Friday 24 April 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Ndërron jetë akademik Rexhep Qosja – Kryeministri Albin Kurti: “Vepra e tij nis sot një

Kryetari Hyseni, premton mbështetje për universitetin drejt ngritjes së cilësisë akademike

SHKOLLA “MUSA ZAJMI” GJILAN – Ligjëratë ndërgjegjësuese për sigurinë në internet në Shkollën “Musa Zajmi”

Rexhep Qosja – kolosi i mendimit kritik dhe letërsisë shqiptare – Një jetë në shërbim

Isufi: Komuna e Gjilanit, konsiderohet një zonë me potencial të mirë për prodhimin e grurit

Promovohet libri “Shpella e Cukelit” në kuadër të manifestimit “Lulëkuqet e Prillit”

UKZ pjesë e takimit Transnacional në kuadër të projektit CoVE SETM Europe

Gjilan: Drejtoresha e Shëndetësisë, premton avancimin e shërbimeve shëndetësore në Zhegër

UKZ – Akreditohet programi – Edukim Fillor – në Universitetin Publik “Kadri Zeka”

Ndahet nga jeta drejtoresha e Arsimit, kryetari i Komunës: Lajm tronditës, fort i trishtë e

 Kënga më e vjetër në botë, nga viti 1400 p.e.s.
Kulturë

Kënga më e vjetër në botë, nga viti 1400 p.e.s.

2 February 2023 0 Comment 5 min read

AA

Në vitet 1950, në Siri zbulohen pllakat e argjilës me shkrim kuneiform (kunjor), por në një gjuhë qëmoti të zhdukur. Fjala është për hurianët apo huritët, që jetuan dhe lulëzuan në Epokën e Bronzit (3300 p.e.s. – 1200 p.e.s.).

Hurianët kanë jetuar në Anadolli, në Siri dhe në Mesopotaminë veriore. Kultura dhe mitologjia e tyre ka ndikuar te shumë popuj të Lindjes së Afërt, siç kanë ndikuar të tjerët tek ata – për shembull me faktin se nga asirianët adoptuan formën akadiane të shkrimit kuneiform. Gjuha e tyre që futet në grupin indo-arian, zhduket në vitin 1000 p.e.s. Rënia e hurianëve nisi me përmbysjen e Mbretërisë së Mitanit, ku shumë pjesë të saj ndahen mes hititëve dhe asirianëve.

Zbulimi i viteve 1950 ishte vërtetë i veçantë, sepse me to dalin në pah dëshmitë më të vjetra të muzikës së lashtësisë. Nga gjithsej 36 himne, pllaka h.6 ishte më e kompletuara. Sot ajo njihet si “Himni hurian për Nikalin” dhe i dedikohet Perëndeshës së Hënës. Është mbi 3400 e vjetër. Por, vetëm pas punës shumëvjeçare, studiuesit në vitet 1970 ia dalin ta zbërthejnë vijën melodike dhe po ashtu edhe përmbajtjen e tekstit.

Versioni që mund ta dëgjoni në video, interpretohet nga kanadezi Peter Pringle. Në vitet 1970-’80 Pringel merrej me muzikën pop-rok, por sot është një nga njohësit më të mirë të muzikës dhe instrumenteve të lashta të Orientit.

Përkthimi në shqip i tekstit që këndon, përafërsisht është ky:

Perëndeshës i bëra dhurata
Se ajo do ta hapë zemrën e vet në dashuri,
Dhe se mëkatet e mia do të falen.
Le ta kënaqin vorbat e mia me vajin e ëmbël të susamit,
Që ajo të na shikojë me dashamirësi,
Dhe të na bëjë të frytshme.

Ashtu si arat me drithë që mbijnë,
Me burrat e tyre gratë le t’i lindin trashëgimtarët
Dhe uroj që ato që ende janë të virgjera
Një ditë të bekohen me fëmijë.

Ky version i vijës melodike, që vlerësohet nga më të saktët, është sipas studiuesit Richard J. Dumbrill – një prej interpretuesve më të mirë të teksteve dhe të muzikës së sumerëve dhe të hurianëve. Ndërsa, interpretohet me një lloj udi të lashtë (në sfond janë tingujt e reprodukuar të gajdeve të zbuluara në Ur në vitet 1920). 

Share This:

Tags: Epi i Gilgameshit
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

Ndërron jetë akademik Rexhep Qosja – Kryeministri

23 April 2026
Lajme

Kryetari Hyseni, premton mbështetje për universitetin drejt

23 April 2026
Lajme

SHKOLLA “MUSA ZAJMI” GJILAN – Ligjëratë ndërgjegjësuese

23 April 2026
Lajme

Rexhep Qosja – kolosi i mendimit kritik

23 April 2026
TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.