Monday 17 November 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Radio Gjilani sot shënoni 52-vjetorin e themelimit

Zvicra e konfirmon edhe mungesën e një tjetër ylli ndaj Kosovës

Parashikimi i motit për sot – e diel

Gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve – Sot protestohet në Strasburg

UEFA ia uron fitoren madhështore Kosovës

Ministria e Punëve të Jshtme dhe Diasporës & Ambasada e Republikës së Kosovës në Slloveni

Skenari që e dërgon Kosovën direkt në Kupën e Botës

Sot nis numërimi i votave me postë

U plagos gjatë atentatit në Rinas, ndërron jetë në spital Mustafa Sheqeri

Kroacia fiton me përmbysje ndaj Ishujve Faroe dhe kualifikohet në Botëror

 “Sulm ndaj sovranitetit të Kosovës” – reagime të shumta në “X” pas vendimit për heqjen e vizave për serbët e Kosovës me pasaporta të Serbisë
Lajme

“Sulm ndaj sovranitetit të Kosovës” – reagime të shumta në “X” pas vendimit për heqjen e vizave për serbët e Kosovës me pasaporta të Serbisë

11 April 2024 0 Comment 6 min read

AA

Komisioni për Liri Qytetare dhe Punë të Brendshme i Parlamentit Evropian miratoi të martën raportin për liberalizimin e vizave për bartësit e pasaportave të Serbisë që jetojnë në territorin e Kosovës.

Komisioneri për zgjerim Oliver Varhelyi në një postim në “X” e quajti këtë si lajm të mirë për serbët e Kosovës.

“Propozimi ynë për të lejuar udhëtimin pa viza për mbajtësit e pasaportave serbe të Kosovës u mbështet nga komiteti LIBE. Është një hap i madh drejt arritjes së regjimit të udhëtimit pa viza për të gjithë Ballkani Perëndimor kur udhëtohet në BE”, shkroi komisioneri Varhelyi.

E ky koment i tij ka pasuar me reagime të shumta në “X” nga figura të njohura nga politika, mediat dhe shoqëria civile.

Gazetari për çështje evropiane dhe të NATO-s, Stephan Israel ka thënë se ky është një lajm i keq për Kosovën.

“Lajm i keq për Kosovën, ose një tjetër shembull i Bashkimit Evropian që saboton qëllimet e veta për eliminimin e strukturave paralele në veri të Kosovës dhe promovimin e integrimit të pakicës serbe”, ka shkruar Israel.

Edhe redaktorja dhe gazetarja e “Euractiv”, Alice Taylor ka reaguar ndaj këtij vendimi të BE-së, duke thënë se ky është sulm ndaj sovranitetit të Kosovës.

“Nuk ekziston një gjë e tillë  si pasaporta e serbëve të Kosovës, vetëm pasaporta të lëshuara ilegalisht nga Serbia për serbët e Kosovës që refuzojnë të marrin një pasaportë të Kosovës. Ky është një sulm drejtpërdrejt ndaj sovranitetit të Kosovës dhe BE-ja ka bërë një gabim të madh këtu”, ka shkruar Taylor.

Ekspertja për Ballkanin Perëndimor në Parlamentin Evropian, Federica Woelk, ka shkruar se kjo është një hipokrizi.

“Pra a mundet që Kosova të lëshojë pasaporta kosovare edhe shqiptarët në Serbi? Sepse duke ndjekur qëndrimin tuaj, duhet të jetë e mundur! Ndaloni me standarde të dyfishta dhe ndaloni me qetësimin!”, ka shkruar Woelk në “X”.

Rreth vendimit për heqjen e vizave edhe per serbët e Kosovës me pasaporta të Serbisë, ditë më parë reagoi edhe Klisman Kadiu, këshilltari i zëvendëskryeministrit Bensik Bislimi.

Kadiu, përmes një postimi në Facebook, thotë se Komisioni për Liri Qytetare dhe Punë të Brendshme i Parlamentit Evropian nuk reflekton realitetin e së drejtës për udhëtime pa viza të qytetarëve nga komuniteti serb.

Ai tha se pasaportat ilegale të lëshuara nga Serbia shkelin sovranitetin dhe integritetin territorial të Republikës së Kosovës, andaj dhe nuk mund të njihen apo të jenë dokument i vlefshëm udhëtimi.

Raporti, i përpiluar nga deputeti slloven, Matjazh Nemec, u miratua të martën me 34 vota për, 7 kundër dhe 12 abstenime.

Pas votimit të së martës, pritet që i njëjti raport të votohet edhe në seancë plenare nga i tërë Parlamenti Evropian, që do të zhvillohet prej 22 deri më 25 prill.

Kjo seancë plenare do të jetë edhe e fundit në këtë përbërje të Parlamentit Evropian, pasi nga data 6 deri më 9 qershor do të zhvillohen zgjedhjet e reja për Parlamentin Evropian në 27 vendet anëtare të BE-së.

Share This:

Tags: BE Kosova
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Ciceroni

Radio Gjilani sot shënoni 52-vjetorin e themelimit

16 November 2025
Lajme

Zvicra e konfirmon edhe mungesën e një

16 November 2025
Futboll

Kosova merr fitoren e madhe dhe kalon

16 November 2025
Sport

𝐅𝐥𝐨𝐫𝐞𝐧𝐭𝐢𝐧𝐚 𝐊𝐚𝐥𝐥𝐚𝐛𝐚 𝐛𝐞̈𝐧 𝐡𝐢𝐬𝐭𝐨𝐫𝐢 𝐧𝐞̈ 𝐟𝐮𝐭𝐬𝐚𝐥𝐥𝐢𝐧 𝐛𝐨𝐭𝐞̈𝐫𝐨𝐫

16 November 2025
RELATED Stories for you
Futboll Kampionati Botërorë Sport

Kosova merr fitoren e madhe dhe kalon

16 November 2025

Kosova ka arritur një fitore madhështore ndaj Sllovenisë, duke mbajtur gjallë ëndrrën për kualifikimin

Lajme

Skenari që e dërgon Kosovën direkt në

16 November 2025

Përfaqësuesja e Kosovës në fuboll ka shkruar historinë, pasi ka siguruar për herë të

Futboll Sport

“Jemi histori, shkruajmë histori!”, FFK reagon pasi

15 November 2025

Federata e Futbollit të Kosovës e ka festuar kualifikimin e Kosovës për në Playoff-in

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.