7-vjeçari kosovar fiton vendin e parë në garat ndërkombëtare të matematikës
Nxënësi i klasës së dytë, Molos Gashi nga Kosova ka fituar vendin e parë në garat ndërkombëtare të matematikes në Dubai, në mesin e 44 shteteve pjesëmarrëse në këtë eveniment gaurues.
Pas fitores ai është shfaqur me ngjyrat e flamurit të Kosovës, duke e ngritur kupën e fituar në arenën ndërkombëtare. Për talentin e Molosit ishte realizuar një storie e mëhershme nga mediat në Kosovë, i cili zgjidhte probleme të vështira matematikore.