Monday 28 September 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Mbyllet mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtarë, 90 minuta takim me dyer të mbyllura

SpaceX drejt një provë historike, Starship përgatitet për fluturimin e 14-të

Parashikimi i motit për të hënën, 28.09.2026

Hamza flet për takimin me Kurtin: Diskutuam për Specialen dhe presidentin, jo për emra konkretë

Nis me një orë vonesë seanca ndaj 21 të akuzuarve për dëbimin e shqiptarëve

DHURUESI ANONIM I SIGURON DRU PËR NGROHJE 4 FAMILJEVE ME JETIMA NË GJILAN

Protesta kundër aktgjykimit të Speciales në Shkup, Gjenevë, Oslo dhe Melburn

Kryeministri Kurti pranon letër urimi nga kongresisti amerikan George Latimer

Protestë në Shkup në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Opinion: Avdyl Kastrati – Politika fiskale duhet të fillojë nga biznesi i vogël: pragu 10,000

 Mjekësia Familjare në Gjilan merr një donacion prej 20 mijë euro nga Turqia
Lajme

Mjekësia Familjare në Gjilan merr një donacion prej 20 mijë euro nga Turqia

13 June 2023 0 Comment 4 min read

AA

Gjilan, 13 qershor / Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Gjilan, ka pranuar sot një donacion në pajisje nga Republika e Turqisë, në vlerë 20 mijë euro, në një ceremoni ku marrë pjesë kryetari i Komunës, Alban Hyseni, ambasadori turk në Prishtinë, Sabri Tunç Angili, komandanti i KFOR-it turk në Kosovë, kolonel Recai Yilmaz, koordinatori i organizatës TIKA, Cihan Dinçer, si dhe përfaqësues të tjerë nga Turqia dhe komuna e Gjilanit.

Dita e çlirimit të Gjilanit – Kalendari i aktiviteteve dyditore

Me këtë rast, kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, ka thënë se ky projekt është vazhdim i bashkëpunimit të mirëfilltë mes Kosovës dhe Turqisë, po edhe i ndihmës që i ka dhënë vendit tonë deri tani populli turk dhe qeveria turke.

Ai ka theksuar se nga Turqia pret përkrahje edhe në të ardhmen.

“Ne do të vazhdojmë të jemi falënderues për kontributin e dhënë nga Turqia në Kosovë, ndërkohë që mund të them se në takimin e sotëm me ambasadorin kishim edhe një diskutim që shkon përtej ndihmës së njëanshme kundrejt Kosovës”, ka thënë kryetari Hyseni.

Njëherësh, kryetari Hyseni falënderoi ambasadorin për vizitën e sotme në Gjilan dhe bisedën e mirë e konstruktive që patën së bashku, duke uruar që shumë shpejt, ato që janë diskutuar në takimin e sotëm, të fillojnë të jetësohen e të bëhen realitet, duke mos harruar të përmend as ndihmat dhe bashkëpunimin e mëhershme nga ky shtet mik.

Përndryshe, siç thanë përfaqësuesit nga ambasada dhe këshilli turk në Kosovë, Turqia e ka ndihmuar Kosovën edhe deri tani në kulturë, arsim, infrastrukturë dhe fusha tjera, përmes projekteve që ndikojnë në përmirësimin e jetës së qytetarëve të Republikës së Kosovës, siç është një i tillë edhe projekti për QKMF-në në Gjilan.

Drejtoresha e QKMF, Arbenita Hajdari ka thënë se donacioni prej dy makinave industriale për pastrimin e çarçafëve dhe gardërobës së punës, është i mirëseardhur për këtë institucion shëndetësor.​

Share This:

Tags: QKMF
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Exkluzive! – Restaurant Accorn – Makresh – Gjilan
Më të Rejat
Lajme

Mbyllet mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtarë,

28 September 2026
Kampionati Europian

Nis shitja e biletve për tifozët e

28 September 2026
Lajme

SpaceX drejt një provë historike, Starship përgatitet

28 September 2026
Lajme

Parashikimi i motit për të hënën, 28.09.2026

28 September 2026
RELATED Stories for you
Lajme

Hyseni uron drejtorin e ri të QKMF-së

27 April 2026

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, së bashku me drejtoreshën për Shëndetësi dhe

Lajme

Gjilan: Nënshkruhet marrëveshje për themelimin e Këshillit

7 April 2026

Në Komunën e Gjilanit është formalizuar një marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet Drejtorisë për Shëndetësi dhe

Lajme

Dhoma për Promovim dhe Edukim Shëndetësor në

20 February 2026

Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare Dr. Nagip Rexhepi” në Gjilan, funksionon Dhoma për

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Impressum

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.