Wednesday 5 August 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Kurti uron Dua Lipën për “Sunny Hill”: Është bërë një nga ngjarjet kryesore kulturore të

Pas një rrugëtimi të suksesshëm akademik pensionohet Prof. Asoc. Dr. Nerxhivane Krasniqi

Dy punëtorë nga Kosova lëndohen rëndë në një kantier ndërtimi në Slloveni

68 mijë të papunë në Shqipëri, ekspertja: Mospërputhja mes aftësive dhe kërkesave të tregut, sfida

RREZIK! Kosova në alarmin e kuq, të hënën priten stuhi të forta, aktivitet i fuqishëm

Mbyllet me spektakël Turneu Masiv “Rogana 2026”, Mishtorja Ardi-K shpallet kampione

E rëndë: Mërgimtari 19-vjeçar humb jetën rrugës për Kosovë, u aksidentua pranë Milanos

Kolona në Dheu i Bardhë, pritjet për hyrje në Kosovë shkojnë deri në 50 minuta

Pse mbi 10 mijë njerëz ndoqën fluturimin e një aeroplani?

Njoftim nga Policia e Kosovës rreth një shkrese (e-mail) me përmbajtje mashtrimi

 Shkruan: Sylejman Ismajli – SC Gjilani nga shuarja tek mbijetesa
Futboll Sport Superliga e Kosovës

Shkruan: Sylejman Ismajli – SC Gjilani nga shuarja tek mbijetesa

15 April 2024 0 Comment 5 min read

AA

Njëri ndër klubet më të mira në futbollin e Kosovës, SC Gjilani, para fillimit të stinorin 2023/24 ishte buzë greminës për t’u shuar, gjendje e cila shkaktoi “tërmet” tek dashamirët e këtij klubi, por edhe te gjithë opinioni sportiv në Kosovë.

Gjithҫka kishte marrë teposhtëzen dhe s’kishte asnjë shpresë të vetme për të filluar kampionatin, përderisa të gjitha skuadrat tjera të superligës kishin bërë edhe fazat përgatitore.

Shkruan: Sylejman Ismajli, opinionist sportiv

Kur kriza e kishte kapluar SC Gjilanin, shumë futbollistë të cilët “rrihnin gjoks” se e duan shumë këtë klub, e në shumë raste e përqafonin emblemën e klubit, po këta ishin të parët që u larguan, duke shkuar në zyret e FFK-së për të tërhequr dokumentacionin e tyre e duke e braktisur klubin në momentet më të vështira të historikut të tij!

Kur duhet klubi me zemër dhe nuk e braktisë atë si në të mirë e në të keq, në skenë dolën tifozët “Skifterat”, të cilët në asnjë moment nuk u pajtuan me këtë fat të hidhur të klubit të zemrës së tyre dhe dalngadalë filluan kontaktet me njerëzit të cilët që nga fëmijëria e tyre i ndejtën afër klubit, duke i dhënë shkëndijat e para të jetës së SC Gjilanit.

E njëri ndër ta ishte një tifoz i klubit që nga themelimi, i cili edhe pse i ri nga mosha, merrë përgjegjësitë ndaj “kuqebardhëve”, e ky ishte Fatlum Pireva, i cili dha sinjalet e para se SC Gjilani nuk do të shuhet por do të rikthehet edhe më i fortë dhe do të luaj rol vendimtar në futbollin e Kosovës. Ai me disa njerëz të bizneseve arrinë që në afat rekord të “harrnon” klubin, për të filluar garat në Superligën e Kosovës.

Filluan me juniorët, e rikthyen trajnerin e mirënjohur Gentian Mezani, e poashtu sollën edhe disa futbollistë sa për të filluar garat, dhe këtë e arritën me mjaft sukses.

SC Gjilani me fondin e futbollistëve dhe me problemet të cilat i kishte në fillim të kampionatit, deri më tani është në zonën e rrezikshme të “barazhit”, por me fitoren ndaj Prishtinës, tani edhe kjo zonë e rrezikshmërisë është tejkaluar, duke shpresuar se nga shuarja po arrihet ëndërra të mbijetojnë në Superligë – që do të ishte fitore për futbollin e Kosovës e poashtu për dashamirët e futbollit, që në të ardhmen do të kenë mundësi ta përcjellin derbin vendor – duke shpresuar që më në fund derbi do të zhvillohet në stadiumin e renovuar në Gjilan.

Njerëzit përgjegjës të klubit të Gjilanit, me vizionin e tyre për të ardhmen, menjëherë kanë ndërtuar në mënyrë moderne zhveshtoret, e poashtu kanë ndërtuar edhe një mini-tribunë për t’i përcjellur sa më komod ndeshjet tifozët e saj.

Nga shuarja gjerë të mbijetesa, zyrtarët e SC Gjilanit kanë pasur sfida të mëdha, por fatmirësisht këto sfida janë arritur në mënyrë brilante tek të gjithë akterët të cilët ia dojnë të mirën SC Gjilani.

Kur kanë mbetur edhe disa javë deri në përfundim të kampionatit, në klubin e SC Gjilani po mbizotëron mobilizim si asnjëherë më parë, ndërsa në kampionatin e ri 2024/25 klubi SC Gjilani do të jetë një tjetër klub me tjera aspirata!

Si qytetarë të qytetit të Gjilanit dhe dashamirë të futbollit, duhet të jemi krenarë që i kemi dy klube të qytetit që luajnë rol kryesorë në futbollin e Kosovës, dhe na ofrojnë derbin më të madh lokal.

Share This:

Tags: Futbolli Gjilani Opinioni SC Gjilani Superliga Sylejman Ismajli
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Exkluzive! – Restaurant Accorn – Makresh – Gjilan
Më të Rejat
Lajme

Kurti uron Dua Lipën për “Sunny Hill”:

31 July 2026
Lajme

Pas një rrugëtimi të suksesshëm akademik pensionohet

27 July 2026
Lajme

Dy punëtorë nga Kosova lëndohen rëndë në

27 July 2026
Lajme

68 mijë të papunë në Shqipëri, ekspertja:

26 July 2026
RELATED Stories for you
Futboll Sport Superliga e Kosovës

Përgatitjet hyjnë në fazën më intensive

8 July 2026

Sport Club Gjilani njofton opinionin dhe tifozët se, me fillimin e javës, ekipi i

Futboll Sport Superliga e Kosovës

SC Gjilan, KOMUNIKATË ZYRTARE | Hamdi Namani

3 July 2026

Klubi ka zyrtarizuar transferimin përfundimtar të futbollistit Hamdi Namani, i cili pas një periudhe

Futboll Lajme Sport

Zyrtare: Shqiprim Taipi largohet nga Gjilani

22 June 2026

Klubi kuqe-bardh njofton përfundimin e bashkëpunimit me mesfushorin, duke e falënderuar për kontributin dhe

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Impressum

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.