Gjilan: Dëgjimi buxhetor për fermerë mbahet të premten
Fermerët e Komunës së Gjilanit, ftohen të marrin pjesë në dëgjimin buxhetor për vitin 2024, të otganizuar nga Komuna e Gjilanit, gjegjësisht Drejtoria e Bujqësisë, në vazhdën e prezantimeve buxhetore që Gjilani organizon nga 24 deri më 29 gusht.
“Dëgjimi buxhetor me fermerë mbahet më datë 25 gusht 2023 ora 11:00 te Salla e Kuvendit Komunal. Ju mirë presim”, shkruan faqja zyrtare e Drejtorisë së Bujqësisë, duke ftuar fermerët që të marrin pjesë sa më masivisht.
Siç është thënë paraprakisht, pikëerisht në këtë dëgjim buxhetor parashihet të inkorporohen projektet dhe subvencionet, për bujqë e fermerë nga kjo komunë.