Saturday 14 March 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Kurti: Asnjë qytetar të mos druhet nga ligji për të huajt, do t’i marrim listat

Ndahet nga jeta muzikanti i njohur nga Gjilani, Fejzi Leka

Sot festohet Dita e Verës në Shqipëri, tradita që i reziston shekujve

Superliga ndez garën: Tri përballje sot, derbi i madh nesër

Javë shumë e zjarrtë në elitën e basketbollit kosovar

Organizohet iftari i Departamentit të Gruas pranë KBI-së në Gjilan

Portret: “Zonja Maki” – primadona e Gjilanit që la gjurmë në kulturë, arsim dhe emancipimin

A u braktis GUXO në Deçan e Pejë? Vjen reagimi i partisë

IKD dorëzon raportet e monitorimit te Kryetari i Gjykatës Themelore në Gjilan

Isufi: Do të mbështesim zhvillimin e bujqësisë edhe këtë vit

 Dega e PDK-së në Gjilan mbanë Konferencë me medie, del me komunikatë për shtyp
Lajme

Dega e PDK-së në Gjilan mbanë Konferencë me medie, del me komunikatë për shtyp

15 July 2023 0 Comment 8 min read

AA

Partia Demokratike e Kosovës, dega në Gjilan, ka mbajtur Konferencë me medie, në të cilën është thënë se Komuna e Gjilanit, gjegjësisht Kryetari Hyseni, ka marrë vendime në kundërshtim me ligjin, me rastin e zgjedhjes së Bordit të ri të Ndërmarrjes “Tregu” dhe Ndërmarrjes Publike “Stacioni i Autobusëve”.

Sipas z. Rashiti, në ndërmarrjen “Tregu” është zgjedhur BORD-i i ri, i cili është jokompetemt e me kualifikim joadekuat, ndërsa tek Ndërmarrja Publike “Stacioni i Autobusëve” janë bërë shkelje ligjore në koordinim të plotë bashkë me përfaqësuesin serb Bozhidar Periq, duke emëruar bordin e përkohshëm dhe duke i larguar nga puna pa asnjë arsyetim zyrtarët e lartë të kësaj kompanie.

Gjilan: Kryetari Alban Hyseni – Prezantimi i punës 6 -mujore e diskutim me qytetarët të dielën me 16 korrik, para Teatrit të Qytetit.

Komunikata e Plotë

KOMUNIKATË PËR MEDIA

Qeverisja e LVV-së në Gjilan po vazhdon me veprime e vendime që janë në kundërshtim të plotë me ligjet e Republikës së Kosovës, me qëllimin e vetëm për t’i shërbyer militantëve të saj dhe jo interesit institucional e publik.

Bordi i ri i Ndërmarrjes Publike “Tregu” është emëruar dje nga dy anëtarët e VV-së që janë në Komisionin Komunal të Aksionarëve, duke e shkeluar me dy këmbë ligjin nr.03/L-087 për ndërmarrjet publike dhe ligjin nr.06/L-016 për shoqëritë tregtare.
Sigurisht që përgjegjësi e llogari për këto shkelje të tyre, do të japin së shpejti para institucioneve përkatëse.

Asnjëherë deri më tani nuk ka ndodhë që konkursi i shpallur për bord të ndërmarrjes publike, të mbahet sekret dhe të mos publikohet askund ashtu siç e kërkon ligji. Këto konkurse nuk janë shpallur fare në faqen e komunës, apo të ndërmarrjeve publike, në gazetë zyrtare apo në media. Shpallja e tij vetëm në zyrën për marrdhënie me publikun, nuk mund ta arsyetojë shkeljen e ligjit.

Shkelja e dytë, ka të bëjë me atë se anëtarët e zgjedhur për bord nuk i plotësojnë kriteret profesionale ashtu siç e kërkon ligji, dhe nuk kanë përvojë së paku 5 vite në menaxhim në administrim të biznesit, financave, apo që ndërlidhet ngushtë me veprimtarinë afariste. Nga katër anëtarët e emëruar, sipas ligjit së paku dy nga ta duhet të jenë ekspertë ose së paku të kenë njohuri në kontabilitet. Vetëm njëri nga katër anëtarët e zgjedhur të bordit i ka plotësuar kushtet dhe kriteret, ndërsa tre të tjerët janë zgjedhur jashtë kritereve ligjore. Muhamed Jakupi, Anila Tusha, Bexhet Arifi dhe Erduan Hamiti janë emëruar nga anëtarët e KKA-së e që i përkasin VV-së.


