Në Galerinë e Arteve hapet ekspozita me fotografi “Rikthimi në shtëpi”,
Në Galerinë e Arteve në Gjilan, u hap ekspozita “Rikthimi në shtëpi – babit”, kuruar nga Malisa Zymberi.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, tha se në punimet e ekspozuara “na prezantohet simbolikisht një udhëtim i thellë emocional dhe artistik, i ndërtuar mbi kujtimet dhe arkivin e Bajram Zymberit – një prej fotografëve të parë të Gjilanit, që për dekada dokumentoi jetën e qytetit tonë me pasion dhe përkushtim”, shkruan TV Gjilani.
I pari i Gjilanit, falënderoj Malisën për këtë rrëfim prekës që na e rikthen kujtesën kolektive përmes syve të babait të saj.



