Thursday 14 August 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Vdiq derisa po trajtohej në QKUK, policia po heton vdekjen e gruas nga Gjilani

Takimi mes Trump dhe Putin në Alaskë, çfarë duhet të dini për bazën ushtarake që

Një muaj paraburgim ndaj Ramadan Morinës, i dyshuar për krime lufte në Kosovë

Riad Rashiti prezanton listën e PDK-së  për asambleistë  në Gjilan, të certifikuar nga KQZ

“50 orë punë në vijën e flakëve” – rrëfimi i zjarrfikësit që luftoi me zjarret

Kancelari austriak “i shokuar” nga reagimi i Vuçiqit pas pyetjes së një gazetari

𝐑𝐞𝐚𝐠𝐢𝐦 𝐥𝐢𝐝𝐡𝐮𝐫 𝐦𝐞 𝐦𝐨𝐬-𝐞𝐤𝐳𝐞𝐤𝐮𝐭𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐞 𝐩𝐚𝐠𝐞𝐬𝐚𝐯𝐞 𝐧𝐠𝐚 𝐊𝐨𝐦𝐮𝐧𝐚 𝐞 𝐆𝐣𝐢𝐥𝐚𝐧𝐢𝐭 𝐧𝐝𝐚𝐣 𝐨𝐫𝐠𝐚𝐧𝐢𝐳𝐚𝐭𝐚𝐯𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐤𝐨𝐧𝐭𝐫𝐚𝐤𝐭𝐮𝐚𝐫𝐚 𝐩𝐞̈𝐫

Ballkani luan në Irlandë ndaj Shamrockit, synohet rezultat pozitiv dhe kualifikimi

PDK dorëzon listën finale në KQZ: 33 kandidatë për kryetarë komunash, 36 lista për Kuvende

Kjo është Lista e kandidatëve për Asamblenë Komunale të Kamenicës nga radhët e LDK-së

 Varësia e ndërsjellët mes tragjikes dhe komikes dhe qarku i dramaturgëve shqiptarë – i kolaboracionistëve politikë
Kulturë

Varësia e ndërsjellët mes tragjikes dhe komikes dhe qarku i dramaturgëve shqiptarë – i kolaboracionistëve politikë

2 February 2023 0 Comment 11 min read

AA

 E qeshura si pjesë imanente e tërësisë së njeriut –

Nga: Haqif Mulliqi

Fshehtësinë mbi atë se çfarë në esencë është apo edhe duhet të jetë një komedi e mirë apo edhe një komikë e mirë në të ashtuquajturin qark evropian të të menduarit mbi këtë çështje, besojmë se përgjigjen duhet ta kërkojmë, mbase, në rrafshin themelor të të kuptuarit të komikes. Pra, të asaj se çfarë është komikja në teatër, qoftë si pjesë e këtij mediumi, apo edhe si kategori estetike.

Por, para se dikush do të përpiqej të na servirë një mendim për këtë çështje, mendoj se, më e pakta që duhet ta dijë është se: komikja dhe tragjikja janë në një ndërlidhshmëri bipolare me varshmëri të ndërsjellët dhe nuk mund të shqyrtohen më ndryshe se kaq. Këtë në një mënyrë apo tjetrën e dëshmojnë edhe hulumtuesit bashkëkohorë të këtyre çështjeve. Ndërsa, sipas nesh, kampion i këtij kursi didaktik dhe teorik, mund të konsiderohet, ta themi, Edmund Hussrel, i cili, me studimet e tija të drejtimeve të fenomenologjisë, sikundër edhe Hans Robert Januss dhe Volfang Iser me teoritë e tyre mbi recepcionet e estetikës, e konfirmojnë bipolaritetin komedisë dhe të tragjedisë si lidhje e përjetshme. Kjo, ngase, është e qartë se, në secilin tekst të shkruar dramatik, gjithmonë, pa përjashtim, besojmë se mund të kërkojmë dhe ta hasim një shkallë të caktuar të tragjikes dhe komikes. Ndërsa, e tëra përcaktohet varësisht nga sasia që e fusim në vepër me ç’rast krijohet harmonie ndërmjet pikës diametrale – nga lotët e deri tek e qeshura (apo dhe nga të qeshurat deri te lotët) e që është e pashmangshme.

Por, hajde të provojmë e të luajmë me kuptimësitë tashmë të njohura dhe, në një mënyrë apo tjetër edhe të gjithëpranuara, kur thuhet se: komedia e mirë është serioze ashtu sikundër që tragjedia e mirë është spirituoze. E që, në një variant më konkret do të thotë se baraspesha ndërmjet tragjikes dhe komikes, në veprën dramatike, është aq sa kokrrën e domethënshme të kripës ta vëmë në njëra anë të kandarit. Njëra pa tjetrën, thjeshtë nuk mund të ekzistojnë, madje as atëherë kur të flasim për format më të pastra literare të tyre.

