Në një dasmë në Gjilan pati të shtëna, i zoti dasmës shoqërohet në polici, kjo është arsyeja
Një person në Gjilan është shoqëruar në polici për mos lajmërim të veprave penale, apo kryesve të tyre, pasi dyshohet se në dasmën e tij ka pasur të shtëna me armë zjarri.
Gjilan / 06.08.2024 – 21:30. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi që në ahengun e tij familjar dyshohet se ka pasur të shtëna me armë zjarri. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt, thuhet në njoftimin e policisë.