Friday 17 April 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Pasuria e deklaruar e Abdixhikut – shtëpi e banesa në vlerë mbi 800 mijë euro

U mbajt punëtoria në kuadër të procesit të pas-akreditimit për programin “Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Studime

Duka zbulon se ia ofroi Besnik Hasit drejtimin e Kombëtares së Shqipërisë

Parashikimi i motit për të premten, 17 prill 2026

Maturantët e Shkollës së Mesme “Xhavit Ahmeti” mirëpresin përfaqësuesit e Universitetit Publik “Kadri Zeka” në

Drejtor me përgjegjësi, por pa kompetenca!A ia vlen më kjo pozitë?

Gërvalla në Qendrën e Paraburgimit në Gjilan: Marrëveshja me Danimarkën rrit përgjegjësinë për sistemin korrektues

Drejtori i Spitalit të Përgjithshëm, Afrim Cana, priti një delegacion nga Danimarka

Parashikimi i motit për të enjten, 16 prill 2026

Shpallje *** Shpallje *** Shpallje

 PDK Gjilan, Komunikatë: Vetëm për një projekt të vizatuar, kryetari Gjilanit pagoi 200 mijë euro nga buxheti komunal
Lajme Opinione

PDK Gjilan, Komunikatë: Vetëm për një projekt të vizatuar, kryetari Gjilanit pagoi 200 mijë euro nga buxheti komunal

10 July 2024 0 Comment 6 min read

AA

Keqpërdorime të jashtëzakonshme po vazhdojnë të ndodhin me buxhetin komunal të Gjilanit, ku përveç tjerash, kryetari i Gjilanit pagoi 196,500.00 euro një kompani projektuese nga Prishtina, për hartimin e projektit të sheshit dhe objektit të administratës komunale.

Një hartim i cili është bërë në kundërshtim me procedurat dhe me ligjin e planifikimit hapësinor. Ky tender me negocim është dhënë më datë 15 shtator 2023, ndërsa pagesa i është bërë më datë 25 prill 2024.

Për këtë vizatim dhe video të bërë sipas dëshirave të tij, kryetari i komunës nuk ia besoi asnjë arkitekti të Gjilanit, por ka negociuar me kompaninë “Dea Group” shpk nga Prishtina, duke e kontraktuar me marrëveshje të fshehtë (përmes negocimit), pa procedura të hapura të tenderimit, ashtu siç kërkohet me ligjin e prokurimit. Kjo ka ndodhur vetëm për një arsye të përfitimeve materiale e financiare duke keqpërdorur buxhetin komunal, e për të realizuar interesin e tij si kryetar i komunës tonë.

Përveç dallavereve me këtë tender, kryetari i komunës për hartimin e një projekt kapital si ky, nuk ka organizuar dhe mbajtur asnjë dëgjim të vetëm publik, nuk ka konsultuar asnjë arkitekt të Gjilanit apo Shoqatën e Arkitektëve të Gjilanit, nuk ka konsultuar asnjë nga profesionistët që janë në kuadër të administratës komunale, nuk ka paraqitur para Kuvendit Komunal planin e implementimit të këtij projekti, nuk ka konsultuar fare anëtarët e asamblesë.

E shkeljen më të rëndë që e ka bërë kjo qeverisje lidhur me këtë projekt, ka të bëjë me veprimet që janë plotësisht në kundërshtim me dokumentin e Planit Zhvillimor Komunal dhe ligjin e planifikimit hapësinor. Anulimi i PZHK në vitin 2022 dhe heshtja e qeverisjes së VV-së në Gjilan, tregon anarkinë e krijuar në qytet, krejtë për përfitime, keqpërdorime dhe në kurriz të së ardhmes për qytetin tonë.

Kjo formë e hartimit të projekteve, tenderi i dhënë sekret, lidhja e interesit të kryetarit të komunës me kompaninë nga Prishtina, pagesa që i është bërë prej 200 mijë euro, shkeljet ligjore të PZHK-së në Gjilan, është vetëm njëri nga skandalet që kanë ndodhur në prezantimet me lula të kryetarit të komunës, për 7 javë – 7 projekte.

Fatkeqësisht, ky projekt jo vetëm që është i parealizueshëm në teren, por doli i kushtueshëm edhe për buxhetin e komunës së Gjilanit, dhe i pasurueshëm për kryetarin dhe qeverisjen e VV-së në Gjilan.

Janë disa dhjetëra skandale e keqpërdorime që janë paraqitur e faktuar edhe në raportin e auditorit kombëtar të Kosovës, ku për të dytin vitë radhazi komuna e Gjilanit e merr kartonin e kuq, duke u përjashtuar nga aplikimi në grantin e performancës në vlerë prej mbi 8 milion euro që i ndahet komunave të cilat qeverisen me performancë të mirë.

Ditët në vijim, do të vazhdojmë paraqitjen e skandaleve tjera dhe keqpërdorimeve dhe dëmeve të jashtëzakonshme që po ia shkakton secilën ditë kjo qeverisje skandaloze, qytetarëve të komunës së Gjilanit.

Share This:

Tags: PDK Gjilan Riad Rashiti
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

Pasuria e deklaruar e Abdixhikut – shtëpi

17 April 2026
Lajme

U mbajt punëtoria në kuadër të procesit

17 April 2026
Lajme

Duka zbulon se ia ofroi Besnik Hasit

17 April 2026
Lajme

Parashikimi i motit për të premten, 17

17 April 2026
RELATED Stories for you
Lajme

PDK Gjilan bën homazhe për Masakrën e

13 April 2026

Kreu i degës së PDK-së në Gjilan, Riad Rashiti, së bashku me deputetin Arben

Lajme

Këshilltarja komunale Malikije Ymeri Hoxha ngrit dy

26 March 2026

Në seancën e fundit të Kuvendit të Komunës së Gjilanit, Këshilltarja komunale Malikije Ymeri

Lajme

PDK dega Gjilan: “Sakrifica e Kadri Zekës

17 January 2026

PDK – Dega në Gjilan përkujton heroin e kombit Kadri Zeka në 44-vjetorin e

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.