Pikërisht, varshmërinë e ndërsjellët sot do të duhej ta kuptojmë disi më ndryshe dhe t’ia gjejmë një formë të re, dhe jo thjeshtë të tërën ta përziejmë me dykuptimësinë e personazheve (me maskë tragjike dhe komike), por në tërësinë e forcave të brendshme, pra të kundërtave qenësore që ka vetë njeriu. Koha e kaluar, këtë problem, në një mënyrë apo tjetrën, e ka thjeshtëzuar në mënyrë të tejdukshme, duke e ndërlidhur këtë në atë që njohim si tragjikomedi. Ndërsa, konceptet e reja postmoderniste pretendojnë që ta arsyetojnë të ekzistuarit e paralelizmit të tyre kudo dhe kurdo. Mirëpo, sot, me “sizmografët” ekzistues që qëmtojnë këto probleme, mendojmë se duhet të bëjmë përpjekje që të kërkojmë forma të përhershme, më precize dhe më imanente të tërësisë së qenies njerëzore dhe të mos kënaqemi vetëm me njohuritë e arrira tashmë.

Natyrisht se këtu s’është fjala për ndonjë dualitetet të njeriut, por për tërësinë e tij. Sepse, të konceptuarit e këtillë të njeriut është i rrallë. Shumë i rrallë. Fundja, dihet se pjesa e dytë, e humbur, e Poetikës së Aristotelit, edhe përkundër tendencave (apo më saktë eksperimentimeve), nuk është (ri)shkruar akoma e mbase as që do të shkruhet ndonjëherë. Kështu që sot vetëm sa mund ta pandehim se çfarë pasojash për qytetërimin do të kishte kjo. Apo, edhe mund të spekulojmë mbi këtë, ta zëmë ta marrim thjeshtë me mend se: sa më pak dualitete apo sozi (kipca) në botën tonë imagjinative dhe reale dhe sa më mirë dhe në mënyrë më organike do të ishte e ndërlidhur dhe e balancuar qenia njerëzore (mendojmë se edhe sot ai kreativitet i komikes do t’i nevojitej një njeriu/qytetari/ evropian). E qeshura e cila nuk është vetëm sinonim për argëtimin dhe të argëtuarit, por është gjithçka tjetër përveç se një dukuri margjinale. Ajo është pjesë imanente e tërësisë së njeriut.

Nëse do të mendonim këtu pak për natyrën e komedisë antike, ta zëmë, krah për krah me tragjedinë e cila zotat nga retë mbi Olimp i ka tërhequr dhe zhdjergur në baltërat e njeriut të rëndomtë në tokë, deshëm apo s’deshëm duhet të pajtohemi me Antonin Artonë mbi rolin e komentimit të saj të rrezikshëm, mbi pikërisht një forcë anarkiste shkatërruese e cila në vete bartë të qeshura pafund. Pakënaqësia e Artosë për humbjen e kuptimësisë për seriozitetin, e nga ana tjetër e kuptimësisë për komiken në teatrin bashkëkohor të shekullin XX, pra të teatrit të bashkëkohësisë së tij, mendojmë se e ka humbur bazamentin me paraqitjen e teatrit të absurdit pas Luftës së Dytë Botërore (tek Becketi, Jonesko dhe të tjerët) në atë pamundësinë, apo mungesën e forcës së të ndikuarit përmes shpotisë dhe thumbimit e që, në fakt, është esenca e komikes.

Kjo ndodhi edhe atëherë, ta themi, kur njerëzimi e ka kuptuar se gjysmë shekulli e më shumë kishte jetuar në frikën tmerruese të atomit (e keqja në njeriun), e jo si dikur në një frikë metafizike, ta quajmë, nga providenca apo parashikimi i Perëndisë. Paçka se, pas Luftës së Dytë Botërore dhe bombave atomike që rrafshuan Hiroshimën dhe Nagasakin disa më nuk ishin të gatshëm që të besojnë se ishte e mundshme që diçka e tillë kishte ndodhur vërtetë.

Gjithsesi mund të themi se komedia e njëmendët, nga kohërat dhe gjithherë kishte domethënien e rrënimit të të ekzistuarit (ne shqiptarët në të dy pjesët e Atdheut tonë mbase do të mund ta quanim edhe si një rezistencë me buzë në gaz) sigurisht ishte elementi më i rëndësishëm konstitutiv në zhvillimin e teatrit bashkëkohor. Por, fatkeqësisht, avangarda e komikes, megjithatë, as në Prishtinë as në Tiranë, thuaja se nuk kishte ndonjë vlerë të veçantë. Kjo, në fund të fundit është edhe një njollë e bardhë profesionale në regjionin tonë artistik. Mugullimit të krijimeve anarkike, ne na bëhet se u jemi frikësuar më shumë seç është dashur dhe cilatdo tendenca lidhur me këtë i kemi ndaluar, apo madje i kemi shmangur nga repertorët teatrorë dhe shtëpitë botuese dhe i kemi shtyrë në ilegalitet të dhunshëm. Kjo natyrisht është edhe dëshmi për rolin dhe kontributin e komikes në hapësirat tona shoqëroro-politike.

