Osmani, Kurti e Konjufca bëjnë homazhe te “Adem Jashari”
Presidentja Vjosa Osmani, kryeparlamentari Glauk Konjufca, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me anëtarë të kabinetit qeveritar bënë homazhe tek varrezat e familjes Jashari.
Ata nuk u deklaruan për media në Prekaz.
Edhe qytetarë të shumtë anë e mbanë Kosovës e jashtë saj, erdhën për të nderuar sakrificën e familjes Jashari.