“Rritet tatimi, pasurohet Martini”, Trim Syla proteston para Qeverisë
Para Qeverisë së Kosovës me një pankartë në dorë ka dalur të protestojë, sekretari organizativ i Rinisë Demokratike të Kosovës, Trim Syla.
Në pankartë ai shpreh shqetësimin për rritjen e tatimit në pronë duke përmendur edhe Martin Berishaj, i cili tash e sa kohë dyshohet për një aferë milionëshe.
“Rritet tatimi, pasurohet Martini” shkruante në pankartën e Sylës.