Monica Bellucci: – Kam rrudha!…
U pashë në pasqyrë dhe zbulova se kam shumë rrudha, rreth syve, gojës, ballit. Kam rrudha sepse kam pasur miq, dhe kemi qeshur, kemi qeshur shumë, deri në lotë. Dhe kam takuar dashurinë, e cila më bëri të shikoj me gëzim.
– Kam rrudha sepse kam pasur fëmijë dhe jam kujdesur për ta që nga krijimi dhe kam buzëqeshur në çdo zbulim të ri dhe kam kaluar net duke i tundur. Dhe pastaj kam qarë. Kam qarë për njerëzit që kam dashur dhe që janë larguar, për një kohë të shkurtër ose përgjithmonë ose pa e ditur pse.
Kam qëndruar zgjuar, kam kaluar orë pa gjumë për projekte që shkuan mirë, shkuan keq, kurrë nuk i fillova, për shkak të etheve të fëmijëve, për të lexuar një libër.
Pas çdo rrudhe në fytyrën time, në trupin tim, fshihet historia ime, emocionet që kam përjetuar, bukuria ime më intime, dhe nëse do ta anuloja këtë, do anuloja veten.
Çdo rrudhë është një anektodë e jetës sime, një rrahje zemre, është albumi fotografik i kujtimeve të mia më të rëndësishme. ~Monica Bellucci