Osmani: Më kërcënuan se nëse s’e dekreton Isufajn për Kryeprokuror, do t’i lidhim duart
E para e shtetit, Vjosa Osmani ka theksuar se është kërcënuar në lidhje me çështjen e zgjedhjes së kryeporkurorit.
Ajo tha se është shqetësuese kur zyrtarët e institucioneve të drejtësisë kërcënojnë kreun e shtetit, me qëllim marrjen e ndonjë vendimi.
“Është shqetësuese kur zyrtarët e institucioneve tona të drejtësisë mendojnë që mund ta kërcënojnë kreun e shtetit. Në një vend demokratik, ata që mendojnë që mund të marrin vendime, duke kërcënuar kreun e shtetit, do të përfundonin jashtë sistemit. Por për fat të keq, e kemi sistemin si e kemi, prandaj vettingu është i domosdoshëm. Nuk do të marrin asnjëherë nënshkrime me presione të tilla”, tha Osmani.