Tuesday 17 February 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Vritet në Londër nipi i këngëtares kosovare, disa të arrestuar

Urimi i Rektorit Artan Dërmaku për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Kuvendi i Gjilanit ka mbajtur seancë solemne për 18-vjetorin e shpalljes së pavarësisë

Qytetarët nga afër përcjellin parakalimin e trupave të FSK-së dhe Policisë

200 mijë qytetarë pritet të mblidhen në marshimin e Prishtinës për krerët e UÇK-së në

NPL Tregu – Gjilan: Urime Dita e Pavarësisë së Republikës së Kosovës!

Ambasada e Gjermanisë uron Kosovën për 18-vjetorin e Pavarësisë

Protesta simbolike kundër Gjykatës Speciale, 5 mijë emblema të UÇK-së “pushtojnë” NEWBORN-in

18-vjetori i Pavarësisë, Begaj: Kosova është më e fortë! Mirënjohje për ata që sollën lirinë

Drin Kokaj debuton sot në Lojërat Olimpike Dimërore ‘Milano Cortina 2026’

 Ambasadori i Britanisë në Serbi viziton Bujanocin, takon zyrtarë instituconal komunal dhe nga KKSh, si dhe përfaqësues nga spektri politik
Lajme

Ambasadori i Britanisë në Serbi viziton Bujanocin, takon zyrtarë instituconal komunal dhe nga KKSh, si dhe përfaqësues nga spektri politik

8 November 2024 0 Comment 5 min read

AA

Në komunën e Bujnocit gjatë ditës ka qëndruar Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Serbi, Edward Ferguson.

Ai ka zhvilluar takime të ndryshme me përfaqësues institucional në këtë komunë, përfshirë kreun e KKSh-së Nevzad Lutfiu, kryetarin e Komunës së Bujanocit Arbër Pajaziti, si dhe të parin e PVD-së, njëherit deputetin shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi.

Pas takimit të zhvilluar në selinë e KKSh-së, ka qenë vet z. Lutfiu, ai që ka njoftuar përkitazi me rrjedhen e takimit, ndërsa ka pasqyruar pritjet e KKSh-së lidhur me të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

“Takim shumë i mirë me Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Serbi, z. Edward Ferguson. Në të ardhmen e afërt presim që një grup ambasadorësh në Beograd të mblidhen për të trajtuar gjendjen e shqiptarëve në Serbi”, është shprehur pas takimit, Lutfiu.

Më pas, ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar është takuar me kryetarin e Komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti, me të cilin kanë biseduar per tema të ndryshme aktuale në rajon që ndërlidhen me Luginën.

“Sot kisha një takim shumë të hapur dhe konstruktiv me Ambasadorin e Britanisë së Madhe në Serbi, Sh.T. Edward Ferguson. U pajtuam se stabiliteti në aspektin e sigurisë dhe ai politik janë kyç në zhvillimin e rajonit dhe të komunës sonë. Theksova ngecjet në integrimin e shqiptarëve në institucione si parakusht për barazi në shtetin ku jetojmë. Potencova rolin e madh të Britanisë dhe ndikimin e saj në këtë pjesë të Evropës prej shekujsh, duke nënvizuar nevojën për prezencë të vazhdueshme”, ka shkruajtur Pajaziti në faqen e tij, duke përshkruajtur më tej rrjedhën e bisedës, e cila sipas tij është fokusuar edhe në mbështetjen e projekteve konkrete për komunën e Bujanocit.

Krejt në fund të qëndrimit në Bujanoc, Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Serbi, Edward Ferguson, është pritur nga deputeti popullor Shaip Kamberi. Ky i fundit ka shkruajtur në faqen e tij se me ambasadorin ka diskutuar nja varg temash të rëndësishme, ndërsa ka theksuar domosdonë e prezencës ndërkombëtrae në Luginën e Preshevës.

“Prita në Bujanoc Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Edëard Ferguson. Biseduam për rëndësinë e implementimit të Planit 7 pikësh. – Njohja e diplomave; ndalimi i pasivizimit selektiv e integrimi në institucione shtetërore, janë parakusht për ndërtimin e barazisë mes komuniteteve. Ambasadorit Ferguson i tregova edhe për rëndësinë që ka pjesmarrja e përfaqësuesëve politik të shqiptarëve në takimet e ambasadorëve të formatit “Miqt e Jugut”, prandaj kërkova që një gjë e till të na sigurohet për takimin e radhës”, ka shkruar Kamberi.

Share This:

Tags: Bujanoc Mbreteria e Bashkuar
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Ciceroni

Vritet në Londër nipi i këngëtares kosovare,

17 February 2026
Ciceroni

Urimi i Rektorit Artan Dërmaku për 18-vjetorin

17 February 2026
Kuriozitete

Kuvendi i Gjilanit ka mbajtur seancë solemne

17 February 2026
Ciceroni

Qytetarët nga afër përcjellin parakalimin e trupave

17 February 2026
RELATED Stories for you
Ekonomi Kuriozitete Lajme

Ligji i ri për legalizim në Serbi:

5 February 2026

Qytetarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës që posedojnë shtëpi, apartamente apo objekte të paregjistruara

Ciceroni Ekonomi Lajme

Komuna e Bujanocit në gjendje alarmante financiare

23 January 2026

Edhe pse po i afrohemi fundit të muajit janar, punëtorët e administratës komunale dhe

Lajme

Bujanoc: Gratë në veprim – Formohet Shoqata

17 January 2026

Me iniciativë të zonjave, Vjollca Sadiki dhe Xhevahire Shabani, mësimdhënëse në pension, në Bujanoc

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.