Saturday 8 August 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Prof. Mr. Shefik Haliti – biri i Muhovcit që ia kushtoi jetën arsimit shqiptar, Muhovci

UKZ zgjedh katër prorektorët e rinj – Këshilli Drejtues miraton edhe Planin e Veprimit Institucional

Kurti uron Dua Lipën për “Sunny Hill”: Është bërë një nga ngjarjet kryesore kulturore të

Pas një rrugëtimi të suksesshëm akademik pensionohet Prof. Asoc. Dr. Nerxhivane Krasniqi

Dy punëtorë nga Kosova lëndohen rëndë në një kantier ndërtimi në Slloveni

68 mijë të papunë në Shqipëri, ekspertja: Mospërputhja mes aftësive dhe kërkesave të tregut, sfida

RREZIK! Kosova në alarmin e kuq, të hënën priten stuhi të forta, aktivitet i fuqishëm

Mbyllet me spektakël Turneu Masiv “Rogana 2026”, Mishtorja Ardi-K shpallet kampione

E rëndë: Mërgimtari 19-vjeçar humb jetën rrugës për Kosovë, u aksidentua pranë Milanos

Kolona në Dheu i Bardhë, pritjet për hyrje në Kosovë shkojnë deri në 50 minuta

 Opozita në Kuvendin e Gjilanit nuk pranon të mbajë seanca pa transmetim online të tyre
Uncategorised

Opozita në Kuvendin e Gjilanit nuk pranon të mbajë seanca pa transmetim online të tyre

25 April 2024 0 Comment 4 min read

AA

Gjilan, 25 prill / Kuvendi i Komunës së Gjilanit nuk ka arritur ta mbajë seancën e sotme, e cila ka filluar në një atmosferë tensionesh në relacionet pozitë-opozitë dhe është dashur të ndërpritet për mungesë kuorumi.

Opozita e cila përbënë shumicën në Kuvend, nëpërmjet Avdyl Aliut (LDK) e Bujar Nevzatit (PDK) ka deklaruar se nuk është e gatshme të marrë pjesë në seancë për shkak të mungesës së transmetimit online të saj.

Opozita (LDK, PDK, AAK, Vatra, LS) e kanë lëshuar seancën me arsyetim se nuk ka kushte për vazhdimin e saj, pasi qytetarëve nuk po u mundësohet të ndjekin online punimet e Kuvendit.

Ismajl Kurteshi (LVV) tha se kjo krizë duhet të zgjidhet në bazë të ligjit, duke shtuar se Udhëzimi Administrativ 04/2023, neni 6 thotë se Organet e Komunës janë të obliguara të sigurojnë qasje aktive në përdorimin e sistemit të teleprezencës, me qëllim të krijimit të kushteve për monitorim dhe vlerësim të proceseve për mekanizmat monitoruese të MAPL-së, palëve të interesuara dhe institucioneve tjera në mbledhjet e Kuvendit të Komunës, përmes stafit të autorizuar të komunës.

Komuna mund të përdorë aplikacione si live meeting office comunicator apo transmetime direkte në you-tube apo rrjetet sociale për të garantuar publicitet, si dhe çfarëdo platforme të ligjshme për të transmetuar drejtpërdrejtë ngjarjen.

Pra UA nuk flet për transmetim të seancave përmes medieve, tha Kurteshi.

Ky sqarim nuk e bindi opozitën, e cila nuk pranoi të rri në seancë pa u siguruar transmetimi i saj online, siç ka qenë deri më tani, për disa vite.

Në këto kushte, kryesuesi i Kuvendit, Kushtrim Kadriu konstatoi se seanca ndërpritet në mungesë kuorumi dhe për vazhdimin e saj, këshilltarët komunalë do të njoftohen me kohë.

Përndryshe, në rend dite të kësaj seance kanë qenë këto pika: Raporti financiar për periudhën janar-mars 2024, rishqyrtimi i vendimit për caktimin e anëtarëve në Komitetin për Politikë dhe Financa (kërkesë e MAPL), plani lokal i veprimit për cilësi të ajrit, emërimi i Komisionit për dhënien e titujve të nderit, çmimeve, mirënjohjeve dhe shpërblimeve, emërimi i komisionit për përcaktimin e listës së lokacioneve dhe hapësirave publike për vendosjen e përmendoreve, shtatoreve, busteve dhe simboleve, brenda territorit të komunës së Gjilanit, emërimi i këshillit komunal për vlerësimin e meritave historike e shoqërore të personaliteteve dhe ngjarjeve nga territori i komunës së Gjilanit, tërësia etnike shqiptare dhe më gjerë, informata rreth manifestimit “Flaka e Janarit” 2024, informata rreth mbjelljeve pranverore, diskutimi rreth ngritjes së kujdesit institucional për grupet e margjinalizuara, diskutimi rreth organizimit të trafikut publik brenda qytetit të Gjilanit, raporti i punës i komisionit për zgjedhjen e këshillave lokalë si dhe informata rreth projektit të rrugës “Hamdi Kurteshi”.

Share This:

Tags: Gjilan Kuvendi
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Exkluzive! – Restaurant Accorn – Makresh – Gjilan
Më të Rejat
Kulturë

Prof. Mr. Shefik Haliti – biri i

6 August 2026
Lajme

UKZ zgjedh katër prorektorët e rinj –

6 August 2026
Lajme

Kurti uron Dua Lipën për “Sunny Hill”:

31 July 2026
Lajme

Pas një rrugëtimi të suksesshëm akademik pensionohet

27 July 2026
RELATED Stories for you
Lajme

Diskutohen reformat në shëndetësinë e Gjilanit, Komuna

15 July 2026

Komuna e Gjilanit ka mbajtur një takim me përfaqësuesit e subjekteve politike për të

Lajme

Ndahet nga jeta gazetari dhe ish-aktori i

14 July 2026

Është ndarë nga jeta gazetari dhe ish-aktori i njohur nga Gjilani, Nexhmedin Ymeri, duke

Lajme

Arrestohet i dyshuari për grabitje në tentativë

13 July 2026

GJILAN, 13 Korrik 2026 – Policia e Kosovës ka arrestuar një të ri të

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Impressum

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.