Sunday 24 August 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

LAJMI I FUNDIT – Aksion i madh i Policisë dhe AKI-së në rajonin e Gjilanit

Vdes gazetari Artur Zheji

Moti që do të karakterizojë fundjavën në Kosovë

Intensifikohet Parafushata – Arbër Ismajli prezanton ekipin, Fatos Ramadani, njëri nga ta – proklamon “boom”

Dalin në shitje biletat e ndeshjes Kosovë-Suedi

Parashikimi i motit për ditën e shtunë

Më shumë se një orë pritje për të dalë nga Dheu i Bardhë, gjendja e

Buzëqeshje e shtrëngim duarsh: Takohen dy legjendat e boksit shqiptar

Dhunohet një e mitur në Gjilan, arrestohet i dyshuari

Kryetari Alban Hyseni, nderon me çmimin “Çelësi i Qytetit” shkrimtarin Ibrahim Kadriun

 Studentët e Universitetit PH Zug po zhvillojnë vizitë studimore në UKZ
Lajme

Studentët e Universitetit PH Zug po zhvillojnë vizitë studimore në UKZ

8 October 2024 0 Comment 4 min read

AA

Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan ka mirëpritur një grup studentësh nga Universiteti PH Zug i Zvicrës, të cilët po qëndrojnë për një vizitë studimore njëjavore në kuadër të bashkëpunimit ndëruniversitar.

Kjo vizitë është realizuar në bazë të marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet UKZ-së dhe Universitetit PH Zug, e cila përfshin shkëmbimin e studentëve dhe stafit, si pjesë e përpjekjeve për të zgjeruar mundësitë e mobilitetit akademik.

Gjatë vizitës së tyre në UKZ, studentët zviceranë janë pritur nga Rektori i Universitetit Publik “Kadri Zeka”, Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku, i cili u ka uruar mirëseardhje. Rektori Dërmaku i ka informuar studentët për zhvillimet e fundit në universitet, për aktivitetet që po realizohen dhe për mundësitë që ofron ky institucion për studentët e tij. Ai gjithashtu ka folur edhe për programet mësimore, infrastrukturën dhe projektet që janë në zhvillim e sipër, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar për avancimin e cilësisë akademike.

Gjatë vizitës së studentëve të Universitetit PH Zug në Universitetin Publik “Kadri Zeka”, një fjalë përshëndetëse ka mbajtur edhe Prorektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Projekte, Prof. Asoc. Dr. Dukagjin Leka. Ai ka vënë në pah rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet dy universiteteve, duke theksuar se ky shkëmbim studentësh është një mundësi e mirë për të dyja palët që të mësojnë nga njëri-tjetri dhe të ndajnë përvoja të ndryshme.

Prorektori Leka u shprehu mirënjohje studentëve të PH Zug për interesimin e tyre në vizitën studimore duke thënë se ky shkëmbim do të kontribuojë në ndërtimin e marrëdhënieve të qëndrueshme dhe bashkëpunimeve të frytshme në të ardhmen.

Vizita studimore ka për qëllim jo vetëm shkëmbimin e njohurive dhe përvojave midis studentëve dhe stafit të dy universiteteve, por edhe nxitjen e bashkëpunimeve të reja për të ardhmen. Gjatë kësaj jave, studentët nga Zvicra do të marrin pjesë në aktivitete të ndryshme akademike dhe kulturore, si dhe do të kenë mundësinë të bashkëpunojnë me studentët dhe stafin akademik të UKZ-së për të shkëmbyer ide dhe qasje të reja në fushat e tyre të studimit.

Studentët zviceran gjatë vizitës së tyre studimore, janë duke qëndruar nëpër familjet shqiptare, respektivisht nëpër familjet e studentëve tanë, për të mësuar më shumë për  sistemin arsimor, për kulturën shqiptare,  për traditat tona dhe në përgjithësi për jetën kosovare.

Ky shkëmbim i studentëve është pjesë e UKZ-së për të forcuar bashkëpunimin me universitete ndërkombëtare dhe për të krijuar mundësi të reja për studentët e tij që të përfitojnë nga përvojat dhe praktikat më të mira që ofrojnë institucione të ndryshme arsimore jashtë vendit. Vizita e studentëve zviceranë shënon një hap të rëndësishëm në këtë drejtim dhe pritet të kontribuojë në pasurimin e përvojës arsimore dhe kulturore të të gjithë pjesëmarrësve.

Share This:

Tags: PH Yug UKZ
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Futboll

Milani e nis me humbjen sezonin e

23 August 2025
Lajme

LAJMI I FUNDIT – Aksion i madh

23 August 2025
Lajme

Vdes gazetari Artur Zheji

23 August 2025
Lajme

Moti që do të karakterizojë fundjavën në

23 August 2025
RELATED Stories for you
Lajme

Njoftim për fotografim/regjistrim për ID kartelë për

16 August 2025

Njoftojmë studentët e pranuar në Universitetin Publik “Kadri Zeka”, në vitin akademik 2025/2026 se

Lajme

Universiteti “Kadri Zeka” njofton se është rikthyer

15 August 2025

Universiteti “Kadri Zeka” njofton se është rikthyer në funksion SMU. Të nderuar studentë dhe

Lajme

Njoftim nga Universiteti “Kadri Zeka” – Gjilan:

8 August 2025

Njoftimi: – Të nderuar studentë dhe palë të interesuara: Ju njoftojmë se për shkak

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.