Sunday 16 August 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Nga trajnimi te uniforma: Leon Agaj bëhet Oficer Korrektues i Kosovës

Gjilani nis sezonin me fitore, triumfon 3-1 ndaj Feronikelit 74’

Diplomuan 100 zyrtarë të rinj të Shërbimit Korrektues të Kosovës

Cristiano Ronaldo u martua me Georginën

Selvete Sulejmani – Nga pengesat e jetës te triumfi i dijes

Ra në bunar 10 metra të thellë, policët në Shtime e nxjerrin të gjallë 72-vjeçarin

Pritje në kufi, deri në një orë te Dheu i Bardhë

Temperaturarat deri në 37°C: Java fillon sërish shumë e nxehtë, të mërkurën eklips i pjesshëm

Prof. Mr. Shefik Haliti – biri i Muhovcit që ia kushtoi jetën arsimit shqiptar, Muhovci

UKZ zgjedh katër prorektorët e rinj – Këshilli Drejtues miraton edhe Planin e Veprimit Institucional

 Kurti me shokë e shoqe argëtohet pak në EtnoFest: Përjetuam një mbrëmje të këndshme
Kulturë Lajme

Kurti me shokë e shoqe argëtohet pak në EtnoFest: Përjetuam një mbrëmje të këndshme

20 August 2023 0 Comment 4 min read

AA

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka kaluar mbrëmjen e sotme në festivalin EtnoFest që mbahet në fshatin Kukaj.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Kurti ka thënë se bashkë me kolegët nga Qeveria dhe me shokët e shoqet e Lëvizjes Vetëvendosje, kanë kaluar një mbrëmje të këndshme.

Ai ka ftuar qytetarët që ta vizitojnë festivalin, i cili nesër ka natën e mbylljes.

“Edicioni i 13-të i EtnoFest. Festival që mbahet në fshatin Kukaj, afër Prishtinës. Bashkë me kolegë nga Qeveria e nga Lëvizja, me shoqe e shokë, e përjetuam një mbrëmje aq të këndshme nën performancën dedikuar dhe inspiruar nga Rizah Bllaca, disa ekspozita pikturash e skulpturash e të veprave të tjera arti, ndërkaq të premten e përmbylli Mentor Haziri me këngë mirë të zgjedhura. Ju ftoj ta vizitoni edhe ju të dashur, sidomos nesër në natën e mbylljes”, shkroi ai.

Posted byAlbin Kurtion Saturday, August 19, 2023

Ndërkohë kujtojmë që ditët e fundit ishin plot zhvillime.

Dy zyrtarët e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Irfan Lipovica dhe Hafiz Gara, bashkë me afaristin që njihet si person i afërt me Kurtin, Ridvan Muharremi, janë arrestuar dje nën dyshimet për keqpërdorime me rezervat shtetërore.

Gjykata Themelore në Prishtinë u ka caktuar atyre masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh nën dyshimet se kanë kryer veprat penale “Dhënie e ndihmës në kryerjen e veprës penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka gjetur se përpos procedurës së kundërligjshme që është ndjekur në blerjet e rezervave shtetërore ka edhe shkelje të tjera pasi malli i paguar s’ka mbërritur në Kosovë.

Kështu, pavarësisht se janë paguar paratë te kompanitë turke e polake për grurë, vaj e sheqer në Kosovë nuk kanë ardhur kurrë 200 mijë litra vaj, 120 mijë kg sheqer dhe 52.5 tonë grurë.

Vlera e këtij malli që nuk ka mbërritur në Kosovë sipas Prokurorisë është mbi 600 mijë euro.

Burimi i lajmit: Gazeta Sinjali

Share This:

Tags: Albin Kurti
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Exkluzive! – Restaurant Accorn – Makresh – Gjilan
Më të Rejat
Arte Pamore

Punimi “Embrioni i shtatëzanisë”, i piktorit Jetullah

15 August 2026
Lajme

Nga trajnimi te uniforma: Leon Agaj bëhet

14 August 2026
Lajme

Gjilani nis sezonin me fitore, triumfon 3-1

14 August 2026
Lajme

Diplomuan 100 zyrtarë të rinj të Shërbimit

14 August 2026
RELATED Stories for you
Lajme

Kurti voton në Prishtinë, fton qytetarët të

7 June 2026

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka ushtruar të drejtën e votës në Fakultetin Juridik

Lajme

Kurti për vdekjen e Hafiz Gagicës: “Ishte

28 May 2026

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas ndarjes nga jeta të veprimtarit Hafiz

Lajme

Albin Kurti i propozuari i VV-së për

9 May 2026

Albin Kurti është propozuar për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje për zgjedhjet e 7 qershorit.

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Impressum

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.