Kualifikimin jo të duhur profesional (në këtë rast gjuhë dhe letërsi shqipe, gjuhë gjermane), nuk e lejon ligji për të qenë anëtar bordi i një ndërmarrje publike.

Shkelja e tretë ligjore ka të bëjë me kandidatët që kanë aplikuar në konkursin e mbyllur, e që nuk janë ftuar fare për intervistim nga Komisioni Komunal i Aksionarëve, por vetëm janë mbi votuar, dhe atë pa u bërë asnjë vlerësim i kandidatëve, e rrjedhimisht kështu duke ju pamundësuar të gjithëve për të qenë pjesë e garës për anëtar të bordit.

Këto emërime janë bërë me rekomandime të të parit të komunës, i cili me aq sa shihet para kalkulimeve të tij të ngushta nuk e respekton as ligjin.

Ndër të tjera shkelje e parregullësi, ajo më flagrantja e kryetarit të komunës (së shpejti do t’i publikojmë detajet), ka të bëjë me shkeljen e ligjit të prokurimit në ndërmarrjen publike “Tregu”, për blerjen e paisjeve për mirëmbajtjen e infrastrukturës.


Personalisht kryetari i komunës ka udhëtuar në shtetin Gjerman dy herë (me shpenzime të buxhetit komunal, ku ekzistojnë të gjitha faturat e shpenzimeve), për të blerë paisje duke bërë pazare ai vet, pa respektuar asnjë procedurë ligjore të prokurimit, dhe kjo gjithashtu konsiderohet vepër penale, e cila duhet të hetohet nga prokuroria.
E gjithë kjo na lë të nënkuptojmë që jo rastësisht ka urdhëruar të zgjedhet një bord në këtë ndërmarrje, në mënyrë që t’i vazhdojë pazaret e tij me dhe pa tender.

Për më tepër, edhe tek Ndërmarrja Publike “Stacioni i Autobusëve” janë bërë shkelje ligjore në koordinim të plotë bashkë me përfaqësuesin serb Bozhidar Periqin, duke emëruar bordin e përkohshëm dhe duke i larguar nga puna pa asnjë arsyetim zyrtarët e lartë të kësaj kompanie.

Disa javë para lirimit nga detyra, personalisht vet Bozhidar Periqi ka kërcënuar këta zyrtarë të kësaj kompanie, duke iu thënë se së shpejti do të ju shkarkoj nga pozitat që i keni. Pak ditë më vonë, bordi i përkohshëm dhe jo kompetent, me urdhër të Periçit kanë shkarkuar pa asnjë arsyetim nga pozitat udhëheqëse këta zyrtarë.

Pra, në vazhdën e koordinimeve të Lëvizjes Vetëvendosje me Radojiqiqa e Simiça, edhe në Komunën tonë, kryetari i saj nuk përton të koordinohet me Periqin, sepse duket qartë që me asnjë subjekt tjetër politik shqiptar nuk po mund të koordinohet. Pra, ka mbetur i vetëm, e janë duke e braktisur edhe rrethi i tij brenda VV-së.

Partia Demokratike e Kosovës bashkë me subjektet tjera politike, së shpejti do të ftojnë një seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal, për të shkarkuar komisionet e ndërmarrjeve publike, dhe për të emëruar anëtarët e rinjë, në mënyrë që ligjshmëria në menaxhimin e këtyre ndërmarrjeve të jetë bazë e funksionimit dhe zhvillimit normal të veprimtarisë së këtyre subjekteve afariste.

Share This:

Tags: Komunikata PDK
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

Kurti: Asnjë qytetar të mos druhet nga

14 March 2026
Lajme

Ndahet nga jeta muzikanti i njohur nga

14 March 2026
Lajme

Sot festohet Dita e Verës në Shqipëri,

14 March 2026
Futboll

Superliga ndez garën: Tri përballje sot, derbi

14 March 2026
RELATED Stories for you
Lajme

Mblidhen grupet parlamentare të VV-së dhe PDK-së

4 March 2026

Derisa po afron skadimi i afatit për zgjedhjen e presidentit, Lëvizja Vetëvendosje ka mbledh

Lajme

Hamza: PDK e ka ruajtur votën e

29 December 2025

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza në konferencë për media ka thënë se partia që

Lajme

Rezultati i zgjedhjeve, PDK thërret konferencë për

29 December 2025

Partia Demokratike e Kosovës do të mbajë sot konferencë për media. Konferenca do të

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.