
Gjykata Themelore nw Gjilan: Pensionohet gjyqtari Sadri Krasniqi
Gjykata Themore në Gjilan, në faqen e saj zyrtare në rrjete sociale, ka njoftuar se gjyqtari Sadri Krasniqi, është pensionuar sot, më 17 mars 2025.

Gjilan, 17 mars 2025 – Sadri Krasniqi, ka qenë gjyqtar në Gjykatën Themelore në Gjilan – Dega Kamenicë, në Departamentin e Përgjithshëm – Divizioni Penal.
“Gjykatat themore në Gjilan, kolegët gjyqtarë dhe stafi administrativ, z. Sadri Krasniqi, i urojnë shëndet dhe mbarësi, duke e falënderuar për kontributin e dhënë në drejtësi”, thuhet në njoftim.
