Kërkohet nxitja e mbështetjes financiare lokale për të rinjtë dhe gratë në biznes
Është mbajtur debati i parë në Gjilan me temën “Ndërmarrësia gjithëpërfshirëse dhe rritja ekonomike: Nxitja e mbështetjes financiare lokale për të rinjtë dhe gratë në biznes”.
Nënkryetarja e Komunës së Gjilanit, Leonora Morina Bunjaku, ka folur në “Javën e Debateve për Politikën e Gruas”, debat i organizuar në bashkëpunim mes Komunës së Gjilanit, NDi Kosova, e me mbështetje të USAID-it dhe Ambasadës Zviceriane.
Shih edhe:
Folëse ishte edhe drejtoresha e NDI-së ambasadorja Nancy Soderberg. Derisa u bisedua lidhur me ndërtimin e aftësive, fokus ishte edhe strategjia lokale kundër dhunës me bazë gjinore.
Ndërsa në panel diskutimi ka folur edhe drejtoresha e Buxhetit e Financave Herolinda Murati Leka, ku u theksua edhe nxitja e mbështetjes financiare lokale për të rinjtë dhe gratë në biznes.