Tuesday 18 November 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Hamza: Asnjëherë nuk kam vendos vija të kuqe për asnjë subjekt politik

Parashikimi i motit për të martën, 18 nëntor 2025

Zharku gjatë dëshmisë në rastin e 53 milionëve: Kostoja financiare për zgjatjen e afatit të

Haxhiu fajëson opozitën për buxhetin e RTK-së

Osmani për formimin të Komisioneve: Kushdo që thotë se është e pamundur, ju gënjen, s’ka

Parandalohen 60 pako çokollata të padeklaruara te Dheu i Bardhë

Fakulteti Juridik i UKZ bashkëorganizator në Kongresin Ndërkombëtar të Shkencave Humane, Shoqërore dhe Arteve të

Foda para ndeshjes me Zvicrën: Matematikisht jemi në garë, por 6-0 është e vështirë

Wesley Clark nis dëshminë e tij në Hagë

Rektori i UKZ-së pjesëmarrës në Konferencën e 20-të Ndërkombëtare në Universitetin e Shkodrës

 Shkencëtarja aktiviste e Kosovës që ndërtoi nanosatelitin e parë
Lajme

Shkencëtarja aktiviste e Kosovës që ndërtoi nanosatelitin e parë

11 February 2023 0 Comment 10 min read

AA

Nga një eksperiment me sodë buke, uthull dhe një balonë e deri te krijimi i nanosatelitit të parë në Kosovë, 19-vjeçarja Elta Bajrami nuk u dorëzua asnjëherë para paragjykimeve gjinore në rrugëtimin e saj në fushën e shkencave natyrore.

Në Ditën Ndërkombëtare të Grave dhe Vajzave në Shkencë, prishtinasja që tani studion në SHBA, ndan me lexuesit e Radios Evropa e Lirë copëza të këtij rrugëtimi.

Në vitin 2014, në një klasë në Shkollën Fillore “Gjergj Fishta”, dhjetëra nxënës shikonin se si një balonë fryhej dhe më pas fluturonte, shkaku i gazit me të cilin ishte mbushur nga një reaksion mes sodës së bukës dhe uthullës.

Në mesin e këtyre nxënësve ishte edhe Elta, atëherë vetëm dhjetë vjeçe. Klasa e pestë la gjurmë të shumta në mendjen e saj. Nëntë vjet më vonë, ajo ende kujton momente nga ai vit shkollor.

“E mbaj mend një pjesë të tekstit në klasë të pestë, ku pyetej: çfarë dëshironi të bëheni kur të rriteni? E kujtoj shumë mirë që nxënësit e tjerë përgjigjeshin: mësues, floktar, futbollist, këngëtar. Kur më erdhi rendi mua, më vinte pak marre ta shprehja se çka kam dashur të bëhem, sepse e kisha shkruar shkencëtare”, rrëfen Elta për Radion Evropa e Lirë.

Pse nuk rrëzohemi vazhdimisht teksa ecim, pse rrëshqasim në akull, si është e mundur të shkojë një raketë në Mars, çfarë është Marsi, a është planet si Toka? Pyetje si këto ngriheshin vazhdimisht në mendjen e saj.

“Më ka interesuar shumë sistemi diellor, jeta jashtëtokësore dhe sidomos ndërtimi, inxhinieria e raketave. E pata detyruar mamanë të ma blejë edhe një libër rreth raketave dhe mënyrës se si funksionojnë ato”, tregon 19-vjeçarja.

Elta Bajrami duke ligjëruar në një punishte të organizatës “Girls in STEM”, tetor 2021

E përshkruar si fëmijë çapkën deri në moshën pesëvjeçare, Elta thotë se asnjëherë nuk e ka pasur problem të mos u bindet pritshmërive gjinore. Ka luajtur me lodra që janë konsideruar si lodra për djem.

“E kujtoj gjithmonë që gjyshja, sa herë doja t’ia merrja lodrat vëllait, më thoshte ‘mos çika ime se këto nuk janë për çika’. Por, kurrë nuk e kam kuptuar se përse lodrat duhet të kenë gjini. Kam qenë shumë më e tërhequr nga lodrat që kanë pasur pajisje komplekse, e jo që kanë qëndruar statike, vetëm sa për bukuri”, thotë Elta.

Ky kuriozitet e ndoqi atë edhe më vonë, gjatë kohës sa ishte nxënëse në Shkollën e Mesme “Sami Frashëri” në Prishtinë. Në mesin e 14 lëndëve sa kishte në vitin e fundit në gjimnaz, ajo preferonte lëndët e shkencave natyrore.

Elta merrej me projekte dhe gara të kësaj fushe edhe në kohën e saj të lirë gjatë viteve të shkollës së mesme.

Ajo tregon se vështirësitë dhe paragjykimet për të si një vajzë në fushat e shkencave natyrore nuk kanë munguar, por thotë se çelësi për t’i tejkaluar këto sfida është vetëbesimi.

Aktivizmi i Eltës ka vazhduar përgjatë çdo hapi të saj deri më tani. Duke marrë pjesë në projekte të ndryshme në Kosovë – si “Traumë, jo lojë”, “Rráj”, “K’qyr e Dil” dhe “Nuhate” – ajo ka dashur t’i ndihmojë komunitetit.