Pra, për shqiptarët ishte e lejuar që të kënaqeshin dhe të mahniteshin me të ashtuquajturat komedi të tretshme, siç i quan në zhargon Piter Brook, apo edhe me batutat e barsoletat pseudopolitike. Jo rrallë (veçmas në Shqipëri) autorët e këtij soji u shndërruan në heronj popullorë – heronj të trimërisë së gënjeshtërt qytetare, të komercialitetit të rrejshëm, gjithashtu si dhe të artit të shpifur – të artit kryekëput gënjeshtër. Bile, edhe në qarkut e dramaturgëve në Prishtinë e veçanërisht në Tiranë, pa frikë mund të flasim për lloje të caktuara të kolaboracionizmit politik, por (nëse është ngushëllim për ne) nuk ishte i mangët as në vendet dhe kulturat e popujve që na rrethojnë, por edhe më gjerë.

Mendojmë se në hapësirën tonë të përbashkët teatrore sikur kemi ngecur në ngarendje, dhe kemi harruar se tashmë është mëse e domosdoshme që nga fillimi ta bëjmë revalorizimin e teatrit politik (sigurisht edhe letërsisë politike), i cili është jo pak “meritor” për atë ku gjendet teatri ynë sot. Bile, po u bë ky valorizim në dramaturgjinë tonë, për ndokënd do të jetë e zhgënjyese, por shumë pak do të na ngel nga i tërë thesari që kemi krijuar deri sot. Veçanërisht në dramaturgjinë e krijuar brenda Shqipërisë së vitit 1913, të thuash revalorizimi do të jetë identik me njërën nga bombat që ranë mbi Hiroshimë apo Nagasaki.

E, gjithashtu duhet ta pranojmë është se komedia jonë për pararendës të vetin nuk kishte palaçon e shkathtë, gazmor dhe mendjehollë të pallatit mbretëror, as Arlekinin, as Tartufin e Zotin Zhyrden, e as Shrlon brilant të Çaplinit, por hamallin, apo edhe budallain e katundit – nja pallazuz të pagdhendur dhe të pagdhendshëm i cili vetëm shtirej se po i argëtonte njerëzit, ndërsa këta të fundit po shtirreshin sikundër po argëtoheshin. Por, kjo është vetëm një pasojë logjike e realitetit politik. I ikjes së energjisë dhe të të mësuarit për t’u identifikuar me padronin e huaj, për shkak të të cilit në një mënyrë apo tjetrën na kishte atrofuar shija (me përjashtime). Kështu, ta zëmë jo para shumë vjetësh për “Muzeun” apo “Tiranozaurin” e Kasëm Trebeshinës askush nuk guxonte të fliste. As për dramat e Shpëtim Ginës. As për dramaturgjinë e Flamur Hadrit të cilën nuk po e njohim as sot e kësaj dite. Dhe, mbase mu kjo është pikëreferimi të nisemi me një gjysmë hapi para. Kjo është komedi. Apo edhe nyja e tragjikomedisë sonë krijuese nga e cila ne shqiptarët shkëputemi vështirë.

Ndaj dhe, mos të pyesim se përse ka aq pak komedi nëpër repertorët e teatrove tona. Apo, mbase shqiptarët nuk kanë nevojë të qeshin!?

Share This:

Tags: HAqif Mulliqi Komedi
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Futboll

Drita humb edhe në “Fadil Vokrri” ndaj

14 August 2025
Futboll

Dinamo e Ilir Dajës eliminon Hajduk Splitin

14 August 2025
Lajme

Vdiq derisa po trajtohej në QKUK, policia

14 August 2025
Lajme

Takimi mes Trump dhe Putin në Alaskë,

14 August 2025
RELATED Stories for you
Lajme

Lajm i rënë! – Vdes gazetari e

25 July 2023

Haqif Mulliqi, gazetar dhe dramaturg, ka ndërruar jetë, të martën e 25 korrikut. Lajmin

Kulturë Lajme Opinione

Filozofia dhe artet

11 November 2022

Intervista e plotë. Flet akademik MUHAMEDIN KULLASHI Intervistoi: Prof. dr. Haqif Mulliqi Muhamedin Kullashi është intelektual par

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.