Digjen tri shtëpi luksoze në Ulqin, njëra ishte e një mërgimtari nga Kosova
Tri shtëpi luksoze janë përfshirë nga zjarri në Ulqin.
Nga pamjet të cilat shihen, janë tri shtëpitë luksoze të vendosura buzë liqenit, e të cilat ishin përfshirë nga flakët. Mediat raportojnë se njëra nga shtëpitë e djegura, është e një mërgimtari nga Kosova.
Zjarri që shpërtheu në kodrën “Bjela gora” kërcënoi gjithë zonën e vendbanimit, ndërsa shumica e familjeve ishin evakuuar. Sipas informacioneve nga terreni, zjarrfikësit nga Ulqini u ndihmuan nga kolegët nga Tivari dhe Budva, ndërsa ishte aktiv edhe një avion për shuarjen e zjarrit.