![Viti: – Burri rrah ish-bashkëshorten e cila kishte “urdhër mbrojtës”](https://tvgjilani.com/wp-content/uploads/2024/06/auto_dhuna-780x4391713278152-1.jpg)
Viti: – Burri rrah ish-bashkëshorten e cila kishte “urdhër mbrojtës”
Policia e Kosovës ka arrestuar në Viti një burrë i cili e ka sulmuar fizikisht ish-bashkëshorten, e cila ishte me “urdhër mbrojtës”.
![](https://tvgjilani.com/wp-content/uploads/2024/04/vali-ranch-2.jpg)
Rasti ka ndodhur të mërkurën, ndërsa arrestimi i burrit u bë të premten, sipas njoftimit të Policisë.
Lexo edhe:
Policia njofton se burri ka shkuar në shtëpinë e ish-bashkëshortes dhe e ka sulmuar fizikisht, duke i shkaktuar lëndime.
“Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit, me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.
![](https://tvgjilani.com/wp-content/uploads/2023/11/libertas2.jpg)