“’Traumë, jo lojë’ ka qenë një iniciativë me të cilën kemi filluar t’i luftojmë ngacmimet seksuale që kanë ndodhur në Kosovë. Është ende një prej projekteve që e dua më së shumti, sepse e shoh që diçka kam kontribuar në komunitetin ku kam jetuar”, thotë Elta.

Përveç këtyre projekteve, Elta, gjatë viteve të fundit, ka përfaqësuar Kosovën në disa gara ndërkombëtare, si për robotikë dhe shkenca kompjuterike.

Në nëntor të vitit 2021, Elta është radhitur e gjashta në botë nga mbi 200 mijë pjesëmarrës në një garë të organizuar nga gjiganti amerikan i teknologjisë, Microsoft. Në atë garë, ku testohej njohuria mbi produktet e pakos së Microsoft Office, Kosova ishte përfaqësuar për herë të parë si shtet në mesin e 108 shteteve të tjera.

Por, kjo nuk është arritja e parë e Eltës në arenën ndërkombëtare. Dy vjet më parë, në tetor të vitit 2019, ajo i ka sjellë Kosovës një medalje të artë në garën më të madhe ndërkombëtare të robotikës, FIRST Global Challenge.

“Kam qenë 15 vjeçe dhe jam angazhuar për herë të parë në krijimin e një roboti, një mekanizmi që është dashur ta kodoj vetë në mënyrë që mekanizmi të lëvizë”, thotë Elta, teksa tregon se ka punuar përkrah dy vajzave të tjera në këtë garë, Elita Hajrizit dhe Albana Hajdinit.

Për shkak të suksesit të treguar në këtë garë në vitin 2019, Elta ishte përzgjedhur ta përfaqësojë Kosovën sërish një vit më vonë, kur gara u zhvillua përmes platformave digjitale, shkaku i pandemisë COVID-19.

Këtë herë, Elta dhe tri garuese të tjera të Kosovës bënë histori duke ndërtuar nanosatelitin e parë në Kosovë. Ky satelit i vogël u kishte sjellë sfida të mëdha vajzave deri në përfundimin e tij.

“Duke e parë që askush në Kosovë nuk ka krijuar më herët një nanosatelit, nuk kishim as ku të bazohemi për ta marrë një model. Por, përmes ndihmës së instruktorëve dhe hulumtimit që e kemi bërë, kemi arritur që për herë të parë të lansojmë një nanosatelit në Kosovë”, shton Elta.

Ky nanosatelit – i cili përdorej për llogaritjen e temperaturës dhe shtypjes atmosferike – dhe projektet e tjera të saj bënë që Elta ta merrte një lajm të shumëpritur mbrëmjen e 29 marsit të vitit 2022, pak minuta pasi kishte festuar ditëlindjen e nënës së saj.

“Në emër të komisionit të pranimit, ju urojmë mirëseardhjen në kolegjin Vasser”, shkruhej në mesazhin elektronik, i cili i kishte ardhur Eltës rreth orës 23:00 të asaj mbrëmjeje.

“Pranimi në kolegj është një prej lajmeve më të mira që e kam pritur tërë jetën, për shkak se shkollimi është shumë i rëndësishëm për mua”, thotë Elta, e cila tani është zgjedhur përfaqësuese e studentëve të vitit të parë në kolegjin Vasser në Nju Jork të SHBA-së, ku po studion për shkenca kompjuterike.

Elta nuk e imagjinon dot veten jashtë fushave të shkencave natyrore dhe shpreson që edhe bashkëmoshatarët e saj do t’i ndjekin ëndrrat e tyre.

“Ndiq atë që të fle më shumë në shpirt, sepse ne kemi nevojë edhe për shkenca sociale. Por, nëse të pëlqejnë shkencat natyrore, atëherë vetëm mos u nis me frikën se janë profesione për burra dhe do t’ia dalësh mbanë”, thotë Elta.

“Ti kurrë nuk e di se çka mund të arrish. Kur nuk i vendos vetes asnjë limit, atëherë e sheh që ti i kalon ato limitet që do t’i kishe vendosur”. /REL/

Share This:

Tags: Kosova Nanosateliti
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

Hamza: Asnjëherë nuk kam vendos vija të

18 November 2025
Futboll

Granit Xhaka lajmërohet me një postim e

18 November 2025
Lajme

Parashikimi i motit për të martën, 18

18 November 2025
Lajme

Zharku gjatë dëshmisë në rastin e 53

17 November 2025
RELATED Stories for you
Lajme

Arrestohen katër gjuetarë serbë të armatosur që

17 November 2025

Katër gjuetarë të armatosur serbë janë arrestuar brenda territorit të Kosovës, për kalim ilegal

Sport

Në pritje të Kosovës dhe Shqipërisë: Këto

17 November 2025

Nga 48 ekipe që do të marrin pjesë në Kupën e Botës verën e

Futboll Kampionati Botërorë Sport

Kosova merr fitoren e madhe dhe kalon

16 November 2025

Kosova ka arritur një fitore madhështore ndaj Sllovenisë, duke mbajtur gjallë ëndrrën për kualifikimin

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.