Friday 20 November 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Infantino me dy rivalë në garën për president të FIFA-s

Parashikimi i motit për të premten, 20. 11. 2026

Në Munich të Gjermanisë, ndahet nga jeta Nazim Sadriu nga Dobrosini, me vendbanim në Gjilan

Ndahet nga jeta Rexhep Hamiti, ish-kryetar i Gjilanit dhe ish-deputet

Diplomojnë studentët e parë të programit Master “Mësimdhënie e Gjuhës Angleze” në UKZ

Kurti paralajmëron rrezikimin e Lojërave Mesdhetare, kritikon mospajtimet me Prishtinën – “libri me të cilin

Drejtuesit e Spitalit të Gjilanit vizitojnë Preshevën, Sinani shpreh mirënjohje për shërbimet ndaj qytetarëve të

UKZ zgjeron partneritetet akademike në Rumani ku është nënshkruar marrëveshja Erasmus+ KA171 me Valahia University

U mbajt mbledhja e dhjetë e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa në Viti

Gjilan: Mbledhje përkujtimore në njëvjetorin e ndarjes nga jeta të Nijazi Ramadanit

 Hyseni: Krijuam vetëm 713 mijë euro obligime, derisa paguam mbi 9 milionë euro borxhe të qeverisjes së kaluar
Lajme

Hyseni: Krijuam vetëm 713 mijë euro obligime, derisa paguam mbi 9 milionë euro borxhe të qeverisjes së kaluar

13 January 2025 0 Comment 5 min read

AA

Rezultate dhe punë të mëdha e të rëndësishme janë realizuar nga Drejtoria për Kadastër, Gjeodezi dhe Pronë. Po ashtu është rritur edhe kualiteti në ofrimin e shërbimeve për qytetarët, tha kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni.

I pari i Gjilanit, tregoi për projektet kryesore që janë, hartimi i elaboratit për shpronësim të qarkores së jashtme të qytetit për lotin IV dhe V dhe të qarkores së vjetër të qytetit. Ky projekt që për çerek dekade nuk e kanë rregulluar padrejtësinë që i është bërë qytetarëve të cilëve i ishte marr prona e nuk i ishte kompensuar.

“Hartimi i elaboratit dhe dorëzimi i projektit në ministri për shpronësimin e çerdhes së Integjit që është miratuar në Qeverinë ë Kosovës, ku 10 ari tokë do ti blejmë dhe po ashtu edhe parcelën me sipërfaqe prej 11 hektarë, 24 ari e 01 m² në Dobërçan”, tha Alban Hyseni.

Kryetari i komunës, tregoi se plotësimi i elaboratit të shpronësimit për rrjetin e kanalizimit për nevojat e projektit të impiantit të ujerave të zeza, Uglar. Për projektin shtrirja e rrjetit të kanalizimit dhe vendosja e pusetave për nevoja të projektit kryesor impianti i ujërave të zeza në Uglar, vendime përfundimtare për shpronësime janë 15 në Malishevë, 28 në Livoç i Ulët,  39 në Gjilan, 9 në Uglar dhe 65 vendime për në Velekincë.

Ai tregoi edhe për 10 vendime përfundimtare për shpronësim për nevoja të projektit zgjerimi i rrugës “Hamdi Kurteshi” në Gjilan.

Kryetari përmendi edhe vendimin për shpalljen e interesit publik në pronën e AKP-së në Malishevë, atë për caktimin e lokacionit për groposjen e shtazëve të ngordhura në Stublinë, vendimi mbi shpalljen e interesit publik në pronën e AKP-së në Dobërçan për nevoja të Fushës së futbollit. 

Vendimi për caktimin e lokacionit për varrezat e reja të qytetit në Shillovë, pronë e Ekonomisë së Pyjeve. Ai për shpalljen e interesit publik në pronën private për nevoja të Sallës së Sporteve të Sh.F.”Nazim Hikmet “- Dobërçan. Vendimi mbi shpalljen e interesit publik në pronat private për nevoja të Çerdhes së Fëmijëve dhe Sallës së Sporteve të Sh.F.” Vatra e Diturisë” në Livoç i Epërm.

I pari i komunës përmendi situacionin gjeodezik i terrenit dhe paraqitja 3D e objektit të Kalasë së Pogragjës për hartim të projektit. Ai për lokacionin e varrezave të reja të qytetit me sipërfaqe mbi 20 hektar. Situacioni gjeodezik për parcelën mbi 45 hektar, e cila tashmë është në proces të këmbimit me FSK-në. Caktimi i lokacionit për ndërtimin e Qendrës Rajonale për Patentë Shofer, si dhe situacionin gjeodezik për hartimin e projektit.

Kryetari i Komunës, tregoi edhe krahasimet e qeverisjes së tij me atë të kaluarën.

“Nga viti 2022-2024 pra për tri vjet kemi krijuar vetëm 713 mijë e 440 euro obligime, të cilat ishin esencialisht të nevojshme për realizimin e projekteve, derisa për ato tre vjet kemi paguar 9 milionë e 890 mijë e 274 euro borxhe”, tha Alban Hyseni.

I pari i Komunës së Gjilanit, theksoi se në qeverisjen e kaluar nga vit 2017- 2021 obligime të krijuara ishin 13 milionë e 314 mijë e 95 euro, derisa për ato pesë vjet ishin paguar vetëm 4 milionë e 698 mijë e 673 euro.

Share This:

Tags: Gjilan
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Exkluzive! – Restaurant Accorn – Makresh – Gjilan
Më të Rejat
Lajme

Infantino me dy rivalë në garën për

20 November 2026
Lajme

Parashikimi i motit për të premten, 20.

19 November 2026
Futboll

Pochettino mbërrin në Manchester dhe nis aventurën

19 November 2026
Lajme

Në Munich të Gjermanisë, ndahet nga jeta

19 November 2026
RELATED Stories for you
Lajme

Në Munich të Gjermanisë, ndahet nga jeta

19 November 2026

GJILAN, 19 Nëntor 2026 – Përmes një njoftimi në rrjete sociale është bërë e

Lajme

Drejtuesit e Spitalit të Gjilanit vizitojnë Preshevën,

19 November 2026

Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, ka pritur në takim drejtorin e Spitalit

Lajme

Gjilan: Mbledhje përkujtimore në njëvjetorin e ndarjes

19 November 2026

Me rastin e njëvjetorit të ndarjes nga jeta të shkrimtarit, gazetarit, publicistit dhe dramaturgut

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Impressum

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.